Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Valentin Preçi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Valentin Preçi
AktualitetKronikeVetting

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Valentin Preçi

Published: February 26, 2025
Shpërndaje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 26 shkurt vendimarjen për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Valentin Preci. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla, Rezarta Shuetz dhe Mimoza Tasi. Në seancën e shpalljes së vendimit nuk ishin të pranishëm drejtuesi i SPAK, Altin Dumaniqë parashtroi shkaqet e ankimit të ngritura nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, si dhe as subjekti i rivlerësimit, prokurori Valentin Preçi.

Preçi u konfirmua në detyrë më 10 janar të vitit 2024 me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që kreu procesin e rivlerësimit të tij. Bazuar në një rekomandim të ONM-së, ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, që mori kompetencat e institucionit të Komisionerëve Publikë, kërkoi shkarkimin e Precit për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, duke argumentuar se subjekti gjendej në kushtet e cenimit të besimit. Gjatë shqyrtimit në Kolegj, bazuar në një gjetje të ONM, u parashtrua se prokurori Preçi kishte pasur komunikime të hershme telefonike me Arben Frrokun, ndryshe nga sa kishte pretenduar para institucioneve të vetingut, se udhëtimet me këtë person dhe më vonë me vëllain e tij, Arben Frrokun në vitin 2012, kishin qenë kontaktet e vetme të rastësishme me këta persona.

Lidhur me shkaqet e ngritura për një apartament dhe garazh në Tiranë, Kolegji solli në vëmendje se edhe drejtuesi i SPAK, kërkoi përfshirjen në analizë të të ardhurave të bashkëshortes së subjektit nga puna në një revistë.

- Publicitet -

Lidhur me mosdeklarimin e financimit nga vjehrri i subjektit për shlyerjen e disa kësteve të një kredie, KPA vlerëson se Preçi nuk e ka pasur detyrim të kryente një deklarim të tillë. Sipas Kolegjit, në pyetësorin standard të KPK kërkohej deklarimi i financimeve dhe subjekti e ka pasqyruar aty.

KPA ka gjetur bindëse dhe shpjegimet e provat e dorëzuara nga prokurori Preçi për mbulimin e shpenzimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga persona të tretë, të ardhurat nga ndihma ekonomike atij, si dhe për pagesën e qirasë.

Shumica e trupit gjykues vëren se vendimi i Kolegjit i sjellë në vëmendje nga Komisioneri si rast i ngjashëm me atë të subjektit, rezulton të jetë i ndryshëm.

KPA ka vendosur të konsiderojë si të ardhura të ligjshme në analizën financiare të vitit 2010 dhe një shumë prej rreth 4000 euro të pretenduar nga subjekti se është përfituar në loto sportive. Sipas Kolegjit, subjekti ka paraqitur dokumentacion ligjor të kohës, si dhe e ka deklaruar këtë të ardhur në vitin 2010 dhe në deklaratën veting.

Po ashtu, u soll në vëmendje se kjo shumë nuk është pretenduar të jetë përdorur për krijimin e ndonjë pasurie, por dhe nëse nuk do të konsiderohej në analizën e vitit 2010, sërish sipas Kolegjit, bilanci financiar do të rezultonte pozitiv.

Balanca negative e konstatuar në analizën financiare të përgjithshme, është çmuar e papërfillshme për të sjellë penalizim. Në përfundim të analizës së shkaqeve të ngritura në kriterin e pasurisë, shumica e Kolegjit çmon se prokurori Valentin Preçi arrin nivel të besueshëm.

Kolegji çmon se subjekti dhe në kriterin e pastërtisë së figurës nuk gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm. Shumica argumenton se, kontakte të papërshtatshme konsiderohen ato kur subjekti ka dijeni për përfshirjen e personit të kontaktit në krimin e organizuar.

Sipas KPA, udhëtimet e subjektit me Arben Frrokun dhe Mark Frrokun kanë ndodhur në qershor dhe korrik të vitit 2012, përpara se ai të kishte dijeni për veprat penale që akuzohej një prej tyre jashtë shtetit.

Lidhur me mosdeklarimin në deklaratën veting të kontakteve me këta persona, KPA vlerëson se subjekti ka plotësuar në mënyrë të saktë pyetësorin standard, duke pasqyruar të dhënat përkatëse për këto udhëtime.

Si argument mbështetës është marrë edhe raporti pozitiv i institucioneve ndihmëse.

Për 5 komunikimet telefonike me Arben Frrokun në prill të vitit 2012, pak muaj para se të udhëtonte me atë person drejt Malit të Zi, Kolegji vëren se ngjarja kriminale e kryer nga Frroku ka ndodhur një vit më vonë. Ndërkohë, nuk janë gjetur komunikime në periudhën e ngjarjes, si dhe vepra penale rezulton të mos bëjë pjesë në ato të krimit të organizuar.

Ndërsa për veprat penale për të cilat është proceduar Mark Frroku jashtë shtetit, Kolegji konstaton se faktet për ato dënime penale janë regjistruar në Shqipëri në vitin 2015.

Po ashtu, Kolegji ka rrëzuar si të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Dumanit, se sjellja e subjektit ka pasur si qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës. Sipas shumicës, subjekti i ka deklaruar këto kontakte episodike që çmohen se nuk mund të sjelli shkarkim.

Për rrjedhojë, KPA vlerëson se prokurori Valentin Preçi arrin nivel të besueshëm për figurën.

Edhe gjetjet në aspektin profesional janë çmuar pa peshë për të ngarkuar prokurorin Preçi me përgjegjësi. Për rrjedhojë është konkluduar se nuk qëndron pretendimi i drejtuesit të SPAK, se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Në përfundim, shumica e Kolegjit vlerëson se prokurori Valentin Preçi arrin nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit dhe se konfirmimi i tij duhet të lihet në fuqi./BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?