Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova ndalon një pjesëtar të Policisë së Serbisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kosova ndalon një pjesëtar të Policisë së Serbisë
AktualitetKosovë

Kosova ndalon një pjesëtar të Policisë së Serbisë

Published: November 2, 2025
Shpërndaje

Autoritetet kosovare e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Serbisë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – i cili lidh dy vendet – nën dyshimin për import të paautorizuar të municionit dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese.

Policia e Kosovës nuk e bëri të ditur emrin e të arrestuarit, por tha se ai është shtetas i Kosovës dhe Serbisë dhe u arrestua të shtunën në mëngjes. Ai u dërgua në mbajtje derisa autoritetet po kryejnë hetim ndaj tij.

Në raportin e saj të përditshëm të dielën, Policia e Kosovës tha se në veturën e policit të dyshuar, me targa serbe, gjeti dhe konfiskoi 51 fishekë, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinarë serbë.

- Publicitet -

“Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e Policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së Policisë Serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB”, thuhet në njoftim.

Arrestimi i tij vjen disa muaj pasi Kosova i dëboi nga vendi dy pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nën dyshimin për cenim të sigurisë kombëtare, si dhe ua ndaloi hyrjen për pesë vjet në qershor.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha asokohe se në përgjithësi Kosova kishte dëbuar 11 serbë të Kosovës që janë pjesë e Policisë Serbe. Megjithatë, autoritetet kosovare nuk kanë bërë të ditur se sa pjesëtarë të MPB-së serbe janë dëbuar deri më tani.

Ndërkohë, edhe vetë Serbia ka arrestuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, më rishtazi, policin Arbnor Spahiu, i cili po mbahet në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, që nga 9 qershori.

Serbia e akuzon Spahiun se ka kryer “vrasje të rëndë” në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Por, Policia e Kosovës ka konfirmuar se Spahiu atëkohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 27 tetor 2026
  • Fatos Tarifa: Autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme
  • ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  • Botën e ndryshojnë idetë, jo paratë: Çfarë i mëson Beogradi Tiranës
  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë

Komentet e Fundit

  1. Nje student protestues on CNN përmbledh arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. https://korean.cableavporn.com/ on VIDEO: Rama publikon të kaluarën e disa personave të qëmtuar në protestat kundër tij
  4. anti25642654censurë on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  5. anti25642654censurë on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?