Pak ditë pasi DHL i kujtoi Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve se nuk e kishte paguar për shërbimin e kryer që mundësoi votën e diasporës, ka ardhur dhe përgjigja e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.
Në shkresën e siguruar nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, kreu i KQZ fillimisht i kërkon kompanisë postare te tërheqë “presionin” për kamatëvonesat, e më pas të caktojë një njeri për përmbushjen e detyrimeve kontraktore.
Kryekomisioneri njofton operatorin postar se vetëm fakti se DHL i ka përcjellë këto fatura në KQZ dhe se ato janë tashmë në sistem (por as janë pranuar dhe as nuk janë refuzuar) nuk e detyron automatikisht KQZ që të bëjë pagesën e tyre, e më shumë akoma të paguajë për kamatvonesa.
“Sikurse edhe në çdo kontratë tjetër të ngjashme, bazuar në përmbajtjen e vetë asaj, si dhe në legjislacionin përkatës, shërbimi i marrë përsipër për t’u kryer nga njëra palë (DHL me këtë rast) do të duhet të provohet se është kryer në sasi, në cilësi dhe në kohë.
Ky është një parashikim kontraktual i qartë edhe në kontratën objekt trajtimi në këtë komunikim. Pranimi i kryerjes së shërbimit nga pala tjetër (KQZ), e detyron këtë të fundit që të paguajë për shërbimin e marrë”, thuhet ne letër.
j.l./ dita

Rregulli ne gjithe boten eshte; paguaj sipas kontrates. Asnje vonese nuk justifikohet. Me pas bej verifikimet dhe paraqit objeksionet. Mund te pretendosh kthim te vleres nese verifikon mosrespektim kontrate. Por nese nuk paguan ne kohe do te penalizohesh pa asnje dyshim.
Rregulli ne gjithe boten eshte edhe te paguaj sipas kontrates mbasi te jete verifikuar dhe palet te kene rene dakord qe sherbimi eshte kryer, apo jo? Se perndryshe une bej nje kontrate me ty se duhet te te kryej nje sherbim deri ne filan date, vjen data e une nuk kam bere kurgje, e vij e te them hajde me paguaj tashti se sipas kontrates erdhi data e pageses, pastaj verifikoje ti a ta kam kryer sherbimin apo jo.
>
Ne keto raste kur ka mos perputhjemidis kontraktorit dhe kontraktuesit, kalohet ne arbtrazh sipas juridiksionit.
Po e dinnte gjith qe me shtetin shqiptar mund te tallesh k…n
Pagùani detyrimin ne kohe dhe vlere,lereni menjane kete idiotesine e verifikimit.Nese keni afat pagese respektojeni.