Një numër zyrtarësh të lartë ukrainas kanë dhënë dorëheqjen dhe disa të tjerë janë shkarkuar nga Presidenti urkainas, Volodymyr Zelensky mes një skandali korrupsioni në rritje të lidhur me prokurimin e furnizimeve të kohës së luftës, në ndryshimin më të madh të qeverisë që nga fillimi i pushtimit rus.
Gjatë fjalimit të tij të natës të hënën në mbrëmje, Zelensky njoftoi se po i ndalonte zyrtarët qeveritarë të udhëtonin jashtë vendit për çdo gjë, përveç biznesit zyrtar, dhe tha se do të bënte “ndryshime personeli” në ditët në vijim.
Njoftimi erdhi pas arrestimit të dielën e Vasyl Lozynskyy, ministri në detyrë për zhvillimin rajonal. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës ka akuzuar Lozynskyy për marrjen e 400,000 dollarëve në “përfitime të paligjshme” për lehtësimin e kontratave, duke përfshirë gjeneratorët e energjisë, një çështje e ndjeshme në një vend për të cilën po luftohet për të përballuar temperaturat e ngrira dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike të shkaktuara nga Rusia. sulme në infrastrukturën e saj.

Edhe në kohë lufte nuk e ndalin korrupsionin. Hjduti nuk heq dorë. Gjynah për atë popull.
Udheheqesit jane produkt i atij populli dhe e meritojne, pune lindoresh e njejta semundje ka zene edhe BE parlamentare dhe drejtues te KE dhe Ameriken (arrestimi i nje shefi te larte te FBI)
Ja pra deshmia e gjalle e eksportimit te demokracise nga Amerika dhe BE.
Keta hajdute qeveritare te Ukraines qe i drejton lolo i cirkut Zelensky vjedhin pa pike turpi ndihmat qe u afron Amerika 65 miliarde dollar dhe Perendimi me miliarda euro.
Keta hajdute te Zelenkyt nuk kane asnje dallim nga hajdutet e Afganistanit ku ish Presidenti i vene nga Amerika vodhi aq shume sa helikoteri nuk i mbante dot te gjitha thaset me miliona dollar dhe arin duke i lene ne aeroport ku rane ne duart e talibaneve bashke me miliardat e armative.
Pas mbarimit te luftes ne Ukraine, rreziku per Europen do te vije prej armeve dhe pajisjeve moderne qe Perendimi po jep atje, ndonese me te drejte.
Por nje pjese te tyre trafikantet ruso-ukrainas e ballkanas do te perpiqen ta shfrytezojne e hedhur ne tregun e zi, sikurse ndodhi ne Ballkan apo ne Lindje pas renies se sistemit te vjeter.
Padyshim qe Europa perendimore, e perfshire ne ethet e armatimit, nuk do te mbetet pas, si nje treg i afert e me para.
Kjo ndoshta do te ishte fusha ku Perendimi mund te punoje gjate kesaj lufte, per te mos korrur nje fitore si e Pirros.