Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontrata e PD, më e shtrenjta! Lobimi në USA, zbulohen klientët e “Continental Strategy”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kontrata e PD, më e shtrenjta! Lobimi në USA, zbulohen klientët e “Continental Strategy”
KronikeLajmi i fundit

Kontrata e PD, më e shtrenjta! Lobimi në USA, zbulohen klientët e “Continental Strategy”

Published: April 28, 2025
Shpërndaje

Lidhjet direkte dhe indirekte mes kompanisë “Continental Strategy LLC” me presidentin Trump, e kanë kthyer këtë firmë lobimi më të kërkuarën, me një mori kontratash të lidhura 3 muajt e fundit.

Kompania lobuese në SHBA “Continental Strategy LLC” e cila lidhi një kontratë shërbimesh me PD për 24 muaj me vlerë totale 6 milion dollarë drejtohet nga Carlos Trujillo.

Në tetor 2017 ai u zgjodh nga presidenti Trump si ambasador i organizatave shtetërore amerikane,  sikurse ai e ka ndihmuar Trump,  në fushatën zgjedhore të Nëntorit për votën e shtetasve me origjinë latine.

- Publicitet -

Miqësia e tij me Trump e bëjnë lobistin më të kërkuar të momentit për shumë individë, parti politike dhe qeveri të ndryshme në botë.

Pa harruar faktin se në kompaninë se në “Continental Strategy LLC” punon ajo që njihet si biondia  Katie Wiles vajza e  Susie Wiles e cila në Shtëpinë e Bardhë punon si shefe e stafit të presidentit Trump.

Ndërkohë sipas CBS News, Susie Wiles menaxhere e fushatës elektorale të Trump në 2024 punoi ngushtësisht me Chirs LaCivita për të bindur ata që ishin më pak të interesuar ta çonin votën tek Trump.

Nuk është vetëm PD dhe Sali Berisha të cilët përmes pagesës 250.000 dollarë në muaj, synon afrimin me  administratën së re Trump.

Nga një kërkim i gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, në faqen FARA ku janë regjistruar dhe publikojnë kontratat kompanitë lobuese amerikane rezulton se në periudhën Shkurt Prill 2025 kompania “Continental Strategy LLC” ka lidhur 5 kontrata ku në vend të parë me shumën 250.000 dollarë në muaj renditet PD e Shqipërisë.

Republika e Haitit ka lidhur një kontratë 12 muroje me një pagesë prej 35.000 dollarë në muaj për të rritur profilin e këtij shteti në SHBA, rritur investimet amerikane në këtë vend përfshi ndihmën për qeverinë haitiane në sektorin financiar.

Republika Domenikane përmes lobimit 1 vjeçar duke paguar 20.000 dollarë në muaj kërkon të fuqizojë marrëdhëniet qeveritare me SHBA përfshi shtimin e kontakteve ndërqeveritare.

Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Guajanës duke paguar 50.000 dollarë në muaj për 6 muaj, kërkon nga “Continental Strategy LLC” shtimin e kontakteve me ligjvënësit amerikan.

Shërbimet e “Continental Strategy LLC” i ka kërkuar edhe kompania Gjeorgjiane “Reformatics” për të shtuar lidhjet me zyrtarë të administratës Trump dhe agjenci apo departamente të tjera përfshi kongresin amerikan.

Po të analizojmë të pesë kontratat me të fundit të “Continental Strategy LLC” ajo e lidhur me Partinë Demokratike,  është me një kohëzgjatjen më të madhe prej dy vitesh përfshi shumën më të madhe 250.000 mijë dollarë në muaj me një total prej 6 milion dollarë.

5 KONTRAT E FUNDIT TË “CONTINENTAL STRATEGY LLC”

1.Partia Demokratike – 250.00 USD në muaj, kohëzgjatja 24 muaj.

2.Reformatics Gjeorgji-100.000 USD në muaj, kohëzgjatja 6 muaj.

3.Ministria e Punëve të Jashtme Guajana- 50.000 USD në muaj kohëzgjatja 6 muaj.

4.Republika e Haitit-35.000 USD në muaj, kohëzgjatja 12 muaj.

5.Republika Domenikane 20.000 USD në muaj, kohëzgjatja 12 muaj./TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • intelektuali says:
    April 28, 2025 at 6:29 pm

    Une do te vija ne vend te pare kontraten mafioze te Edi Rames me Mc. Gonigal qe mund te matet sipas listes se gazetes DITA:

    NJE PUS NAFTE NE MUAJ NGA NENTOKA SHQYPTARE PER DERIPASKEN E PUTINIT, PASURI PUBLIKE QE MATET NE TOTAL ME $ MILIARDA DOLLARE SIKUR KRYEMINISTRI ME FAQEZI NE HISTORINE TONE I FAL SIKUR T’I KISHTE PRONA TE BABES SE VET

    Te pakten Saliu ka nenshtruar kontrate lobimi zyrtare, Edvini fushat e naftes i fal ne terrin e nates duke paguar nen dore nje spiun te Sigurimit per te korruptuar FBI.

    Reply
  • NATO says:
    April 28, 2025 at 7:44 pm

    Mos na beni qorra me Edi Ramen,qe vetem shurren e vilma Nushit e pagoi 100 miljon euro,kur shteti s`kishte para te paguante rroga dhe pensione,6 miljon euro i ka nje vertitje me Carterin personal deri te Nesret-byfteku ne Dubai.pu habitka Edi se ka peguar Berisha nje amerikan ti beje fushaten Legale,ne drite te diellit.
    Sa e pagoi Rama Bilalin per nje fotografi me Obamen dhe ku i gjeti fondet,.Shan i dhjeri te permjermin.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    April 28, 2025 at 8:03 pm

    Të gjith lekët e xenit nëpër vende guackë si haiti që skan buk të hanë. Viçidolit i ka dal shpirti bashk me gjynahet që ka ba.

    Reply
  • AGOLLI says:
    April 28, 2025 at 8:15 pm

    o nato, o intelektuali, zgjohuni ere se ju erdhi ora e sufllakut, mjaft me endrra, vraponi se do i haj ndonje tjeter

    Reply
  • capi says:
    April 28, 2025 at 10:20 pm

    Ore lekun e hane te gjithe por brenda rregullave. Te futesh $6 milion ne USA dhe te mos ndezi ndonje llambushke tek FBI duket si shume e trashe per te qene e vertet.

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    April 29, 2025 at 1:53 am

    Saliu deklaroi se nuk ngaterron PD ne ceshtjen e tij te nongratas,tani mbase paret i ka pagu familja Berisha por meqe duhej firmos kontrata ja futen Mulit.Do degjojme bukurira per kete histori 6 milionshe.Intelektuali ha zorre kot me Mekconigal8n.

    Reply
  • intelektuali says:
    April 29, 2025 at 5:44 am

    O @capi mjekercjapi, o @Abduli pa mjeker nga Dibra e Nexhmije Hoxhes qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne Shqypni bashke me burrin e saj bythar, o BAJGA fanatike te Enverit:

    PO PSE KERKONI T’JA NGJISNI SALIUN SI MUT PAS KEPUCE INTELEKTUALIT, KUR SALI SEKRETARI DHE SALI VARKARI ESHTE NGA DORA JUAJ NGA SOJI I PARTISE SE PUNES DHE PJELLA ORIGJINALE E ENVERIT?

    por:

    Saliu nuk ka ne perdorim fushat e naftes, nuk ka kromin dhe mineralet e nentokes, nuk ka Portin e Durresit, Butrintin, Himaren dhe Sazanin si placka per t’u shitur, nuk ka Gjadrin dhe Shengjinin per t’i falur si prona te babes nga Vicidoli,

    SALIU PO FUT NE PERDORIM ZAHIRETE QE KA VJEDHUR DHJETRA VJET ME PARE PER TE SHPETUAR KOKEN E VET PERMES LOBIMIT

    dhe:

    Ju BAJGAT e Enverit ne vend te kerkoni falje qe e keni qitur GERDALLEN Sali Berisha si ALIBIA e gangsterit Edi Rama qe eshte nje kryeminister FAQEZI, i vetmi kryeminister ne Bote qe ka korruptuar FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit ne rruge totalisht antiligjore duke i falur Deripaskes se Putinit fusha nafte me vlere € qindra milione euro dhe SPAK i Altin Dumanit ka mbyllur gojen dhe nuk guxon te hetoje kete krim antishqyptar te Edi Rames, tani ju BAJGA te Enverit po tregoni perralla me mbret me lobimin e Sali Gerdecit qe po kerkon te shpetoje koken dhe familjen por nuk tregon se ku ka groposur Remzi Hoxhen si nje xhelat enverist i vertete,

    prandaj:

    ASNJE LOBIM NUK E SHPETON SALI BERISHEN NGA LIGJI MAGNITSKY SEPSE GJERAT NE SHBA NUK FUNKSIONOJNE SIC MENDOJE SANCO PANCAT E PD

    dhe:

    Ju BAJGAT e Enverit mbylleni HALEN me lobimet albaneze se duhet t’i kerkoni falje shqyptareve per dordolecin tuaj, Sali Berisha qe vazhdimisht e perdorni si ALIBI per krimet makaber qe po kryen gangsteri Edi Rama qe nuk njeh asnje kufi me lobimet e tij.

    Reply
  • edi says:
    April 29, 2025 at 6:11 am

    Po mire moj gazeta Dita . Ne nje artikull me siper ju shkruanit se kjo firme e lobimit qenka ngritur nje jave para se Berisha te loboje ! Po si ka mundesi qe ne kete firme qenkan edhe 5 shtete qe kane lobuar, mos valle kane mbajtur radhen sa te hapej per te lobuar ?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Penalltitë “vrasin” Gjermaninë dhe Holandën, dy superfuqitë eliminohen nga Botërori
  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • “Edi Rama më dërgoi email të mos votoja…” Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30, pjesë nga fjalimet e tyre
  • 30 qershor 2026
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit

Komentet e Fundit

  1. Kumandar Shurreli on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  2. Rambo on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. X on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Kokpalari 21 janarit on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. K R on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?