Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Korrupsion me prerjen e paligjshme të druve, SPAK çon për gjykim ish-efektivët e policisë së Elbasanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Korrupsion me prerjen e paligjshme të druve, SPAK çon për gjykim ish-efektivët e policisë së Elbasanit
AktualitetKronike

Korrupsion me prerjen e paligjshme të druve, SPAK çon për gjykim ish-efektivët e policisë së Elbasanit

Published: November 13, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të disa efektivëve të policisë së Elbasanit, pasi akuzohen për korrupsion në lidhje me prerjen e paligjshme të druve. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasve Zenel Taragjini dhe Lirian Taragjini iu është bllokuar nga policia një makinë me dru zjarri.

Shtetasi Lulzim Hasa, në rolin e sekserit ka ndërhyrë duke iu premtuar lirimin e makinës me dru për 30 mijë lekë të reja me ndërhyrje te dy OPGJ-të, Çelnik Toska dhe Sefer Shuka. Por paratë nuk janë dhënë dhe as janë marrë.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal nga BKH, janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Çelnik Toska dhe Sefer Shuka në detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si dhe shtetasi Lulzim Hasa, kanë marrë në disa raste nga shtetasit Zenel Taragjini dhe Lirian Taragjini, përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

- Publicitet -

 

NJOFTIMI I PLOTE 

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 19.10.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale me Nr. 187 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve Ç.T, L.H, S.Sh, L.T dhe Z.T.
  2. Në seancën e datës 13.11.2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 104 Regjistri Themeltar, datë 13.11.2023 vendosi:
  3. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  4. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 187 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:
  • Ç.T, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funskionarëve të tjerë të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ҫ i Kodit Penal;
  • Lulzim Hasa, i cili akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katër i Kodit Penal;
  • Sh i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
  • T, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funskionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 319 e 25 dhe 245/1 paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal;
  • T, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funskionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 319 e 25 dhe 245/1 paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal;
  1. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.
  2. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?