Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lajmi që Pakistani do përdorë bombë atomike ndaj Izraelit është i rremë? Në kurth bie edhe ATSH
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lajmi që Pakistani do përdorë bombë atomike ndaj Izraelit është i rremë? Në kurth bie edhe ATSH
KronikeLajmi i fundit

Lajmi që Pakistani do përdorë bombë atomike ndaj Izraelit është i rremë? Në kurth bie edhe ATSH

Published: June 17, 2025
Shpërndaje

Një seri shkrimesh me tituj sensacionalë dhe alarmistë u publikuan të hënën në më shumë se një duzinë faqesh online në shqip, përfshirë Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), duke pretenduar se Pakistani do të përdorte bomba atomike ndaj Izraelit, nëse ky i fundit do të sulmonte Iranin me to.

Shkrimet në shqip iu referuan kryesisht tabloidit britanik Daily Mail, ndërsa ATSH citoi si burim një faqe ‘online’ nga India. Disa nga këto tekste, që duket se janë qarkulluar në modalitetin “copy-paste”, u përditësuan disa orë më vonë, për të reflektuar ndryshimet në artikullin e Daily Mail, pasi Pakistani mohoi kërcënimin.

Megjithatë, si tabloidi brtianik, ashtu edhe mediat në shqip që i ripublikuan – përfshirë publikime në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, i qëndruan të njëjtit titull bombastik, në të cilin paralajmërohej një luftë atomike, duke përdorur fraza si: “Çmendet bota” apo “Kërcënimi apokaliptik”.

Lajmi kishte si burim të vetëm një nga ushtarakët e lartë iranianë, dhe deklarata e tij dukej si pjesë e propagandës së Teheranit për të krijuar idenë e një fronti shtetesh islamike kundër Izraelit.

- Publicitet -

Sipas ekspertëve të medias dhe të dezinformimit, shpërndarja e këtyre informacioneve propagandistike – nga njëra palë ose tjetra në konflikt është tregues i dobësive sistematike dhe i tërheqjes së mediave drejt titujve ‘karrem’ [clickbait] që gjenerojnë reagime kryesisht në rrjetet sociale.

Mediat në Shqipëri bien lehtësisht pre e lajmeve të tilla, jo vetëm për shkak të mungesës së verifikimit profesional të burimeve dhe kontrollit rigoroz të fakteve, por edhe për shkak të problemeve strukturore dhe sistemike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Merreni seriozisht, jemi për zgjidhje me paqe
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
  • Temperatura përvëluese deri në 36 gradë Celsius, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Merreni seriozisht, jemi për zgjidhje me paqe
  2. Taraboshi on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  3. Anonymous on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Dino on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Laert on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?