Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konfirmohet viktima e dytë nga shpërthimi në pallatin në Elbasan, gjendet trupi i 69-vjeçarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Konfirmohet viktima e dytë nga shpërthimi në pallatin në Elbasan, gjendet trupi i 69-vjeçarit
KronikeLajmi i fundit

Konfirmohet viktima e dytë nga shpërthimi në pallatin në Elbasan, gjendet trupi i 69-vjeçarit

Published: November 5, 2026
Shpërndaje

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.

Trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro është gjetur nën rrënojat e godinës nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura.

69-vjeçari rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit.

- Publicitet -

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një apartament në lagjen “Beqir Dardha”, duke shkaktuar dëme të rënda në strukturën e godinës. Si pasojë, muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit u shembën, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një.

Nga ngjarja humbi jetën edhe një 82-vjeçare, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi.

Ndërkohë, 10 persona të tjerë, të cilët pësuan asfiksi, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë godinën, e cila është shpallur e pabanueshme. Banorët u evakuuan nga ekipet e emergjencës, ndërsa autoritetet po marrin masa për sistemimin e tyre.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshimet paraprake janë për një bombol gazi.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Konfirmohet viktima e dytë nga shpërthimi në pallatin në Elbasan, gjendet trupi i 69-vjeçarit
  • Me flamuj dhe pankarta, protestuesit e presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, diktator jepe dorëheqjen
  • Horoskopi 5 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat
  • Temperatura të ulëta në mëngjes, parashikimi i motit për sot
  • Çfarë është “veto presidenciale”: Kërdia e mesmandatit i dha goditje të fortë, por Trump ka ende pushtet për dy vitet e ardhshme

Komentet e Fundit

  1. vdfbd on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  2. return of the saint on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  3. 1thundrak on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Bruno on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  5. anti25642654censurë on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?