Vetëm pak minuta pas vendimit të gjykatës që bllokoi çdo veprim të shoqërisë “Mabco Constructions SA“në aeroportin e Vlorës ka reaguar Behgjet Pacolli.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Pacolli shkruan se aeroporti po përfundon brenda afateve kontraktuale duke u kujdesur të lavdërojë vizionin estetik të kryeministrit, Edi Rama.
Postimi i Behgjet Pacollit:
ÇFARË ËSHTË KY KOMPLOT I KOORDINUAR NË SHQIPËRI KUNDËR EMRIT TIM,
Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?!
Çfarë janë këto ofendime?Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse?Unë, përveçse po përpiqem të mbroj pronën time,
nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe nuk kam iniciuar asnjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje.

Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë deri më sot nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë, as sqarimet e mia.
Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja,
por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon.
Kam dhënë kontributin tim të ndershëm, me qindra miliona euro investime, që vijnë 100% nga asetet e mia personale, të dokumentuara dhe të garantuara me fondet dhe kolateralet e mia private.
Asnjë qindarkë publike — çdo gjë ka ardhur nga puna, besimi dhe sakrifica ime.
Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira.
Dua të lë në Vlorë një trashigemi
duke e ditur mirë që ky
investim me vështirësi do të rikthehet.
Por një gjë është e sigurt:
Nuk mund të duroj më këtë padrejtësi, ku përbaltet emri, dinjiteti dhe investimi im!
Këto sulme të organizuara do t’i përballoj me të vërtetën dhe me faktet në dorë.
Në një koment poshtë statusit të tij, Pacolli, thekson se ditët e fundit në media po qarkullojnë shkrime të sponsorizuara, thashetheme e teori konspirative nga persona që baca Behgjet thotë se u ka ndërprerë “tagjinë” për shkak të abuzimeve.
“Ditët e fundit po qarkullojnë artikuj të sponsorizuar, thashetheme e teori konspirative nga individë të cilëve u kam ndërprerë “taxhine” për shkak të abuzimeve evidente që kanë kryer.

Besoj fort se drejtësia do të veprojë në mënyrë të paanshme dhe ligjore, duke bërë detyrën e saj ashtu siç duhet”, shton Pacolli.
Reagimi i Pacollit vjen pas lajmeve për një vendim të Gjykatës së Tiranës, që vendosi të bllokojë çdo veprim të mundshëm të tij ndaj koncensionarit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Sipas vendimit, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Gjithashtu në bazë të vendimit pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.
j.l./ dita

Posi posi Baxhell Pacolli, na mallengjeve me keto bamiresite dhe ” Investimet ” e tua personale. Gjynah se ka harxhuaar shume para nga ” xhepi ” i tij. Ky nuk te jep nje kafe e jo mme te invesstoje Milona Euro. Por nuk e thote se kush qendron pas tij, thjesht ben viktimen se keshtu ja do loja.
Bexhua ne rolin e Patriotikut – nuk e ze gjumi se do te lere ne Vlore nje ”trashigemi”
por ama tagjine e paska sherndare ne menyre te pa barabarte (dhe e pranon vete korrupsionin e tij se thote se ka dhene ryshfete per ato “trashigemite” qe ka ne mendje)
Edhe une mendoj qe eshte komplot, jo vetem kunder Pacollit por edhe kunder aeroportit te Vores!
Edhe une mendoj qe eshte komplot, jo vetem kunder Pacollit por edhe kunder aeroportit te Vlores!
Mos shqetesohet e bij e Trumpit nga zhurmat?Nje Aeroport ne lagune te Zvernecit e nxirrte aut gjithe investimin.
Kjo po qe eshte Arsye themelore.
E ke gabim abdi aga. Aeroporti eshte fiks ne sherbim te investimit te tyre. Njelloj si Tuneli i Llogarase dhe uji i Laberise per Zamir Manen.