Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konflikti Iran-Izrael dhe ndikimi në luftën Rusi-Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Konflikti Iran-Izrael dhe ndikimi në luftën Rusi-Ukrainë
AnalizaLajmi i funditopinion

Konflikti Iran-Izrael dhe ndikimi në luftën Rusi-Ukrainë

Published: 15 Qershor, 2025
Shpërndaje

Sami NEZIRI – Analist për çështjet e sigurisë

 

Operacioni izraelit

- Publicitet -

Operacioni Izraelit “Rising Lion” nisi në orët e para të 13 qershorit 2025  ​​kundër infrastrukturës bërthamore dhe ushtarake të Iranit. Objektivi ishte të neutralizohej programi i armëve bërthamore dhe të dëmtoheshin kapacitetet raketore balistike të Iranit. Sipas Izraelit, programi bërthamor i Iranit përbënte një kërcënim ekzistencial për të për shkak të pasurimit të uraniumit në shkallën 60% dhe të dhënave të zbulimit të fshehtë që sugjeronte se Irani mund të prodhonte armë bërthamore brenda disa muajve. Sipas zyrtarëve izraelitë operacioni do të zgjasë aq sa të jetë e nevojshme, konfirmuar kjo edhe nga goditjet gjatë 24 orëve të fundit. Në operacion u përfshinë mbi 200 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite, F-15, F-16 dhe F-35, të cilët hodhën më shumë se 330 municione të precizionit të lartë në afërsisht 100 objektiva në të gjithë Iranin. Operacioni u mbështet nga Mossad, i cili kreu misione të fshehta sabotimi.

Sulmet precize ajrore shënjestruan objektet bërthamore, venddislokimet e raketave dhe bazat ushtarake. Forcat Ajrore të Izraelit krijuan superioritet të padiskutueshëm në ajër duke filluar nga Irani perëndimor deri në Teheran, duke shfrytëzuar edhe dobësitë e krijuara në mbrojtjen ajrore të Iranit. Gjatë fazës përgatitore të operacionit, zbulimi i fshehtë izraelit (Mossad) futi armë të precizionit të lartë dhe dronë në Iran, duke krijuar një bazë të fshehtë dronësh pranë Teheranit, që kishin si objektiv goditjeje lëshuesit e raketave dhe mbrojtjen kundër ajrore. Grupe të trupave speciale dhe komando izraelite çaktivizuan sistemet e raketave tokë-ajër, duke siguruar superioritetin e nevojshëm ajror për avionët izraelitë.

Ndërsa eleminimi i lidershipit të lartë ushtarak Iranian dhe figurave kryesore të programit bërthamor u krye nga zbulimi i fshehtë izraelit me qëllim prishjen e komandim kontrollit dhe ekspertizës në fushën nukleare. Pra, me pak fjalë, ishte një operacion kompleks, i ndërthurur me veprimtari të fshehtë dhe me goditje direkte.

Objektivat kryesorë të goditjes ushtarake ishin: a) Kompleksi i Pasurimit Natanz (provinca Isfahan), e cila u dëmtua rëndë, duke shkatërruar impiantin e pasurimit të uraniumit dhe mbi 1,700 centrifuga të teknologjisë së fundit; b) Uzina e Pasurimit të Uraniumit Fordow, ku u raportuan dy shpërthime, por që Agjencia Atomike (IAEA) konfirmoi se nuk kishte dëme të drejtpërdrejta në objektin nëntokësor; c) Qendra e Teknologjisë dhe Kërkimit Bërthamor në Isfahan, e cila u godit gjithashtu nga aviacioni izraelit. Sa i përket infrastrukturës ushtarake, u goditën bazat ajrore iraniane në Hamadan dhe Tabriz (sipas raportimeve, kjo e fundit është dëmtuar rëndë), Baza Ushtarake Parchin, vend dislokimet e raketave balistike (duke u shkatërruar dhjetëra lëshues raketash dhe vende magazinimi raketash, përfshirë dhe një mekanizëm unik lëshimi të bazuar në kontejnerë në Iranin perëndimor), objektet e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (ndërtesa kryesore e komandantit të Gardës, e cila u shkatërrua), aeroporti ndërkombëtar Mehrabad i Teheranit, vend dislokime të tjera raketore e ushtarake në provincat Qom, Markazi, Kermanshah dhe Hamadan.

Shkatërrimi i impianteve bërthamore të pasurimit të uraniumit në Natanz dhe vrasja e shkencëtarëve kryesorë kanë ulur ndjeshëm aftësitë e Iranit për pasurimin e uraniumit, megjithëse objektet nëntokësore si Fordow mbeten ende funksionale.

Forcat Ajrore Izraelite pretendojnë se kanë shkatërruar gjithashtu dhjetëra lëshues raketash, dronë dhe sisteme mbrojtjeje kundër ajrore, duke dobësuar kështu aftësinë e Iranit për të ndërmarrë sulme hakmarrëse në shkallë të gjerë.

Sistemi i mbrojtjes kundër ajrore të Iranit u dëmtua rëndë, duke u lejuar avionëve luftarakë izraelitë të vepronin të pa shqetësuar.

Hakmarrja Iraniane

Operacioni “True promise 3” u zhvillua nga Irani më 13-14 qershor 2025, në hakmarrje për sulmet e Izraelit. Objektiv ishin bazat ushtarake izraelite dhe qendrat civile të banimit. Në operacion u përdorën Forcat Aerospaciale (hapësinore) të Gardës Islamike, të cilat edhe e udhëhoqën operacionin, duke lëshuar raketa balistike dhe dronë nga Irani si dhe duke u koordinuar edhe me rebelët Huthi në Jemen. Irani lëshoi rreth 150-180 raketa balistike të llojeve të ndryshme (13-14 qershor), si Emad, Ghadr -110, Kheibar Shekan dhe ndoshta Shahab-3B, me koka luftarake që varionin nga 500 deri në 1000 kg. Gjithashtu Irani përdori mbi 100 dronë kamikazë, përfshirë HESA Shahed 136 dhe Shahed 238 me helikë reaktive. Ngjashëm me sulmin e prillit 2024, Irani përdori dronët fillimisht për të lodhur dhe mbingarkuar sistemin e mbrojtjes kundër ajrore izraelite dhe për tu lënë rrugë të lirë më pas raketave balistike. Objektiva kryesorë të goditjes iraniane ishin  bazat ajrore Nevatim dhe Ramon, si dhe një qendër zbulimi në malin Hermon (ku dëmet ishin minimale për shkak të interceptimit nga mbrojtja kundër ajrore izraelite). Si objektiva ishin edhe zona civile si Tel Avivi, Jerusalemi, Haifa, Rishon Le Zion dhe Ramat Gan, duke shkaktuar dëme në ndërtesa banimi dhe tregtare. Një raketë balistike e lëshuar nga rebelët Huthi ra në Hebron, duke plagosur tre fëmijë palestinezë. Mbrojtja kundër ajrore izraelite me sistemet “Iron Dome”, “David’s Sling” dhe “Arrow 3” interceptoi shumicën e raketave dhe dronëve, me mbështetjen edhe të forcave amerikane, britanike, franceze dhe jordaneze. U përfshinë forca të Marinës Amerikane, duke përdorur raketa SM-3, dhe një bateri Patriot në Erbil, Irak.

Përafërsisht 99% e raketave balistike dhe dronëve iranianë u interceptuan, megjithëse disa raketa shkaktuan dëme ose nga shpërbërja e mbetjeve pas interceptimit ose goditje direkte.

Si pasojë e sulmit Iranian pati dëmtime të kufizuara strukturore në Tel Aviv, Rishon LeZion,  Ramat Gan si dhe u raportuan re tymi pranë selisë së Mossadit dhe vende të tjera.

Përfshirja e rebelëve Huthi nga Jemeni, Hezbollahut dhe Hamasit ishte pa ndikim, për arsye të dobësimit të tyre nga operacionet e mëparshme izraelite.

Mbrojtja ajrore e degraduar e Iranit dhe prishja e strukturës së komandim kontrollit pas sulmeve të Izraelit ka të ngjarë të kenë zvogëluar efektivitetin e hakmarrjes iraniane.

Deri tani konstatohet se: 1) Izraeli shënon një tjetër sukses strategjik me aftësinë e forcave të saj ajrore për të depërtuar në hapësirën ajrore iraniane dhe shkatërruar objektiva të rëndësishëm, çka tregon zbulim strategjik të avancuar dhe aftësi të larta operacionale. Eleminimi i komandantëve të lartë dhe shkencëtarëve të programit bërthamor ka dëmtuar programin nuklear të Iranit, të paktën për një periudhë afatshkurtër, duke i dhënë frymëmarrje për të menduar për hapin e radhës.

2) Mbrojtja e dobësuar kundër ajrore e Iranit pas humjeve të sistemeve të saj të mbrojtjes ajrore dhe lëshuesve të raketave e ul aftësinë e saj për t’iu kundërvënë sulmeve të mëtejshme izraelite ose për të mbrojtur objektet e tij të mbetura bërthamore.

3) Arsenali i raketave balistike të Iranit mbetet ende i konsiderueshëm, por struktura e tij komanduese është dëmtuar rëndë pas humbjes së udhëheqësve kryesorë. Rebelët Huthi, Hezbollah dhe Hamas nuk mund të kompensojnë pamundësinë e Iranit për kundërpërgjigje, pasi ato janë dëmtuar rëndë nga Izraeli gjatë vitit 2024.

4) Sulmet e vazhdueshme të Izraelit dhe zotimi i Iranit për një “përgjigje shkatërruese” rrisin mundësinë e një konflikti të zgjatur. Mundësia që Irani të godasë bazat amerikane në  rajon (Bahrein ose Katar) mund të zgjerojë dhe përshkallëzojë më tej konfliktin.

Ndikimi në luftën Rusi-Ukrainë

Përshkallëzimi midis Izraelit dhe Iranit krijon efekte zinxhir që mund të riformësojnë mjedisin ekonomik dhe ushtarak të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Një nga pasojat e menjëhershme është në tregjet globale të energjisë. Tensionet në Lindjen e Mesme zakonisht nxisin rritje të çmimeve të naftës. Për Ukrainën, kjo është veçanërisht shqetësuese sepse të ardhurat më të larta nga nafta ndihmojnë në forcimin ekonomik të Rusisë. Siç është vënë në dukje edhe nga lidershipi ukrainas, rritja e çmimeve të energjisë i sjell dobi Moskës dhe vendos presion shtesë fiskal mbi Ukrainën.

Në një mjedis ku aleatët perëndimorë mund të duhet të riorientojnë kapitalin ekonomik dhe politik drejt zbutjes së krizës në Lindjen e Mesme, Ukraina gjithashtu mund të përballet me rrezikun e reduktimit të mbështetjes, një zhvillim që mund të reduktojë burimet e saj financiare dhe të ketë efekte negative në mbrojtjen e saj.

-Ndihma ushtarake e Iranit për Rusinë ka qenë e rëndësishme për vijimin e luftës në Ukrainë, veçanërisht në furnizimin e saj me sisteme ajrore pa pilot dhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi. Në situatën konkrete ku ndodhet Irani, mbështetja për Rusinë në armatime mund të zvogëlohet. Por nga ana tjetër, ekziston gjithashtu rreziku që nëse konflikti përshkallëzohet më tej, fokusi ushtarak dhe diplomatik perëndimor mund të zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt Lindjes së Mesme. Ky riorientim i prioriteteve mund të çojë në vonesa ose zvogëlim të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke e komplikuar pozicionin strategjik të Kievit.

-Në fushën diplomatike, largimi i vëmendjes nga lufta në Ukrainë drejt krizës në zhvillim e sipër në Lindjen e Mesme është një shpatë me dy tehe. Ndërsa nga njëra anë, një prani e zvogëluar iraniane në ekuacionin Rusi-Ukrainë mund të funksionojë në favor të Ukrainës, ndryshimet gjeopolitike mund të shfrytëzohen gjithashtu nga Rusia në negociata.

-Në përmbledhje, ndërsa devijimi i mundshëm i burimeve mbështetëse nga Irani mund të dobësojë një nga kanalet e mbështetjes ruse, ndikimi i përgjithshëm në Ukrainë duket negativ në terma afatshkurtër. Rritja e çmimeve të naftës jo vetëm që forcon bazën ekonomike të Rusisë, por edhe e ndërlikon situatën e Ukrainës duke zvogëluar potencialisht rrjedhën e ndihmës nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë. Precedentët historikë tregojnë se konfliktet në rajone në dukje të largëta shpesh kanë efekte të paparashikuara në teatrot e tjera të luftës, dhe ajo që po shfaqet tani mund të jetë një shembull tjetër i këtyre dinamikave të ndërlikuara gjeopolitike.

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Komente
  • Gezim Kulufi thotë:
    15 Qershor, 2025 te 4:43 pm

    Nwse izraelitet kane arritur te paralizojne impiantet ne malet e Isfahanit dhe gjetke, do te thote se jane perdorur drone te vegjel me eksplozive shperthyes. Kjo teknollogji u perdor per here te pare nga USA ne ambasaden amerikane ne Peru ne v. 1991, kur president atje ishte japonezi Soto, a Soro, a dicka e tille, tek nje grup majtist hyri dhe morri pengje personelin e atjeshem. Qysh asaj kohe u perfol se CIA kishte bashkpunuar me sherbimin sekret te Peruse, duke aktivizuar disa budallenj “majtiste”, per te provuar kete arme te re, qe sot eshte perhapur ne mase!

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    15 Qershor, 2025 te 10:46 pm

    Kontrolloni callmat Rrasfanxhani,Ali katrani,se ju ka shti bumjen mu ne callmet Israeli,Jane poplli me i qute ne Bote.Kompjutrat,Elektronikat,Atomikat,Cifutet i kane cpik.Nuk i kane cpik per Ajatollahet,por qe ti perdorin Ajatollahet dhe kur te shtypin sustat te fluturojne me gjithe elektonika,me gjithe Atomika. I paskan kerku leje Trumpit te vrasin Ajatollahun,por Trumpi nuk ka pranuar.Se Trumpi eshte burre i ndershem fort.
    Nuk e shifni kte Edi Ramen juve qe thrriti kompjuteristat cifute,gjoja kishte sulmuar Irani dhite me zgjebe qe ka kryeministria. Ky i thriti kompjuteraxhijt cifute qe te fitoje zgjedhjet 8 me 2 dhe mos e kuptoje maloku.! Se vetem cifutet dijne ti rregullojne elektronikat,qe kur shtyp malok,ne tabele del Edi Rama.
    Ka 1 muaj qe kane mbaru zgjedhjet,maloku bredh neper evrope,qahet se i kane vjedh zgjedhjet,por se qysh e tek nuk e ka marre vesh..Car t`i beje Evropa ketij,Numuroi nga e para,prape hesapi 8 me 2 do dali.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  • Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  • Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles, shoferi u neutralizua nga kalimtarët
  • VIDEO: Përplasje fizike deri te përdorimi i armëve, çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
  • Ky është Skifter Tagani, pronari i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  2. TRENI në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
  3. TRENI në Historia e këngës “Mëma ime Greqi – Majmun evgjitësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë. Çfarë arti bën krijuesi shqiptar?
  4. Mentori në Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, dy të akuzuarit lihen nën masën “arrest në burg”
  5. TRENI në “Ta harroni se do legalizohen”, Rama: Çdo ngrehinë e ngritur në shkelje të ligjit do rrafshohet
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?