Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosovë, 8 marsi shënohet me thirrje për drejtësi dhe barazi për gratë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kosovë, 8 marsi shënohet me thirrje për drejtësi dhe barazi për gratë
AktualitetKosovë

Kosovë, 8 marsi shënohet me thirrje për drejtësi dhe barazi për gratë

Published: March 8, 2024
Shpërndaje

Qindra gra parakaluan në qendër të Prishtinës të premten duke protestuar kundër dhunës në familje dhe padrejtësisë ndaj grave.

Me thirrjet “Sot marshojmë, përditë luftojmë” dhe “Drejtësi për gratë e vrara”, protestueset hodhën bojë të kuqe në ndërtesat e policisë dhe prokurorisë për të shprehur shqetësimin e tyre me shkallën e lartë të dhunës ndaj grave në Kosovë dhe trajtimin e rasteve të dhunës nga sistemi i drejtësisë në vend.

Dhuna ndaj gruas shënoi ngritje gjatë vitit që e lamë pas në Kosovë. Sipas autoriteteve 3 gra u vranë ndërsa mbi dy mijë të tjera ishin viktimë e dhunës në familje përgjatë vitit 2023. Nga viti 2010 deri në nëntorin e vitit 2023, në Kosovë janë vrarë 55 gra.

- Publicitet -

Një nga organizatoret e këtij parakalimi, Fleta Qetaj, i tha Zërit të Amerikës se mungesa e ndëshkimeve të duhura po inkurajon autorët e dhunës ndaj gruas në Kosovë.

“Vrasjet e grave dhe rastet e dhunës me bazë gjinore nuk po trajtohen me pëparësi nga institucionet e drejtësisë por as nga vet shteti. E kemi tash rigjykimin e rastit të vrasjes së Marigona Osmanit, i cili n aka shqetësuar të gjithëve për shkak se në njëfarë forme gjykata tha se vrasja e saj ndoshta nuk ka qenë mizore edhe u fol më shumë për motivin e xhelozisë sesa për mizorinë nëpër të cilën ka kaluar Marigona. Për ne është e papranueshme të tejkalohet kjo ngjarje dhe njëkohësisht është e papranueshme që të trajtohen rastet e vrasjes së grave dhe vajzave në këtë formë”, tha ajo.

Policia nuk lejoi pjesëmarrësit e parakalimit të futen në oborrin e qeverisë. Veprimtarja për të drejtat e gruas, Bjeshkë Guri, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se ky veprim është tendencë për të heshtur angazhimin feminist në Kosovë.

“Ka dalur kordoni policor dhe nuk na ka lejuar të lexojmë fjalimin e përvitshëm që ndodhë brenda oborrit të qeverisë. Këtë ne e shohim si tentativë për heshtje të rezistencës feministe në Kosovë prej qeveritarëve dhe gjithashtu edhe një herë dështim institucional për të marrë përgjegjësinë për gjithë këto padrejtësi që po ndodhin në vendin tonë”, tha ajo.

Dhuna ndaj gruas mbetet ndër shqetësimet kryesore të veprimtarëve për të drejtat e grave në vend, krahas problemeve si mungesa e pavarësisë ekonomike të grave dhe pjesëmarrja ende e ultë e tyre në jetën publike.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?