Jovan Bizhyti
Prof. Koli Xoxi, një historian me prodhimtari të gjerë, ka prekur veçanërisht periudhën e Rilindjes Ballkanike, kohë në të cilën popujtë e Ballkanit Perëndimorë, e në veçanti ata të Greqisë e Shqipërisë, kanë lozur një rol të rëndësishëm në luftën për pavarësi e çlirim kombëtar. Ishte periudha kur Perandoria Osmane e lodhur dhe e dobësuar nga luftrat e sundimi i gjatë 500 vjeçar në Ballkan, kish krijuar terren për lëvizje të gjera patriotike dhe krijimin e shteteve të pavarura.
Populli shqiptar, një popull i vogël në numur dhe në një territor po ashtu të kufizuar, siç kanë qenë trojet shqiptare në ato kohë nën sundimin e pushtuesve osman, në ato kushte e situata, kontributi historik i tyre është shquar në luftrat për liri e çlirim kombëtar brenda e jashtë vendit. Kushtet ekonomike, luftrat e brendëshme klasore, si dhe dyndjet e pushtimeve barbare, i kanë detyruar shqiptarët të emigrojnë edhe jashtë kufijëve të tyre etnik, veçanërisht në vendet fqinjë, si në Italinë Jugore, në Greqi, por dhe deri në Turqi, Siri, Egjipt e tjera. Greqia veçanërisht, si vend fqinjë dhe të besimit ortodoks, ka qenë një terren që ka tërhequr shumë emigracion shqiptar që në kohë të lashta.
Sipas të dhënave historike, Prof. Koli Xoxi thekson se: “Shqiptarët e emigruar në trojet greke, janë shtrirë kryesisht në, Peloponez, Atikë, Thesali dhe në vise të tjera greke”. Ai i referohet dhe ideologut tonë të Rilindjes Kombëtare, Sami Frashërit, i cili thekson: “Shqiptarët janë vendosur në të gjitha viset e Greqisë, sidomos në Atikë, në krahinat lindore të Moresë, si dhe në disa nga ishujt e Egjeut të largët. Ata kanë emigruar në këto troje rreth 600-700 vite më parë, të detyruar nga pushtimet e ndryshme barbare”. Sami Frashëri shton më tej: “Në trojet greke kanë emigruar kaq shumë shqiptarë, sa mund të themi se përbëjnë rreth 1/3 të popullsisë së Greqisë”. Ai shtonë se: “Popullsia e Atikës, janë kryesisht shqiptarë dhe flasin vetëm gjuhën shqipe. Shumë vende të Moresë dhe disa nga ishujt grek, thekson Iluministi i ynë, janë të banuar nga shqiptarë, të cilët deri më sot e kanë ruajtur gjuhën dhe kombësin e tyre”.
Prof. Koli Xoxi i referohet dhe një studiuesi francez, i cili thekson se: “Në mesin e shekullit të XV-të, shqiptarët përbënin rreth gjysmën e popullsisë së Moresë”. Edhe një historian austriak Fullmerayer i cili thekson, “Rreth mesit të shekullit të XV-të, gjysma e popullsisë së Peloponezit, ishin shqiptarë”. Nga të gjitha këto dhe shumë të dhëna të tjera, Prof. Koli Xoxi del në përfundimin se: “Shqiptarët në trojet greke kanë nisur emigrimin që në shekujt XIV-të e XV-të dhe kanë ruajtur gjuhën, traditat, zakonet, veshjet dhe tiparet e tjera kombëtare”.
Një historian anglez, Th. Gordon, që është marë me Revolucionin Grek, thekson se: “Shkencëtarët kot kërkojnë gjurmë sllave në Peloponez. Këtu jetonin shqiptarë që në shekujt XIV-të e XV-të dhe vazhdonin të jetonin stërnipërit e tyre, që ruanin ende gjuhën e tyre kombëtare”. Profesor Koli na sjell dhe shumë të dhëna të tjera nga studiues e historianë të ndryshëm, që vërtetojnë se shqiptarët kanë emigruar në Greqi që në shekullin e XIV-të ardhur si bujqë e blegtorë. Siç shihet nga të gjitha këto të dhëna historike, shqiptarët e Greqisë në përgjithësi nuk pushuan kurrë së qëni “Arvanitë”, me të gjitha karakteristikat e tyre të bartura ndër vite e shekuj dhe të trasmetuara brez pas brezi nëpërmjet punës dhe luftës për liri.
Në ato kohë, fshatarsia greke në një pjesë të mirë të tyre, ishin bujkrobër nën sundimin feudal. Ndërsa fshatarët shqiptarë të emigruar, nuk ishin të bujkrobëruar, ishin fshatarë të lirë. Kjo bëri që vlera e tyre si kolonë të rinj në Greqi të rritej, veçanërisht për t’u çliruar nga zgjedha e robërimit dhe për mbrojtjen e vendit. Kontributi madhor i tyre, u duk sidomos në Revolucionin Grek të vitit 1821, që solli dhe pavarësinë e shtetit grek, ku rroli i shqiptarëve nxori në pah trimërinë dhe kontributin e tyre patriotik. Pas fitores së pavarësisë dhe krijimin e shtetit grek, qarkullonte mendimi, se kjo fitore erdhi nga dy faktorë: “Mendja greke dhe palla e shqiptarëve”. Ndërsa historiani austriak, Fullmerayer shkruan se: “Revolucioni për pavarësinë e Greqisë, ishte një revolucion më shumë shqiptarë, se sa grekë”.
Kjo tregon, se rroli dhe kontributi i shqiptarëve të Greqisë në luftën për pavarësinë e shtetit grek, ka qenë sa i pranishëm, aq dhe vendimtarë. Prof. Koli Xoxi, nxjerë në pah dhe kontributin e Ali Pashë Tepelenës, Pashait të Janinës, i cili nga njera anë mbante lidhje në aparencë me Portën e Lartë dhe nga ana tjetër përgatiste terrenin për krijimin e një shteti të pavarur me kryeqendër Janinën, pavarësinë e të cilit do t’a merte po t’a lypte nevoja dhe me luftë. Ky qëndrim dhe vullnet i Ali Pashës. ushqeu në popullin grek e shqiptar, ndjenjat e luftës çlirimtare kundër sundimit osman, pra, përgatiti terrenin për Revolucionin Grek të 1821 për pavarësi.
Ali Pashai, pavarësisht kombësisë shqiptare, ai e donte dhe e respektonte popullin vëlla grek dhe kjo u duk më shumë në qëndrimet e tij tolerante ndaj lirisë së fesë, në hapjen e shkollave greke në pashallëkun e tij dhe në luftën e përbashkët ndaj të njejtit armik, pushtuesve osman. Ai që në sinjalet e para, u bë nxitës i Revolucionit Grek dhe njëkohësisht u bë dhe aleat i tij. Lufta që ai i shpalli Portës së Lartë për të krijuar perandorinë e tij të pavarur, e shpejtoi dhe fillimin e Revolucionit Grek të 1821. Sipas konsullit francez pranë oborrit të Aliut, Pukëvil: “Lëvizja greke për pavarësi, të paktën në fillimet e saj, nuk mund të bënte në asnjë mënyrë pa mbështetjen e Ali Pashë Tepelenës”.
Ndërsa një tjetër historian, Menderson Bartoldi, duke vlerësuar rrolin e Ali Pashës në shpërthimin e Revolucionit Grek shkruan: “Ky tiran, është ai që armatosi duart e grekëve, që sapo kishin filluar zgjidhjen nga skllavëria. Eshtë ai që e shtyu shpërthimin e Revolucionit Grek. Apostazia e tij kundër Sulltanit dhe Organizata e Fshehtë e grekëve me emrin, “Shoqata e Miqve 1814”, përgatitën në radhë të parë, Revolucionin e vitit 1821. Luani i Janinës, ishte pararendës i Revolucionit Grek”. Shoqata e Miqve të Greqisë, punonte e luftonte për çlirimin e Greqisë nga zgjedha otomane. Themelues të kësaj organizate, ishin dy shqiptarë, Nikolla Skufai nga Arta dhe Thanas Çakalli, djali i një tregtari të pasur nga Gjikaj i Çamërisë. Në themelimin e kësaj shoqate, bashkë me këta dy shqiptarë, ishte dhe një grek, Manolis Ksanthos, nga ishulli i Patnas.
Ndërsa Sami Frashëri vë në dukje, inkurajimin e kapedanëve të krishterë shqiptarë e grekë prej Aliut për ktyengritjen dhe thotë: “Armët që u dha ai, ata i përdorën për pavarësinë e Greqisë”. Ali Pasha u vra nga Sulltani, shkruan Helena Gjika: “Megjithse ai nuk qe në gjendje t’i hiqte qafe turqit, por kontribuoi në mënyrë mjaft aktive për shpërthimin e Revolucionit Grek”. Historiani Noti Boçari, vren me të drejtë se: “Suksesi i Revolucionit Grek gjatë vitit të parë të tij, i detyrohet në pjesën më të madhe Aliut dhe kryengritësve të tij”. Ndërsa studiuesi Dhionis Skiotis thekson se: “Pa kryengritjen e Aliut, Revolucioni Grek do ishte mbytur që në djep”.
Në kohën e Aliut, u krijua një solidaritet, sidomos midis elementit ortodoks shqiptar e atij grek. Ky solidaritet u zhvillua edhe më shumë gjatë Revolucionit Grek, për hirë të bashkësisë fetare dhe politike të të dyja palëve. Kjo do të thotë se këta shqiptarë, nuk kanë qenë aspak indiferentë ndaj lëvizjeve kombëtare çlirimtare të popujve të Ballkanit, sidomos atij grek. Ali Pasha, vërtetë u vra në luftë kundër turqëve, por ai nuk vdiq, sepse la pas vetes një kontribut të madh historik. Për këtë arsye, ka autorë që Ali Pashën e krahasojnë me Pirron e me Skënderbeun. Lamartini e konsideron atë: “një Skënderbeg i ri”. Koha, rrethanat, karakteret dhe çështjet për të cilat luftonin këta burra të mëdhenj të kombit, qenë të ndryshme,, por krahasimet tregojnë, se ata qendruan si strateg në luftë me pushtuesit, ku u shqua mendja dhe trimëria e tyre.
Por në këtë revolucion u shquan dhe shumë komandant e luftëtarë të tjerë shqiptarë si, Teodor Kollokotroni, Marko dhe Noti Boçari, Gjeorgjio Kundurioti, Athanas Fotomara, Kiço Xhavella, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Myrto Çali, Ago Vasjari e shumë të tjerë, të cilët luftuan me trimëri kundër ushtrisë osmane të Hurshit Pashës. Në një betejë të suliotëve kundër turqve, morën pjesë 1500 luftëtarë shqiptarë suliotë, një taborë me ushtarë grekë dhe 1200 shqiptarë muhamedanë nën drejtimin e Tahir Abazit, Ago Myhyrdarit, Myrto Çalit, Hysen Pashës e tjerë. Konsulli Pukëvili shkruan se: “Të krishterët dhe myslimanët shqiptarë, organizuan një sulëm për të rrethuar Artën, t’a çlironin atë dhe të drejtoheshin për në Janinë. Marko Boçari ishte i vendosur për të shtënë në dorë Artën dhe pastaj për t’i ardhur në ndihmë Ali Pashait të Janinës”.
Por revolucioni pati dhe krisje e prishje aleancash. Konkretisht aleanca mes shqiptarëve myslimanë dhe grekëve, nuk pati jetëgjatësi, për faktin se forcat greke të revolucionit, krahas luftës kundër turqëve, dogjën e shkretuan dhe xhamitë e shtëpitë e myslimanëve shqiptarë. Megjithatë krerët e shqiptarëve myslimanë, i mbajtën lidhjet me Ali Pashën dhe me suliotët kundër hordhive turke. Suliotëve u duhej kjo aleancë me shqiptarët myslimanë, për të shkatërruar ushtrinë osmane dhe për të përhapur kryengritjen edhe në vise të tjera greke. Për këtë u desh të lidhej një marveshje midis suliotëve dhe shqiptarëve myslimanë të Greqisë. Kjo marveshje nën drejtimin e Marko Boçarit, u realizua në 12 maj 1822, ku midis të tjerave thuhej:
-Komuniteti i Sulit, ka leje nga qeveria të lidh marveshje të dobishme me shqiptarët e krishterë e myslimanë të Greqisë.
-Kjo marrëveshje nuk duhet të parashikojë privilegje për palën tjetër, më shumë nga sa kanë suliotët.
-Hiliarku Jorgji Pishovica, ka të drejtë të mari pjesë me çamët e krishterë e myslimanë në këtë marveshje.
-Shkëlqesia e tyre, komandantët e shqiptarëve myslimanë, Hysen Pasha dhe Myrto Çali, kanë lejen të marin pjesë në komunitetin e Sulit e tjera.
Por kjo marveshje përfundimtare,- sqaron Prof. Koli Xoxi, nuk u arritë kurrë. Megjithatë është fakt, se mbi 2000 shqiptarë myslimanë të Greqisë morën pjesë në Revolucionin Grek. Ata u bënë të pakënaqur, kur shikonin se revolucioni po merte një karakter fetar të krishter, kur kryengritësit me urrejtjen ndaj turqëve, shkatërruan dhe xhamitë e fyenin Kuranin. Megjithatë shqiptarët myslimanë të Greqisë, nuk u bënë mjet në duart e Sulltanit kundër Revolucionit Grek. Ata kurr nuk u bënë vegël e verbër e osmanëve. Ilo Mitko Qafzezi shkruan se: “Aliu donte të krijonte një mbretëri shqiptaro-greke, por krerët e kryengritjes greke, nuk e mbajtën besën e dhënë për këtë plan të Vezirit”.
Pavarësisht se aleanca e shqiptarëve myslimanë të Greqisë dhe atyre të krishterë Suliotë nuk vazhdoi gjatë, por qëndrimi i tyre ndaj turqëve, tregoi se nuk mund të ishin kurrë aleatë të Perandorisë Osmane. Kjo gjë i lehtësonte kryengritësit grekë. Ndër heronjtë e revolucionit ishte dhe Laskarina Bubulina, një grua shqiptare nga Hidra. Ajo ishte nga të paktat gra të shquara të revolucionit për pavarësinë e Greqisë. Konsulli francez Pukëvili shkruan: “Të rralla, madje fortë të rralla, kanë qenë në botë të paktën deri në atë kohë, gra të tilla si Bubulina! Ajo bashkonte trimërin e rrallë, mendjen e hollë, logjikën e ftohtë të fuqishme dhe ndershmërinë e pazëvendësueshme. Ajo ishte një Zhan d’ Ark shqiptare e Greqisë”.
Trimëri në luftimet e revolucionit, treguan dhe gratë Suliote, të cilat pasuan burrat në luftime me dyfek mbi supe, shpatën ngjeshur, koburen në brez, duke inkurajuar e mbështetur trimat në betejat e luftimeve. Poeti i ynë kombëtar, Naim Frashëri, me krenari për trimërinë e shqiptarëve të Greqisë në Revolucionin Grek, shkruan në poezinë e tij:
“E kush e bëri Morenë (Greqinë)
gjithë shqiptarë qenë,
a s”ishin shqiptarë Marko Suli,
Xhavella e Miauli,
Bubulina dhe Kanari
shqipëtarë, bir shqiptari,
me armët e Shqipërisë
iu hodh themelet Greqisë”.
Të gjithë këta heronjë të mëdhenj shqiptarë të Greqisë, ishin të dhënë me mish e me shpirt luftës për pavarësinë e Greqisë. Thimi Mitkoja në vitin 1878, krenohej kur shkruante se: “Fshatarët shqiptarë rreth Athinës, pikërisht në dyert e kryeqytetit grek, edhe pas 50 vjetësh të fitores së Mbretërisë Greke, nuk mësuan asnjë fjalë greqishtë. Ata flisnin shqip dhe nuk mund të quheshin ndryshe veç shqiptarë”. Por ata ishin dhe ortodoksë, që ishte e përgjithshme në atë kohë, jo vetëm në Greqi, por në tërë Ballkanin, që konsideroheshin prej të tjerëve, çdo ortodoks quhej grekë. Në realitet ata ishin, arvanitë, arbëreshë, shqiptarë. Studiuesi Galanti thotë se: “Zaimi dhe Kanari ishin shqiptarë të helenizuar”, Thimi Mitkoja sqaron më tej se: “Ata ishin thjeshtë shqiptarë”. Këta ujq të detit, që quheshin Miauli, si, Kanari, Sisini, Kundurioti, Shahini, Bubulina e shumë të tjerë,- shkruante gazeta “Shqipëria”, gjatë Luftës së Parë Botërore, që dilte në Lozanë të Zvicrës, thoshte se ata ishin të gjithë shqiptarë.
Me rastin e ngritjes së monumentit të Marko Boçarit në Misollongj, oratori në fjalën e tij, falnderoi shqiptarët e Greqisë e të Shqipërisë për ndihmën e madhe dhe sakrificat e tyre në fitoren e Revolucionit Grek dhe të pavarësisë së Greqisë. Mbreti i Greqisë, Oton, ishte i pranishëm dhe kur dëgjoi fjalë të mira për shqiptarët, u çudit dhe u zbeh. Oratori iu përgjigj Mbretit me këto fjalë:
-“Po, Madhëri! Shqipëria dhe shqiptarët, lindën themeluesit e kombit tënd”! Dhe pastaj u kthye nga populli i pranishëm:
-“Mjerë kombi! Mbreti i tij nuk e njeh historinë”!
Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në Revolucionin grek, fillimisht u mohua rraca, pastaj gjuha shqipe dhe më pas çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë kurrë më dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës. Eshtë fakt, se deri tani pjesërisht është fshehur që, 90 ndër 100 heronjtë e revolucionit në Greqi, ishin arvanitë, ose më mirë të themi shqiptarë, që mbajtën peshën kryesore të Revolucionit të 1821, përveç që ishin pjesa dërmuese e kryengritësve. Arvanitasit ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk lejonte poshtërimin nën skllavëri. Revolucioni Grek i vitit 1821, në themel ishte kryesisht vepër e arvanitasve të Çamërisë, Rumelisë, Moresë dhe arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specesit dhe Psarës. Populli arban, ose shqiptarë, në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë ka luftuar kundër çdo pushtuesi e përdhuesi të tokës së tij të shenjtë.
Shqiptarët e Greqisë dhe shqiptarët e tjerë që morën pjesë në Revolucionin Grek, e deshën Greqinë se kishin sakrifikuar për të dhe për popullin grek. Ata i dëshironin atij lirinë. Ata ndiheshin krenarë për kontributin e tyre në pavarësinë e Greqisë, sepse kishin pjesën e tyre të madhe në fitoren e saj.
“Pa mohuar aspak historinë e vendeve të tjera të Ballkanit,- shkruan Prof. Koli Xoxi,- përkundrazi, nuk është në kundërshtim me faktet historike, po të themi se prej shekullit të XV-të deri në fillimet e shekullit të XIX-të, dy kanë qenë epopetë më të mëdha në Ballkan kundër pushtimit osman, ajo e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe lufta për pavarësinë e Greqisë, që çoi në fitore dhe në të cilën, përsëri shqiptarët lozën një rrol të rëndësishëm, dhe e treguan veten si pasardhës të Heroit të tyre të madh, Skënderbeut”.
Kështu do të vepronin më pas edhe shqiptarët e Italisë nën Garibaldin. Si të parët, shqiptarët e Greqisë dhe të dytët, ata të Italisë, donin një atdhe të lirë nga të huajt. Por nga ana tjetër, ata luftuan si shqiptarë, si trashëgimtarë të traditave shpirtërore dhe të historisë së tyre, si njerëz që kurrë nuk e kishin njohur bujkrobërinë, si luftëtarë të pamposhtur për lirinë, për të cilën gjithnjë kanë luftuar e sakrifikuar si trashëgimtarë të epopesë Skënderbeiane. Historiani francez, Alfons de Lamartin, e ngre lartë karakterin dhe historinë e shqiptarëve kur thotë: “E vetmja gjë e patundur për shqiptarët, ishte pasioni për liri. Ky passion është tipari mbizotërues i karakterit dhe burimi i trimërisë së tyre”.
Revolucioni u quajt Greke sepse popullsia e Saj kishte Gjuhen e Saj,Historine (Istoria Greq)Geo-Grafine,Heroizmin etj.
Te ashtuquajturit “Arvanitas” me Emra Greke ishin Greke pamvaresisht se flisnin nje gluhe (Glosa greq) italisht ne shumice qe i thonin popullit ital,mikut,armikut po ashtu nga amico,veres nga vino,pranveres nga primavera,shtetit nga state,qitet nga cita etj nuk kishin Idhea (ide “shqip”) per ndonje komb “Arnaute apo Arvania,Albania).
Kush ishte Orthodhokse e consideronte veten Greke dhe kush u turqizua per 500 vjet nga Epirote e consideronte veten Turk.
Istitucionet deri sa u hap shkolla e pare (open Skolio proto) shqipe me Alfabet Latin ishin Greke dhe Turke per 500 vjet.
Kjo ishte edhe aresyeja qe Rilindasit “Skiptare” si Ismail bej Vlora qe do behej Deputete ne Parlamentin turk,Frashellinjte,Hasane,Tahsimet,Abdullahet (Abdyl “shqip”),Naimet etj shkuan tek Baba i tyre ne vitet 1870!
Kur Revolucioni Greke i Epiroteve,Ilyreve,Maqedhonasve,Ioneve ku eshte sot Turqia kushte dekada qe luftonin per tu Cliruar nga Osmanet barbare.
Kete e perforcon edhe thenia e Konices qe Ne me Mire turq se Italiane.
Cdo te thote kjo?
Te vetequajturit “Skiptare” u mungon nje vegel ne “Tru” qe eshte Aresyetimi.
Kush dhe perse (perke ital) i ndryshuan Topo-Onomat (toponimet) e Vorio Epirit nga Veziret,Pashallaret, Bejleret,Agallaret,Hoxhallaret?
Sepse ishin turq ne Ndergjegje.
Perse nuk u Njoh kjo popullsi nga keta turrq dhe italiane te Papes si Epirote sic pretendojne (pretend angl) per Iroan (hero “shqip”) e tyre Jeorgios Kastriotis?
Bile sipas “historianit ” te famshem Xhufit Jeorgua Orthodhkse d.m.th Greke i Epirit “u Pagezua” katolike per “aresye strategjice”!
D.m.th ndryshoi Kombesine per “aresye Strategice”?
Kaq “Idiote” e considerojne kete popull (popola ital) te Lashte dhe me histori te Lavdishme Greke keta Osmanllinj te Rinj?
Ky i quajtur revolucion grek,,nuk eshte as revolucion,,dhe as grek.Eshte nje rrebelim i shqiptareve te Greqise,i financuar ,i drejtuar dhe frymezuar nga Ali Tepelena. Ali pashai nxiti kete kryengritje per te shpetuar koken,,pa u pregatitur me pare populli shqiptar.Financimet dhe armatimet e popullsise shqiptare te Greqise nga Ali i kursyen komlotisteve te Shoqerise se Miqve dhe Careshes Ekaterine qe i perkrahte pikerisht pjesen me te veshtire te komplotit. Komploti synonte krijimin e shtetit grek ne popullsi,shqiptare,me popull shqiptar,ne truall shqiptAR..Dora qe luajti uret e zjarrit ishte Ali tepelena.
SHQIPERIA ESHTE E MALLKUAR NGA DOBICAT.
Dobici i Hanko kurves dhe Caush Hormoves,,Dobici i Gjylo kurves dhe Halil bej Bymbashit dhe dobici i Shiqere kurves dhe Karaxhicit fundosen fatin e Shqiperise.Edhe ky qe eshte bir dobici eshte,,prandaj per te shpetuar nga mallkimi dobicave duhet qe Parlamenti te vendose me ligj kryerjen e Analizave te ADN per Kryeministrat,se presidentet jane formale.
Populli shqiptar(arberor) ne Greqi eshte i pranishem qe ne fund te Antikitetit,kur turmat e popujve kelte,gjermanike(gote,ostrogote,visigote)kaluan neper token hellenike.Por me te rendat per Helenet e lashtesise qe ruajten besimin pagan,ishin dyndjet sllave me kuc e me mac,qe cfarrosen popullsine helene dhe detyruan ata qe mbeten te emigrojne ne Azi dhe Afriken e veriut.Ishin Arberoret ata qe u pajtuan nga Arhondet Byzantine te mbronin feudet e tyre ne Helladhen e lashtesise.Vulen e shnderrimit demografik te Helladhes e vune Kryqtaret e tre kryqezatave qe kaluan neper Greqi duke sjelle me vete edhe epidemite e t,errshme te koleres dhe murtahjes qe bene kerdine ne popullate.Pas vitit 1204 kur u be kryqezata e fundit, nuk kishte me as Princa byzantine,as perandori byzantine,as Kostandinopoje greko byzantine,,por vetem principata Latine,frenge dhe gjermanike qe ndane token e Helladhes se lashte.Kostandinopoja u be Veneciane..Meqe nuk kishin force punetore dhe bedela per te mbrojtur tokat e Principatave te tyre,princerit kryqtare punesuan arberoret,qe u dynden nga te gjitha viset e Arberise drejt tokave te lira te pricipatave Latine.Tek Arberoret e GreqiseKemi llagape Klemendi nga Kelmendi i Malsise Shkodres,kemi llagape Skuraj nga Mati,Bageri nga Reka e Dibres,Kokalla nha Suli i Camerise,Variboba nga Mallakastra.Sami Frasheri ne kohen e tij e kishte mjaft te qarte gjendjen ethnike ne Greqine e kohes se tij kur thote se 1/3 perbehet nga Shqiptaret.Por Falmejareri qe vizitoi Greqine ne 1840,jep shifren e sakte ne Terren 40% te popullsise perbehet nga Shqiptaret.Shifrat e sotme te Istitutit Zviceran Igenea japin 20%sllave dhe 18% vllehe,kuptohet qe hellene ne Greqi kishin mbetur vetem disa ishuj gjuhesore,qe mund te konsiderohen PAKICA KOMBETARE.
Populli shqiptar qe banonte Greqine ne 1821 e beri te ashtuquajturin Revolucion grek,,qe duhet quajtur Kryengritje shqiptare,sepse ne kete revolucion mungonin greket,padyshim e dhe kapedanet greke.
Por u shfrytezua nga nje kupole grekfolese qe perbehej nga greke te emigruar ne Krime,ne Stamboll dhe prifterinj te manastireve grekomane.Keta ishin greket.Se si u manipulua kryengritje per liri e Shqiptareve,ne nje KOMPLOT ne emer te nje popullsie mjerane,qe nuk perbente as 15% te popullsise,kete shqiptaret e kane te qarte si u manipulua nga nje grusht komunistesh kryengritja per liri ne luf.II bot.por edhe sot,kur Sali Berisha me nje komplot komunistesh pervetesoi rrebelimin e studenteve dhe popullit te Tiranes.
Lacta-sanskr. lactus-lat.Glaukia-ilir.Gluha-shqip,Glych-gjerm.Glosa-greq.
demo = Enver Memishaj kryetar i SHIK në Vlorë në 1997
ke lëvizur nga trut e kokës o plako.
se tani je në pleqëri dhe më duket të ka zën keq.
mos fol shum budallalliqe