Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një bust Enver Hoxhës në Palorto?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Një bust Enver Hoxhës në Palorto?
HistoriLajmi i fundit

Një bust Enver Hoxhës në Palorto?

Published: November 6, 2023
Shpërndaje

Nga Sefer Pasha

Botuar në DITA

Recitimin e një poeme epike nga Edi Rama në Derviçan të Dropullit në ceremoninë e përurimit të bustit kushtuar figurës së Kostandin Micotaqis zgjoi në imagjinatën time një kohë tjetër. Isha pa vënë brisk në faqe kur më caktuan të drejtoja shërbimet në Kakavijë. Nuk kishte shumë kohë që kishte dështuar Junta Ushtarake dhe në horizontin e Greqisë së re ishin shfaqur dy figura të shquara: Andreas Papandreu dhe Kostandin Micotaqis. Propaganda komuniste i demaskonte ata që të dy si “Monarkofashist”. “Ziqi” (kandari) komunist në Shqipëri anonte nga Papandreu. Çoç thuhej ndonjë fjalë e mirë për të.

- Publicitet -

E mbaj mend asohere si të ketë ndodhur sot kur në zyrën time erdhën dy oficerë të Zbulimit të Jashtëm të Shqipërisë. I kundrova. Në fshatin Kakavijë qarkullonte një kasetë ku ishte regjistruar një fjalim i Papadhopullit që nga burgu ku ai vuante dënimin e përjetshëm si përfaqësues i kolonelëve të zinj. Si Sigurimi i Shtetit dhe Zbulimi i Jashtëm e kërkonin me çdo kusht këtë kasetë. Thuhej se e kishte futur agjentura nëpërmjet kufirit tokësor.

Mua nuk m’u duk ndonjë gjë e madhe dhe nuk ua u vara fort oficerëve të Zbulimit të Jashtëm. Nëpër duar kishim probleme më të mprehta. Asfalia greke kërkonte të hidhte në erë postën kufitare të Kakavijës. Por gjatë bisedës oficerët e Zbulimit të Jashtëm dolën dhe në një temë tjetër. Pas ndonjë ore në postën kufitare greke do të vinte pa bujë Kostandin Micotaqis, i cili po bënte emër në politikën e re greke. Zbuluesit i bënin një përshkrim të hatashëm figurës së Micotaqit. Ata tregonin se Micotaqis ishte shumë sharmantë e larg silogjizmave. Në qarqet greke thuhej se mendja e tij ishte e pashkatërrueshme e me një gjenetikë të veçantë. Jetën e tij e mbulonte një tis misteri me plot ulje dhe ngritje. Pas juntës së kolonelëve të zinj Micotaqis pruri risi në politikën e Greqisë bashkë me kundërshtarin e tij Andrea Papandreu.

Figurën  dhe talentin e  tij kapriçioz, margjinal e narcisist në politikë idhnakët e kishin intriguar, sterrosur, çuçurisur, rrëzëllitur, mugulluar, burgosur, traumatizuar, izoluar, satanizuar, syrgjynosur, demonizuar, muruar, rrëgjuar e çartallosur. Në burgjet greke Micotaqis e kishte zmbrapsur vdekjen me kosto të lartë si një çengel që e di vet ku varet.  Ai si goxha qibar e si superyll që ishte, kishte kaluar në një shumësi realitetesh. Vuajtjet e tij nuk kishin të përshkruar. I kishte përballuar me energji hyjnore dhe e kishte marrë statusin e legjendës. Ishte tipik profetik. Njeri i sfidave dhe i majave universalisht. Në të gjitha kalvaret e vuajtjeve ai qe ligjbërës i fatit të vet. U habita kur zbuluesit më thanë se Micotaqis ishte dhe njeri i artit. Lexonte letërsi pambarim që nga koha e Homerit. Shkruante ese dhe ishte një politikan modern.

Kundërshtar i tij politik ishte Andreas Papandreu. Ai qe i pamposhtur. Zbuluesit që nuk udhëtonin kurrë me avion dhe as me autobus në drejtim të Athinës nxorën nga çanta një shishe konjak “Metaksa”. E kishin blerë në Janinë. Filluan të pinin. Unë u çudita kur ata para gotës së konjakut grek thanë se Micotaqis ngjante me shokun Enver. Si guxojnë thashë unë që të bëjnë këtë krahasim. Por nuk fola. Njëri prej tyre futej në zyrën e Enver Hoxhës në Komitetin Qendror. Ai ishte me aftësi proverbiale. Thuhej se kishte përcjell për në Greqi Cufe Mullain dhe shkrimtarin Bilal Xhaferi.

Njërin nga kufiri i Gjirokastrës dhe tjetrin në të Sarandës. Por siç më thoshin kolegët e tij ai ishte një thesar më vete. Zbuluesi i thoshte kolegut të tij se Miciotaqis dhe Enver Hoxha kishin pika të përbashkëta. Unë e kundërshtova. Micotaqin e kanë futur në burg. Yllit natyral Enver Hoxhës nuk i është qasur njeri. Zbuluesit me shumë terezi mundoheshin që të më bindnin që  unë të kuptoja “demokracinë” dhe “diktaturën”. Ishin dy gjëra skajshmërisht të ndryshme. Si demokrati dhe diktatori në zhargonin e tyre ishin nga i njëjti zjarr që nuk u dukej tymi. Nuk doja të merresha me ta. Le të ishte Kostandin Micotaqis klasiku i demokracisë dhe një ortek që kishte ecur dhe në të përpjeta.

Për mua Enver Hoxha ishte dragua. Nuk doja të dëgjoja asnjë fjalë të mirë as për Micotaqis dhe as për Papandreun. Enver Hoxha ishte personazh mitologjik në shkallën sipërore dhe pikë. Kurse Micotaqis ishte anonim pavarësisht nga qasjet filozofike. Le të broçkulliste koloneli në rrafshet më sipërore duke e shënjtëruar atë sikur ai të ishte si një qiell pa skaj.

Koloneli i Zbulimit të Jashtëm kishte një të qeshur vezuvjane. Mua më ironizonte që ngrija në qiell Enver Hoxhën dhe nuk lija fjalë të keqe pa thënë për Kostandin Micotaqis. Ç’më duhet thashë me vete. Nuk e zgjata. Koloneli ishte një legjendë e muzë me vete. Thuhej se kishte një familje të dytë në Athinë. Një çantë ngjyrë dhelpre e mbante plot e për plot me dollarë.

Në një takim me bashkëpunëtorët e zbulimit nga Greqia me qëlloi që të marr pjesë. Takimi u zhvillua në tokën e Greqisë. Aty pata fatin që të bisedoj dhe me një kushëri të Papandreut të cilin e paguante Zbulimi i Jashtëm i Shqipërisë. Bashkëpunëtorët grekë dhe shqiptarë i rrinin sus kolonelit supermen, që me elastiticitet të mahnitshëm e ndante jetën midis Athinës dhe Tiranës. Frutat e detit erdhën me frigorifer që nga Saranda. Ishte hera e parë që haja karkaleca deti në mes derrrave të egër, që përtypnin lënde afër nesh.

E ndërpreva bisedën. Fiks sipas orës që tha koloneli mbërriti makina e Kostandin Micotaqis. Ata qenë një grup. Që nga zyra ime, që në fakt ishte një kullë ngujimi e me dritaren në formën e frëngjisë ne filluam të vështrojmë me dylbi. Unë nuk e dalloja dot Micotaqisin, i cili siç tha Koloneli ai kishte ardhur në Janinë për fushatën e zgjedhjeve.

Pas pak Koloneli më urdhëroi që të shkoja tek porta me tela me gjemba. Ishte e vetmja ku kalohej për në Greqi. Sipas porosive të Kolonelit unë nuk do të bëja asnjë veprim. Vetëm do të shikoja se çfarë do të bënte Micotaqis. Ashtu bëra. Dhe grupi që shoqëronte Micotaqisin u afruan tek porta me tela. Me sa pashë ishte një veprim kureshtarësh. Unë ia ngula sytë grupit, por nuk e dallova dot se cili ishte midis tyre Kostandin Micotaqis pas të cilit qe çmendur Koloneli i Zbulimit të Jashtëm të Shqipërisë. Kushedi Miciotaqis mbase i kishte bërë ndonjë trukim fytyrës.

Grupi i Micotaqis nuk u vonua. Ata u hipën dy makinave dhe u larguan në drejtim të Janinës.

Të gjitha këto detaje i solla në mendje në fshatin Derviçan përpara bustin të Kostandin Micotaqis, i cili qe inauguruar një javë më parë. Përpara Derviçanit kisha qenë në Kakavijë, e cila është “Meka” ime. Me t’i hedhur sytë tek busti sikur u emocionova. Për çudinë time busti i Micoaqis ngjate me një nga bustet e Enver Hoxhës të punuar mjeshtërisht nga Odhise Paskali.

Të jetë rastësi kjo ngjashmëri thashë me vete. Nuk përgjigjesha dot. Kostandin Micotaqis dhe Enver Hoxha kishin përshkruar udhë të ndryshme me kahe të kundërta. Pasi u mendova pak thashë se unë e mbase e kisha gabim.

I erdha rrotull bustit të Kostandin Micotaqis dhe vështrova nga mali i Buretos. Si një rrufe në qiell të pastër një tjetër mendim më ngacmoi. Dhe aty për aty gati thirra me zë të lart: Në bronx Micotaqis mbase ngjan me Enver Hoxhën. Njerëzit ngjajnë me njëri – tjetrin kur janë gjallë. Nuk kemi pse të çuditemi kur ata ngjajnë në vepra arti siç është busti i Kostandin Micotaqis në Derviçan të Dropullit. Por në jetë ata kanë qenë të ndryshëm. Dhe sytë ia ngula fabrikës së Glinës.

Kur shërbeja në Kakavijë erdhën specialistët gjermanë dhe bën rikonstruksionin e gjithë fabrikës. Specialistët gjermanë për gjithçka informacionet i përcillnin në qeverinë e shtetit gjerman. Nuk vonoi dhe qeveria gjermane i kërkoi shtetit shqiptar që ta blinte fabrikën e Glinës me të gjithë truallin ku ajo qe ndërtuar. Kjo iu tha Enver Hoxhës. Ai kishte bërë këtë shënim: Specialistët gjerman të paguhen sipas kontratës dhe të largohen nga Shqipëria. Në Shqipëri ne nuk shesim asnjë milimetër vend.

I hodha sytë përsëri nga busti i Kostandin Micotaqis dhe i thashë vetës: Të dy udhëheqësit nuk ngjajnë fare me njëri tjetrin çfarëdo lloj grafie që t’u bësh. Fronëzimi në Derviçan i Kostandin Micotaqis është kso vepre mesveti që ngërthen misterin mes tij dhe Enver Hoxhës monumentin e të cilit shqiptarët e hoqën zvarrë në mes të Tiranës.

Do të thonë një pjesë jo e vogël e shqiptarëve: Të mujtësh të ngresh një shtatore të Enver Hoxhës në Gjirokastër pa drojë aksi i së keqes me të çkajës më të epshëm sipas të gjitha gjasave të ngrihen dhe të zënë frymën. Është tjetër gjë që Enver Hoxha jetën e shpenzoi në shërbim te atdheut.

Hajde ndaje sekretin e kësaj alkimie midis ofendikojt Kostandin Micotaqis dhe Enver Hoxhës. Nuk ka gjuhë kancelarie që t’i jap udhë. Ngado që t’i kthej apologjitë socialpsikologu limitet do të dalin surreale. Kostandin Micotaqis i Derviçanit e ka marrë statusin e shenjtorit në Greqi, kurse Enver Hoxhës vetëm turistët në Gjirokastër ia blejnë librat që ai shkroi.

Po ta zësh në gojë Enver Hoxhën ustashët me një farë autenticiteti të kalojnë në gijotinë me gjuhë eprore. Sot në Shqipëri vepron një diktaturë e mëndafshtë me ca estetizime me kod arbitrar se “Enver Hoxha ka qenë diktator”. Tekembramja që në shikim të parë ky është një ngazëllim hipokritësh. Mote më vonë kronikanët do të çuditen që Enver Hoxhës ia mohojnë faktin që ai ka qenë Komandant i luftës Antifashiste Nacional -Çlirimtare. Për këta tipa atëmot Konica do të shkruante: – More dudum kokëkungull/Gojëbuall e barkërrumbull/.

Le të ketë qenë Enver Hoxha ashtu si Micotaqis në Greqi ungjilli i lavdisë në Shqipëri  dokrraxhnjtë e sotëm me fama shterpë në kurriz thurin sofizma me mozaik fjalësh për përbindëshin Enver Hoxha. Por nuk e zbresin dot nga Olimpi. Koha po e bën katharsin. Ata që e hoqën zvarrë monumentin e Enver Hoxhës era e trëndafiltë e SPAKUT po i qukapitë e po i shpie në qelira si dhëndrrin e Berishës.

Shqipëria mbetet vend i mistereve. Unë them se përse të mos ketë dhe një bust si ai i Micotaqis në Derviçan dhe për Enver Hoxhën në lagjen Palorto ku ka lindur shtatëvigani . Flas kot. Enver Hoxhën dhe Qemal Stafën i nxorën nga Varrezat e dëshmorëve të Atdheut dhe aty u varros Azem Hajdari. Çdo Azem Hajdari në Varrezat e Dëshmorëve? Vite më vonë kronikanët do të pyesin se çfarë vepre ka bërë Azem Hajdari? Në rini ka qenë vjedhës pulash, do të përgjigjen folkolrisht faqeçjerrurit.

Grekërit e mbrojnë Micotaqisin e tyre edhe pse venizellot kanë bërë krime në Shqipëri. Kurse mbi Enver Hoxhën vazhdojnë të hedhin baltë pa hesap. As që bëhet fjalë për t’i ngritur ndonjë shtatore. Monumenti i Aleksandrit të Madh është 50 metra e lartë. Mua më mundin kujtimet e trishta.

Ja si këtë radhë në Derviçan kur pashë bustin e Micotaqisit…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Dauti says:
    November 6, 2023 at 2:14 pm

    Ky eshte nje mitoman. Gjate komunizmit ishte nje hic. E kush e linte jete hic qe te asistonte ne nje takim me bashkepuntoret e zbulkmit shqiptar ne Greqi. E cfare ishte ky kloneli i zbulimit, kur qe ne vitin 1966 ne Shqiperi nuk kishte grada!?
    Nje llafazan i koheve te sotme. Ndryshe ka shkruar vite me pare per arratisjen e Bilal Xhaferrit e ndryshe shkruan sot.
    Ku jane katandisur botuesit e gazetes Dita!
    Kurioz jam, a do e botoni komentin tim?

    Reply
  • Muli që ngjitet në kangjella si në shpellë says:
    November 6, 2023 at 2:40 pm

    Kurse unë jam kurioz,çfarë do dhjesi intelektuali nga goja….

    Reply
  • Tartari says:
    November 6, 2023 at 2:51 pm

    “Dauti” e publikuan komentin tënd! Një këshillë:
    Të paktën lexo shkrimin! Nëse e ke lexuar, atëhere një shtëllungë të është mbledhur në tru nga paragjykimi!
    Nuk e kam dashur E.Hoxhën se vrau edhe shokët e tij etj.etj. por ama bëri një Shqipëri me unitet të popullit. Shikoje Enver Hoxhën me sytë e të jashtmve që e duan Shqipërinë! Mos harro, jetojmë një kohë paradoksale:
    Në vend të varrit të antifashistit Enver Hoxha është vendosur Azem Hajdari, në vënd të monumentit të Ismail Qemalit është vendosur Ahmet Zogu , e megjithë atë Zogu, ka vëndin e vet në Historinë e Shqipërisë!

    Reply
  • Fazlliq,qires i familjes Berisha says:
    November 6, 2023 at 2:53 pm

    DJE (Per shqiptarin E.HOXHA)

    Kur më mer malli për Tinë
    dal e shikoj SHQIPËRINË
    Si baçe me trëndelinë
    ashtu si ç’e doje TINË…!”

    SOT (per tre moskëDHjeret EDvin Sali Muti)

    Gjithe brezat qe do vine
    Ne vend te ‘baçes me TRËNDELINË’
    Deri Mamuras do gjejne SËRBINË
    E deri ne Kavaje GREQINË !

    Reply
  • Sokrati says:
    November 6, 2023 at 3:06 pm

    Mbase nuk mundemi sot te shikojme nje bust te Enver Hoxhes per rrethanat, te cilat i nderuari Sefer Pasha i pershkruan me gjakftohtesi, por neser me siguri brezat e ardhshem për ate BURRË legjendar do te ngrene PERMENDORE… Sot kjo ngjarje nuk ndodh per turpin tone kombetar, qe neperkembet dhe baltoset prej 30 vjetesh nga nje bandit i fëlliqur, ish anetar i zellshem i PPSH per 20 vjet dhe sa ra regjimi, te nesermen ky bandit u gedhi ”demokrat”, u be president, vrau e shkaterroi çdo gje, u pasurua sa s’ka ku te shkoje më, e perzune nga dera dhe ai kerkon te vije perseri ne pushtet, duke hyre nga kangjellat…
    Me gjithe disa kapercime te pakujdesshme dhe te panevojshme ne renditjen e pershkrimit, gjej te vertetë ndjenjen e larte kombetare te nje ushtaraku karriere.
    Busti i Miçotaqisit ne Derviçan eshte akti më i larte i fqinjesise se mire treguar nga Shqiperia. Si e shikon, si e vlereson dhe çfarë pergjigje japin qarqet greke, kjo eshte e dyshimte dhe duhet parë konkretisht…

    Reply
  • LEON says:
    November 6, 2023 at 3:13 pm

    Kur degjoj fjalen KULTURE,karikoj revolverin-Himler

    Reply
  • Aldrin says:
    November 6, 2023 at 3:26 pm

    O Dauto, e botuan komentin tend, po mitoman llafazan eshte Seferi, po ne lidhje me bustin Micotaqit ca thua?
    Si ka mundesi qe Enver Hoxha qe nuk lejonte te shiste nje mm katror te Shqiperise, as te gjermanet, te mos kete nje statuje ne Shqiperi, ndersa ata qe e duan ta marrin Shqiperine deri ne Shkoder duhet te kene bust?
    Tradhetaret si Ahmet Zogu dhe Esat Pasha ngrihen ne piedestal, ndersa Gjigandi Enver Hoxha lihet ne harrese dhe zhduket nga faqja e Historise se Shqiperise.
    Dhe fakti qe nderkohe me heqjen e Enver Hoxhes nga Piedestali i Historise dhe Shqiperise po i heqin mishin dhe gjakun copa copa, prape kurvat tradhetare antishqiptare kane goje e flasin te zemeruar pse permendet Komandanti i Lavdishem

    Reply
  • mali says:
    November 6, 2023 at 3:28 pm

    Pas ketij shkrimi “brilant” dhe komenteve shkoni pini nja dy gotta birre me kernacka korce.Besoj do te kenaqesi me shume.

    Reply
  • Aldrin says:
    November 6, 2023 at 3:30 pm

    Do mustaqe Himleri, kur nuk e shkrep, kot qe e ze ne goje

    Reply
  • Aldrin says:
    November 6, 2023 at 3:30 pm

    ik ere fshatar i mutit, humor bajat, si gjithe rrasati juaj banal

    Reply
  • Aldrin says:
    November 6, 2023 at 3:37 pm

    Dita, hapni komentet.
    Rama ka vajtur ne Itali ti pergjigjet nevojave Italiane per Emigracionin e Paligjshem.
    Takoi Melonin, dhe e perqafoi “Fort”, sipas nevojave te nje beqareje te ligeshtuar
    Edi Rama jeton ne Evrope dhe flet si europian. Ka addidas dhe kostume elegante.
    Jo si emigrantet e paligjshem
    Nga ata qe perfaqesohen nga Berisha
    Ata majmunet politike qe turperojne Fatos Tarifen
    Kush duhet ti perfaqesoje zhelanet?
    Zhelanet e shemtuar, pa “kulture” dhe pa elegance evropiane si Rama?
    A ka te drejte turma zhelane te kete perfaqesine e vet ne Parlament?
    A ka te drejte ndonje kurve e tregut si ajo pesanjosja Lindita Nikolla te perjashtoje deputetet e turmes zhelane dhe pa sqime evropiane?

    Reply
  • Abdurahim Ashiku says:
    November 6, 2023 at 5:30 pm

    NJË MBRËMJE ME FAMILJEN MICOTAQIS
    Marrë nga libri “Rrëfimet e komshiut”

    Kisha ditë që nuk e kisha takuar. Më mungonte humori dhe e qeshura e tij, një e qeshur sikur rrjedh nga kroje të thella ujëkristal.
    Kishte arsye. Kësaj radhe ishte lidhur pas të vëllait që nuk bënte hap pa të, pa iu ngjit përdore si ngjitet fëmija pas prindit. Athina e kishte befasuar me rrugët, lëvizjet, trafikun, zhurmën. I mësuar në ngushtësinë e shtëpisë së vogël private diku andej nga kodrat e Rrashbullit, me klasën ku jepte mësim dhe grupin muzikor që i jepte gjellë bukës së mësuesit dhe ndonjë tra shtëpisë ende në ndërtim, Athina i dukej e pakapshme, madje e frikshme.
    U përqafuam me të dhe me vëllanë, mbasi me të isha njohur në Golem të Kavajës verën e kaluar. Pritëm dritën jeshile të semaforit për të kaluar Patisionin e për tu shtruar në atë mjedis të vjetër lokalesh që mban në vetvete Fokion Negri.
    U ulëm dhe porositëm kafenë e zakonshme.
    Tek gjerbnim amalgamën e kafenjtë në një cep buzësh kapa fijen e njohur të buzëqeshjes, fije që i shfaqej sa herë kishte ndonjë të re nga “Fronti i kamerierit”, siç thoshim me shaka.
    – Mbrëmë kisha mysafir në tavolinë Micotaqin…
    – Kë? Micotaqin? Atë të madhin?
    – Jo vetëm atë, por edhe me të shoqen, Marikën edhe të bijën, Dorën, edhe djalin, Qirjakon…
    – Dhe…?
    – Edhe duzinën e rojeve që rrethoi lokalin.
    – Kaq?
    – Ishim lajmëruar, sigurisht se do të vinte dikush i madh por se kush, pronari nuk ma tha. Ai, për çdo gjë ka besim të plotë tek unë dhe shërbimet e veçanta mi jep vetëm mua. Bëra gati si zakonisht tavolinën duke u kujdesur deri në hollësi. Kur behu në hyrje të lokalit ndjeva njerëzit të luanin vendit, madje të ngrihen në këmbë. Nuk munguan edhe disa përplasje duarsh në shenjë respekti apo tifozëri partiake. Ju e dini se në lokalin tonë vijnë nga të gjitha partitë dh nga të gjitha shkallët e pasurisë.
    Në krahun e djathtë, sapo kaloi portën mori Dorën, kurse në të majtën Qirjakon.
    Pasi u rehatuan u urova mirëseardhjen dhe i ftova për porosinë.
    Më dëgjoi, më mati nga koka tek këmbët, më pa në sy dhe me atë zërin e tij bubullues më pyeti:
    – Kritikos ise?
    – Ohi!- i përgjigjem prerë duke ngritur kokën lart. – Ime Alvanos!
    Priste, ndaj edhe pyeti, ti them se jam Kritikos, Kretas sepse nga Kreta i ka rrënjët megjithëse kretasit asnjëherë nuk ia kanë dhënë votën, as atij kur bëhej e ribëhej kryeministër, dhe as sot partisë së tij “Demokracia e Re”. Përgjigja ime, e prerë, e befasoi.
    Të them të drejtën, asnjëherë, në asnjë rast, edhe atëherë kur isha ilegal, nuk e kam mohuar se jam shqiptar. Pse ta mohoj?
    Pashë në ato të dhjeta të sekondave se si kërciti kolltuku, si notoi shikimi sa tek e bija tek i biri. Pashë se si buzët ia përshkoi një fill i hollë qeshje. Nuk e mora vesh natyrën e atij filli derisa nga goja e hapur nuk do të dilte një zë i fortë, bubullues…
    – Ho, ho, ho! – qeshi ai sa u drodh lokali
    – Ha, ha, ha! – qeshi e shoqja
    – Ha, ha, ha! – qeshi e bija.
    – Ha, ha, ha! – qeshi i biri
    Ishte një shpërthim gazi që nuk e kisha dëgjuar e ndjerë ndonjëherë, një bubullimë si pas flakës së rrufesë në qiell me shi, një gaz që vazhdoi për minuta e i dha lokalit tjetër ngjyrë.
    Porositën, dhe ndërsa drejtohesha tek kuzhina për të lënë porosinë, ndjeva mbi sup një dorë të rëndë. Kthehem dhe përpara më del fytyra dyngjyrëshe e shoqëruesit.
    – Pse qeshi kryeministri? – Më pyeti paksa me arrogancë.
    – Më pyeti në se jam nga Kreta, Kritikos.
    – Dhe ti si iu përgjigje?
    – I thashë se jam nga Shqipëria, Alvanos.
    E pashë si ia përshkoi fytyrën një qeshje që nuk mungoi të bëhej e zëshme.
    E pashë se si bisedën ua tregoi rojeve të tjera të cilët u shkrinë në gaz.
    Kur qesh shefi, qeshin të gjithë.
    – Kaq? – i them
    – Kaq. Çfarë do tjetër?
    – Lanë ndonjë bakshish kur ikën?
    – Hëëë!- mërmëriti dhe vazhdoi:
    – Të pasurit i mbajnë xhepat qepur me pe dore…
    Kohë të reja…

    Athinë, 22 mars 2011

    Reply
  • LOL says:
    November 6, 2023 at 5:49 pm

    LERENI TE QETE ENVERIN
    PER ELOZHE SKA NEVOJE
    ATA QE I HEDHIN BALTE
    JU BEJ MUTIN MU NE GOJE

    Reply
  • Katiu says:
    November 6, 2023 at 5:50 pm

    Këtë Sefer Pashë llafazanin , nuk e oneps dot as si shef, as si vartës po ta kisha .

    Jo Micotaqis , por , Manolis Glezos ( hero me nam ndërkombëtar ) do t’i përshtatej më shumë popullit antifashist grek !

    Në Evropën e sotme , herë hapur e herë të kamufluar , dy fashistë janë në krye të vendit , Vladimir Zelenski në Ukrainë dhe Edvin Rama në Shqipëri !

    Reply
  • Nik says:
    November 6, 2023 at 7:38 pm

    Nhe shkrim shume medioker! S’mund te pritet me shume nga nje nostalgjik kokengrire i Enverit! Prisja qe te pakten ky shkruesi ta kritikonre vendosjen e bustit te K. M. Por “shkruesi” s’mendon dot me koken e vet, si dije ashtu edhe sot ai mendon me koken e partise!

    Reply
  • Rezi says:
    November 6, 2023 at 9:05 pm

    Megjithatë për Enver Hoxhën këngë do thuren gjithë jetën. Historia tregon se edhe Skënderbeun kështu e përçudnuan pasi vdiq. Të paktën Enver Hoxha u varros si njeri, gjithë populli e përcolli, lëre ç’thuhet sot. Ajo që të vjen për të vjellë është se ka bulevardi Zogu i I, në Tiranë, Shkodër, Burrel e kushedi ku, dhe nuk ka emrin e Enver Hoxhës shtëpia në Palorto dhe rruga Ku u rrit. Turp e faqja e zezë.

    Reply
  • ce says:
    November 7, 2023 at 5:20 am

    Artikull exelent. Bravo, te lumte.
    Kishte dale mbreme ballisti Uran Butka me nje pacavure: Lufta civile 43_45 , vetem e vetem per te denigruar luften e lavdishme heroike na-cl qe e udhehoqi komandanti i lavdishem i saj Gjeneral Kolonel Enver Hoxha.
    Perpiqu sa te duash o Uran mjerani qe ishe bere mbreme si i ngritur nga varri, dhe ne vitin 2100 nuk mund te shuash emrin e Enver Hoxhes as lavdine e luftes na_cl. Dhe ne vitin 2100 pra pas 77 vjetesh dhe pas 177 vjetesh kur ty o Uran hunderri nuk do te permendet as emri nipat, sternipat, sterstersternipat e Enver Hoxhes dhe te partizaneve te 28 brigadave dhe 2 divizioneve te lavdishme te luftes na_cl do te jetojne dhe do perjetesojne ate periudhe ku populli shqiptar nxorri mbi 70 mije partizane dhe rreth 28 mije deshmore dhe u radhit ne radhet e fituesve. Kurse Balli kombetar i Uran Butkes qe njihet vetem per pulat e kotecit qe u vidhte fshatareve gjate luftes dhe per bashkepunim me pushtuesit, nga Safet Butka i jati i Uran Butkes, Sali Protopapa, Hysni Lepenica e me radhe qe historia i ka shpallur bashkepuntore te fashizmit. Populli i Tiranes nuk mund te harroje Qemal Stafen, Vojo Kushin, Shyqyr Ishmin e me radhe as hyrjen triumfale me 17 nendor ne Tirane te komandantit legjendar te brigades se pare sulmuese Mehmet Shehu nen shoqerimin madheshtor te trupave te heroit te luftes se Tiranes Muhamet Prodani.Populli i Tiranes nuk mund te harroje as hyrjen triumfale ne 29 nendor ne Tirane te konandantit legjendar dhe kryeministrit Enver Hoxha dhe pritjen madheshtore te bere nga populli i Tiranes kurse bashibozuket e Uran Butkes u arratisen me anije dhe mbi makinat e gjermaneve qe iken nga Shqiperia ne mengjesin e 29 nendorit ne kufirin verior. Nuk futet minarja ne thes o Uran Butka o mjeran se ashtu ngjaje mbreme ne ekran , i mbaruar, nje mashtrues qe do te shtremberosh historine por nuk do arrish kurre.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 7, 2023 at 10:34 am

    OK,S.PASHA:
    -Do të vij DITA që E.Hoxhës ti vendoset busti jo vetëm në vënd/Lindjen e Tij,Por edhe në Tiranë ku e pati,ku në vënd të bustit Sali-BROJKA-KELMENDI vendosën një KJOSKË më të madhe se të tjerat,Ku unë që vijs nga jugu me orë të tëra,kërkoja një WC dhe urinova në të,duke mallkuar Ata që e shndërruan Tiranën dhe gjithë Shqipërinë në KIOSKA-HALE.
    -Dihet tashmë se OSBE bëri një sondazh më 2016 për 2 sistemet SOCIALIST E KAPITALIST,ku 65 % e popullit votoi për sistemin e E.Hochës,për shumë arsye që dihen tashmë.
    -Besoi përqindja është shtuar,kur shikon se Ai që pretendon se na pruri demokracinë në 90-tën,është gati për në burg pas DHËNDRRIT të Tij,për korrupsion,Minim të Demokracisë,Shpërfillje të drejtësisë në 32 hije të sundimit të Tij GANGËSTER.FLM.

    Reply
  • Deli Sahatçiu says:
    November 7, 2023 at 3:48 pm

    O Enver Hoxha
    Lavdi të qoftë prore
    Vështirë e ke patur me keto shtazë
    Me pamje njerzore!

    Busti i Enverit do ngritët në Preshevë,Prishtinë ,Shkup e Ulqin

    Reply
  • saimir says:
    November 8, 2023 at 2:41 am

    Se ca thote li peshpajsi pi bezhdani abdurrahajm palle ashakku se mora vesh. Ktij i duket vetja si shkrimtar i madh e gjithollog. Ik ore pallosh kalo ditet e tua atje ne gerrqire qe e dashuron dhe hajt…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?