Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova mbyll dy institucione serbe në veri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova mbyll dy institucione serbe në veri
KosovëLajmi i fundit

Kosova mbyll dy institucione serbe në veri

Published: January 8, 2025
Shpërndaje

Policia e Kosovës më 8 janar mbylli Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të “aktiviteteve të paligjshme”, si dhe kompaninë sigurimesh nga Serbia – Dunav Osiguranje, për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë.

Lista Serbe njoftoi se me mbylljen e Administratës Tatimore, 80 punëtorë “kanë mbetur në rrugë”, dhe e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po vazhdon fushatën zgjedhore “në kurriz të popullit serb”, para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se për rastin e Administratës Tatimore është informuar prokurori kujdestar dhe se punonjësve u është lejuar të marrin vetëm sendet e tyre personale.

- Publicitet -

Ndërsa, lidhur me kompaninë sigurimesh, ai tha se policia në këtë aksion asistoi zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, dhe se prokurori e cilësoi rastin si “shpërdorim të veprimtarisë ekonomike”.

Dunav Osiguranje është një shoqëri aksionare nga Serbia, e cila ofron mbi 100 shërbime në fushën e sigurimeve të jetës dhe të pasurisë. Në faqen e saj zyrtare, në listën e adresave të degëve përfshihet edhe ajo në Mitrovicën e Veriut, në veri të Kosovës.

Mbyllja e tyre është vazhdim i aksioneve për mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, të cilat autoritetet zyrtare të Prishtinës i konsiderojnë “të paligjshme”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se “aktiviteti ilegal i Agjencionit Tatimor të Serbisë do të hetohet nga të gjithë mekanizmat tanë institucional, ndërsa ne do të vazhdojmë të luftojmë çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve tona”.

“Ky institucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës. Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësishtë i ndaluar për këdo që e zhvillon atë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Lista Serbe njoftoi se gjatë ditës do të bisedojë me punonjësit e Administratës Tatimore dhe për mundësitë e ndihmës dhe mbështetjes.

“Asnjëri prej tyre nuk do të mbetet pa paga dhe të ardhura dhe ekzistenca e tyre do të mbetet e siguruar”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Kosova filloi mbylljen e institucioneve serbe në janar të vitit 2024 dhe deri më tani janë mbyllur një numër komunash paralele serbe në Dragash, Suharekë, Prizren, Rahovec, Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Gjithashtu, janë mbyllur edhe Posta e Serbisë në veri të Kosovës, Thesari i Bankës Kombëtare të Serbisë në Leposaviq, Banka e Kursimeve Postare, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale në Vushtrri, Drejtoria e Urbanizmit, Drejtoria e Hapësirave të Banimit dhe Biznesit dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore në Mitrovicën e Veriut.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një adresim publik në mes të shtatorit të vitit të kaluar, tha se me mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë, rreth 5.800 persona kanë mbetur pa vendet e tyre të punës, por se ata do të vazhdojnë të marrin paga.

Serbia refuzon të shuajë institucionet e saj për territorin e Kosovës dhe shumicën prej tyre i ka zhvendosur pranë pikave kufitare nga ana serbe.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • prec ulaj says:
    January 8, 2025 at 3:50 pm

    Detyra e cdo Kryeministri te kosoves, eshte te njohi Kosoven ne OKB, ta bej shtet, jo te merret me gardhet , apo licensa berberesh.
    Kjo i jep shans Serbise ta trajtoj problemin si shtypje, diskriminim i pakices Serbe ne Komunat Serbe.
    Kuptohet qarte qe Albini e ben kete veprim te panevojshem sot per fushate elektorale, ti tregoj cfare muskujsh ka, gjoja do vendosi rregullin kudo, edhe ne komunat Serbe.
    Nderkohe Kosova eshte under sanksione, Amerika eshte mosbesuese, e ka abandonuar Kosoven.

    Reply
  • Edi says:
    January 8, 2025 at 4:05 pm

    Sa gabim te rende ka bere Policia Kosoves qe para se ti mbyllte ato institucione serbe ne veri te Kosoves, nuk i ka marre leje fillimisht ketij shokut Perc ulajt matane kufirit!

    Reply
    • prec ulaj says:
      January 8, 2025 at 4:27 pm

      Nga keto veprime te papjekura kalamajsh nuk po merr asnje lloj ndihme nga EU, asnje investim, dhe sot qendron pa drita ne mes te dimrit.
      Ekonomia e Kosoves eshte ne grope, Albini i dha 100 Euro per Vitin e ri per te fituar zgjedhjet.
      Mbas 9 Shkkurtit, do e kuptojne qytetaret ke kane votuar, vitet e ardhshme do jene me sanksione me te forta kunder Qeverise Kosoves.
      Kosova nuk do i hapet asnje dere e Amerikes, per sa kohe ne Qeveri eshte Albin Kurti.
      Kete gje e ka kuptuar Vjosa Osmani, ndaj beri ate kritike te hapur kunder Albinit ne Parlament.
      Izolimi i Kosoves nuk eshte zgjidhje, eshte rruge qorre per tiu bashkuar Serbise.

      Reply
  • demo says:
    January 8, 2025 at 4:33 pm

    Ore prec.Kosova eshte shtet,,Serbia vjel taxat,tatimet,energjine elektrike,qe keta kane qe ne 1999,qe ja paguajne Serbise. Kosova merr borxhe per te mbajtur Mitrovicen me Energji,Keta ja paguajne leket Serbise.

    Reply
    • prec ulaj says:
      January 8, 2025 at 4:50 pm

      Energjine ja jep Albini falas prej 4 vjetesh pakicave Serbe.
      Menyra si kerkon te ushtroj Albini ne Pakicat Serbe, tingellon si zhurme per te dhene aresye Vucicit te sulmoje qeverine e Kosoves per represion te Serbeve atje.
      Ne kete menyre fiton pike edhe Vucici, edhe Albini.
      E vetmja qe humbet eshte Kosova, qe vazhdon te izolohet me shume nga aleatet Amerike dhe BE, perdite po e mbyt erresira nga bllokimi i projekteve.
      Albini po te mos kishte qene kryeminister, Amerika do e shpallte menjehere non-gratta, ai po saboton cdo aleance.
      Percarja qe ka futur Albini midis Shqiptareve ne Maqedoni, Presheve, Tuz, po shkaterrojne Shqiptaret, ata perfaqesohen gjithmone e me pak ne institucione, ne Parlament, Bashki.
      Albini eshte katapultuar ne ate detyre per qellime Antishqiptare, te cilat po i arrin.

      Reply
  • Ylli says:
    January 8, 2025 at 4:38 pm

    Lereni rehat “perc ulaj” ta shohe Kosoven nga aty ku rri strukur, nga verra e by…Edi Rames! E ka zgjedhur vete ate rrenze e nuk luan qe andej pavaresisht veshtiresise ne frymemarrje…

    Reply
    • prec ulaj says:
      January 8, 2025 at 4:53 pm

      Nuk eshte problemi ku qendroj apo marr fryme une.
      Ti duhet te diskutosh cfare qendrimi ke per kete ceshtje?
      E kupton qe nuk ke nivel? Je pijetar kafeneje, per ndonje qyl, se dukesh qe as lek nuk ke.

      Reply
  • Mollosi says:
    January 8, 2025 at 6:14 pm

    Komentuesi Prec Ulaj ka plotesisht te drejtë!

    Reply
  • Mollosi says:
    January 8, 2025 at 8:54 pm

    Komentet e z. Prec Ulaj jane objektive.

    Reply
  • demo says:
    January 8, 2025 at 8:59 pm

    Dmth,Ti thua qe Kryeministri Kosoves te lejoje,qe Taksat dhe Tatimet e shtetasve te Kosoves(me origjine serbe),te paguhen ne Zyrat e Serbise.Po cfare do te ndodhte sikur Kosova te hapte ne Presheve Zyra per vjeljen e Tatim Taxave te shqiptare\ve?
    Kete as nje Evropian,as nje Amerikan nuk mund ta justifikoje,jo me nje shqiptar.
    Teorite konspirative per Aleance te Kurtit me Vucicin,si percares te shqiptareve,,Une Aleat te Serbise dhe Vucicit shoh ATE,qe ja Ofroi Gratis Associacionet Kosoves,pa ja kerkuar kush,,ATE,qe i beri presion Kosoves te dorzoje Mitrovicen,gjoja ne kembim te Presheves,,Se do skuqej Serbia nga turpi i te perndershmit dhe do ta dorzonte vertet presheven!!!!!!!!!!!!!!!
    Albin Kurti Po mbron Heroikisht Integritetin Territorial te Kosoves.PA ASSOCIACIONE.Po duron Presionin e Serbise,Presionin e Rusise,Presionin e BE qe duan te bejne Kurban Kosoven,per te shpetuar Ukrainen.Gjoja NE jemi Parimore.
    Albin Kurti ka bere Shtet.Para Albin Kurtit Policia Kosoves nuk hynte dot ne Mitrovice e jo me ne Zvecan,Leposaviq,e jo me te asgjesonte terroristet serbe te ar,atosur me armet e Serbise.
    Cfare te djeg ty mor Prec Ulaj?Te dhimbsen Terroristet e Radoicicit?Kjo eshte Teoria jote Konspirative?

    Reply
  • demo says:
    January 9, 2025 at 5:49 am

    Qe shkjete marrin nofka malokesh,qe Nesti Angoni behet edhe Prac Ulaj, behet edhe Dede,edhe Vlonjat,edhe Rrok,Frrok.,si u be Myladin Popovic,shoku Ali,….Dushan Mugosha,,shoku Sale,kjo eshte 80 e ca vjet e vjeter.Rendesi ka qe Shteti Kosoves te kontrolloje cfare Radoicici hyn nga Serbia dhe cfare Nashke hyn nga Shqipria,,se jane me te rrezikshem keta te shqiprise.
    Deeeeren ko0kes Albin,se Ty te kemi..Na duhet Mandati Jot ne keto zgjedhje,per te shpetuar Kosoven.

    Reply
  • Mirditor says:
    January 9, 2025 at 7:44 am

    Nuk ka mundesi te jesh Shqiptar ti Preç, qe flet në kete menyre per Shqiptaret dhe Albin Kurtin. Nga logjika jote kuptohet dhe duhet te jesh ndonje Serb, ose strukture sigurimi e tyre , qe thjesht perdor si mburoje kete emer , per me ngaterru e perqa Shqiptaret. Kam nje pyetej per Ty Preç(Preçiq). Po te ishe ti në vend te Albinit si do te veproje? do ti lije keta bastard Serb qe kane perdhunuar vajza , gra e djem te ri në Kosove , kane pre, e therë foshnje në barkun e nënes dhe ne djep, kane vra e zhduk Shqiptar Kosovar tash 200 vjet, kane kryer krime kunder njerezimit ndaj Shqiptareve, kane kryer genocid.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?