Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova nuk po bën mjaftueshëm për ta zvogëluar varësinë nga thëngjilli (sipas një raporti)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kosova nuk po bën mjaftueshëm për ta zvogëluar varësinë nga thëngjilli (sipas një raporti)
AktualitetKosovë

Kosova nuk po bën mjaftueshëm për ta zvogëluar varësinë nga thëngjilli (sipas një raporti)

Published: November 27, 2023
Shpërndaje

Kosova, si dhe dy vendet e tjera të Ballkanit Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta zvogëluar varësinë nga thëngjilli dhe për ta ulur emetimin e gazrave serrë në atmosferë, sipas një raporti të Rrjetit për Veprim Klimatik (RRVK).

Raporti i koalicionit joqeveritar evropian, i cili i lufton ndryshimet klimatike, thekson se Kosova, Serbia dhe Bosnja nuk i kanë përmbushur synimet e caktuara në Planet Klimatike dhe Energjinë Kombëtare (PKEK), si dhe kanë bërë përpjekje të vogla për të krijuar strategji konkrete për ta hequr nga përdorimi thëngjillin.

“Varësia e vazhdueshme në thëngjill të vjetruar dhe joefikas e pengon tranzicionin e shumënevojshëm në burime të energjisë së ripërtëritshme në rajon. Kjo e minon fizibilitetin e zbatimit të politikave çmimore të karbonit, të cilat nuk adresohen siç duhet në PKEK”, thuhet në raport.

- Publicitet -

Në Kosovë, PKEK-u nuk ofron një strategji gjithëpërfshirëse për heqjen nga përdorimi të linjitit, një thëngjill i butë që Kosova ka shumë, ndërsa pritjet janë që termocentralet të mbeten në punë përtej vitit 2040, thuhet në raport.

“Kjo mungesë e strategjisë nënvizon një mungesë të madhe të përkushtimit të Kosovës për dekarbonizim”, sipas raportit.

Bosnja, vendi i vetëm i rajonit që eksporton rrymë, e prodhon 60 për qind të rrymës përmes termocentraleve me thëngjill dhe pjesën tjetër përmes hidrocentraleve. Kosova dhe Serbia e prodhojnë 90 për qind dhe 70 për qind, përkatësisht, të rrymës përmes termocentraleve me thëngjill, ndërsa pjesën tjetër përmes hidrocentraleve dhe centraleve solare dhe të erës.

Raporti theksoi se, derisa Kosova dhe dy vendet e tjera të Ballkanit kishin theksuar në planet e tyre synime të përgjithshme për të kaluar në energji të gjelbër, duke u zotuar për ndaljen e investimeve në prodhimin e rrymës përmes thëngjillit, ato dështuan të ofronin të dhëna të hollësishme për shkallën e kapacitetit dhe strategjitë e futjes së energjisë së ripërtëritshme në rrjet.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Berisha në SPAK, do të pyetet për kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka
  • Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales nuk gjendet në banesë
  • Sot ndeshja Shqipëri-Finlandë, nga ora 17:00 bllokohet qarkullimi në disa rrugë
  • Indeksi i Pasaportave të Lumtura 2026, cilat janë 10 vendet e para në renditje
  • Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  2. BALLKANI I 100 UJQËVE on Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  3. Anonymous on Tragjedi në Nju Jork: Shembet pallati trekatësh në Brooklyn, ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
  4. FEMRA KUNDËR FEMRËS on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  5. Emigranti on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?