Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova dhe Serbia – pa përparim në bisedimet për dinarin serb
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova dhe Serbia – pa përparim në bisedimet për dinarin serb
KosovëLajmi i fundit

Kosova dhe Serbia – pa përparim në bisedimet për dinarin serb

Published: March 25, 2024
Shpërndaje

I dërguari evropian Miroslav Lajçak tha se javën e ardhshme në Bruksel pritet vazhdimi i bisedimeve Kosovë – Serbi për çështjen e përdorimit të dinarit serb. Zoti Lajcak takoi të hënën kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar propozimet për gjetjen e një zgjidhjeje për personat e prekur nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme.

“Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme”, shkroi zoti Lajçak.

Takimi i sotëm ishte vazhdim i takimit të së martës së kaluar kur palët u zotuan të dalin më propozime të reja për zgjidhjen e situatës së krijuar pas rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

- Publicitet -

Rregullorja që ka hyrë në fuqi me një shkurt, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi.

Kyenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, tha se dallimi ndërmjet propozimeve të palëve është shumë i thellë, prandaj pati një pajtim për një takim të radhës për të parë nëse ka mundësi afrimi drejt një zgjidhjeje.

“Mendoj që pala jonë ka nxjerrë një propozim shumë konstruktiv që mundëson që mbështetja financiare të shkoj te përdoruesi final pra pa u lënduar në asnjë moment rregullorja e Bankës Qendrore dhe korniza legjislative e vendit tonë”, tha ai.

Zoti Bislimi tha se janë duke kërkuar një zgjidhje siç tha praktike që nuk ka simbolikë, në mënyrë që të mos dëmtohen qytetarët, ndërsa shprehu bindjen se një zgjidhje është e mundshme. “Mendoj që është shumë lehtë, vetëm duhet vullnet politik i të dyja palëve”, tha zoti Bislmi

Kryenegociatori serb Petar Petkoviç, tha se propozimi i Serbisë është i baraspeshuar dhe merr parasysh interesat e popullit serb në Kosovë ndërsa sipas tij Prishtina nuk bëri asnjë hap drejt kompromisit.

“Kjo është ajo që më shqetëson më shumë. Nuk e di se në cilin drejtim do të shkojë dialogu. Më shqetëson pozita dhe e ardhmja e popullit serb në Kosovë, kur e shihni se nuk ka vullnet politik nga ana tjetër për të arritur një zgjidhje”, tha zoti Petkoviç duke nënvizuar se Serbia do të vazhdojë të negociojë me gjithë fuqinë e saj për të arritur një zgjidhje.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur paqen dhe popullin tonë në Kosovë, të cilit po i shkelen të drejtat e njeriut dhe pengohen të marrin pagat, pensionet dhe përfitimet sociale për shkak të Prishtinës dhe (Albin) Kurtit”, tha ai.

Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.

Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se mungesa e bashkërendimit nga qeveria e Kosovës lidhur me këtë çështje ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive.

Qeveria e Kosovës ka përsëritur se rregullorja e Bankës Qendrore është e panegociushme ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët serbë që përballen me probleme për të marrë pagesat nga Serbia.

Kryetari i parlamenti të Kosovës Glauk Konjufca tha sot se qëndrimi i qeverisë është i qartë.

“Sa i përket kësaj se çfarë pasoja ka shkaktuar ajo, ato mund të adresohen secila në mënyrë të veçantë, sa i përket jetës praktike se si funksionon komuniteti serb atje, pagat, benefitet, pensionet, ato mund të gjendet ndonjë zgjidhje si të paguhen e kryhen këto, mirëpo a do të kthehet sërish dinari si çështje e valutës të transaksionit të Republikës së Kosovës unë nuk besoj që ka kthim mbrapa më”, tha zoti Konjufca.

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha javën e kaluar se shpreson që qeveria e Kosovës do të marrë veprime në ditët në vijim që janë në përputhje me kërkesat e këtij komuniteti, përfshirë rregulloren e Bankës Qendrore për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa të gatshme në Kosovë ndërsa theksoi se miqtë e Kosovës duan që kjo rregullore të rishqyrtohet.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  • Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, plagosen pasagjerët

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?