Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontributet për pensione private duhet të provohen me dokumente
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kontributet për pensione private duhet të provohen me dokumente
Ekonomi

Kontributet për pensione private duhet të provohen me dokumente

Published: March 20, 2026
Shpërndaje

Një punëdhënës, kur për punonjësit e tij paguan kontribute për pensione private që përjashtohen nga tatimi, tashmë duhet t’i ketë këto shpenzime të justifikuara me dokumentacion.

Dokumentacioni që do të justifikojë shpenzimet e punëdhënësit për pagesat e kontributeve vullnetare, përfshin kontratën me fondin e pensionit vullnetar dhe vërtetimin e pagesave të kryera gjatë vitit. Vërtetimi për kryerjen e pagesave të kontributeve do të dorëzohet një herë në vit pranë administratës tatimore. Afati për dorëzimin do të jetë deri më 20 janar të vitit pasardhës.

Risia për ruajtjen e dokumentacionit dhe vënien e tij në dispozicion për administratën tatimore, me qëllimin justifikimin e zbritjeve të shpenzimeve të bëra nga punëdhënësi, u miratuan në ndryshimet e udhëzimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”  të botuara në Fletoren Zyrtare.

- Publicitet -

Zbritja e shpenzimeve për rastet e pagesave të kontributeve të pensioneve private bëhen nëpërmjet listëpagesave të dorëzuara çdo muaj nga punëdhënësi.

Konkretisht Aneksi nr. 2 “Udhëzuesi i plotësimit të listëpagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi” tek Udhëzimi i përgjithshëm i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton se, brenda datës 20 të muajit pasardhës, krahas pagesës së detyrimit, punëdhënësi njëkohësisht dorëzon çdo muaj listëpagesën ku janë të pasqyruara të gjitha elementet e pagës bruto, zbritjet e bazës tatimore për llogaritjen e kontributeve, bazës tatimore për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, si dhe pagën neto të përfituar nga punëmarrësi

Sipas udhëzimit, ky kontribut i paguar nga punëmarrësi, zbritet nga të ardhurat personale të punësuarit për efekt tatimi. Pra nuk tatohet me të ardhurat nga paga për të punësuarin. “Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit”, thuhet në udhëzim.

Ndërsa shuma mujore që zbritet nga paga me qëllim mostatimi dhe derdhet nga punëdhënësi në fondin e pensionit vullnetar, nuk duhet të jetë më e madhe se paga minimale në shkallë vendi.

Me ndryshimet e fundit në udhëzim është kërkuar që ky shpenzim për kontributet e pensioneve vullnetare, që zbritet në listëpagesat që dorëzohen nga punëdhënësi, duhet të jetë e justifikuar me dokumentacion prej tij ku përfshin a) Kontratën e lidhur me fondin e pensionit vullnetar;

b) Vërtetimin/dokument të lëshuar nga fondi i pensionit vullnetar, i cili vërteton që këto zbritje janë derdhur si pagesë në këtë fond. Vërtetimi dorëzohet një herë në vit për të gjithë vitin tatimor në të cilin derdhen kontributet në fondin e pensionit, brenda datës 20 janar të vitit pasardhës.

Ndryshimet në udhëzim përcakton se ky dokumentacion duhet administrohet pra të ruhet nga punëdhënësi dhe të vihet në dispozicion për administratën tatimore.

Po nga ana tjetër ndryshimet në udhëzimin të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nuk i japin zgjidhje problemit të njohjes së shpenzimeve të zbritshme, për rastet kur kontributet për pensionet vullnetare paguhen vetë nga individi, si në rastin e të vetëpunësuarve.

Aktualisht ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon që kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni privat zbritet nga të ardhurat personale për efekt tatimi. Por megjithatë, në praktikë, në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) nuk mundësohet ende deklarimi dhe njohja e këtyre kontributeve si shpenzime të zbritshme, për rastet kur individi i derdh këto kontribute vetë dhe jo nëpërmjet punëdhënësit (për shembull, në rastin e të vetëpunësuarve, etj).

Ndryshimet e miratuara në udhëzim

Në aneksin nr. 2 të projektudhëzimit bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Në formularin “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi”, në rubrikën nr. 26 me titull: “Shuma që zbritet nga paga dhe derdhet nga punëdhënësi në fondet e pensionit vullnetar si kontribut i punëmarrësit”, bëhet riformulim i titullit me përmbajtje “Shuma që zbritet nga paga dhe derdhet nga punëdhënësi/punëmarrësi në fondet e pensionit vullnetar si kontribut i punëmarrësit”.

b) Në “Udhëzuesi i plotësimit të listëpagesës…”, pika 26 e udhëzuesit, riformulohet, si më poshtë:

“26. Shuma që zbritet nga paga dhe derdhet nga punëdhënësi/punëmarrësi në fondet e pensionit vullnetar si kontribut i punëmarrësit – zbritet nga të ardhurat personale të të punësuarit për efekt tatimi. Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit. Shuma që zbritet nga paga si kontribut për punëmarrësin në fondet e pensionit vullnetar nuk duhet të jetë më e madhe se paga minimale në shkallë vendi. Për zbritjet e bëra, punëdhënësi duhet të disponojë dokumentacion justifikues, si:

a) Kontratën e lidhur me fondin e pensionit vullnetar;

b) Vërtetimin/dokument të lëshuar nga fondi i pensionit vullnetar, i cili vërteton që këto zbritje janë derdhur si pagesë në këtë fond. Vërtetimi dorëzohet një herë në vit për të gjithë vitin tatimor në të cilin derdhen kontributet në fondin e pensionit, brenda datës 20 janar të vitit pasardhës.

Ky dokumentacion duhet të administrohet në çdo kohë dhe të vihet në dispozicion të administratës tatimore nëse kërkohet.”.

Ky udhëzim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  4. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?