Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontrollet në KMACP\Ja kush janë personat që do përfitojnë pensionin e invaliditetit gjatë qershorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kontrollet në KMACP\Ja kush janë personat që do përfitojnë pensionin e invaliditetit gjatë qershorit
EkonomiKryesoreShoqëri

Kontrollet në KMACP\Ja kush janë personat që do përfitojnë pensionin e invaliditetit gjatë qershorit

Published: June 8, 2023
Shpërndaje

 

Edhe gjatë muajit qershor me qindra persona do të kalojnë në vlerësim pranë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMACP), jo vetëm për përfitimin e pensioneve të reja të invaliditetit, por edhe rivazhdimin e atyre ekzistuese.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka detajuar listën zyrtare të 234 aplikuesve që kalojnë për komisionim në KMCAP Epror, për sigurimin e përfitimeve të invaliditetit. Për secilin prej tyre ka përcaktuar datën dhe orën e se kur do të duhet të paraqitet në komision për të kryer kontrollet përkatëse.

- Publicitet -

Sipas kalendarit të përcaktuar, dalja në komision nis në datën 14 qershor. Aplikuesit për këtë lloj pagese do të paraqiten për gjashtë ditë, përkatësisht në datat 14, 15, 16, 21, 22, dhe 23 qershor për të kryer ekzaminimet për përfitimin e pensionit të invaliditetit. Listën e detajuar te personave që do të kalojnë në komision për këtë lloj pagese e gjeni të plotë në vijim të shkrimit, ku për secilin prej tyre, jepet e specifikuar edhe data se kur do të kryejnë ekzaminimet përkatëse. Autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se nëse ata nuk do t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor sipas rregulloreve të përcaktuara, nuk do të mund të marrin, apo rimarrin pensionin e invaliditetit.

Personi që bëhet i paaftë merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arsye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike, si dhe kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin).

Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti, ose edhe pension të pjesshëm sipas kushteve të përcaktuara. Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të Kundër Vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të nivelit të parë, personi mund të bëjë ankim brenda 30 ditëve në Komisionin Epror Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.

Ankimi paraqitet në formën e parashikuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Komisionit Epror është i formës së prerë.

Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 përqind të bazës së vlerësuar neto. Nevoja për kujdesje të vazhdueshme e një personi tjetër përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë. Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti, sipas nenit 35, dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç, ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 përqind të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 përqind.

Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë. Sipas kushteve të vendosura, shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.

 

LISTA E PERSONAVE QË DO TË PARAQITEN NË KMCAP EPROR PËR MUAJIN QERSHOR

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë
  • Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)
  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?