Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kremlini mohon telefonatën Trump-Putin, Peskov: Trillim i pastër, nuk ka patur asnjë bisedë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kremlini mohon telefonatën Trump-Putin, Peskov: Trillim i pastër, nuk ka patur asnjë bisedë
AktualitetBote

Kremlini mohon telefonatën Trump-Putin, Peskov: Trillim i pastër, nuk ka patur asnjë bisedë

Published: November 11, 2024
Shpërndaje

Kremlini mohoi të hënën raportet se presidenti Vladimir Putin dhe presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, kanë folur në telefon javën e kaluar për luftën në Ukrainë.

Washington Post raportoi më herët se Trump, në një telefonatë të bërë të enjten, e paralajmëroi Putinin kundër përshkallëzimit të konfliktit dhe i kujtoi liderit të Kremlinit “prezencën e konsiderueshme ushtarake të Uashingtonit në Evropë”.

Sipas disa burimeve të njohura me thirrjen telefonike, Trump shprehu një interes për bisedat pasuese për të diskutuar “zgjidhjen e luftës së Ukrainës së shpejti”.

- Publicitet -

Por Kremlini tha të hënën se “asnjë bisedë nuk ndodhi”. “Kjo është krejtësisht e pavërtetë. Ky është një trillim i pastër, ky është thjesht informacion i rremë”, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për të komentuar raportin.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se nuk ishte njoftuar paraprakisht për telefonatën e raportuar mes Trump dhe Putin.

Trump, i cili siguroi një mandat të dytë historik në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, është zotuar t’i japë fund luftës në Ukrainë përpara se të bëjë betimin në janar.

Kritikat e tij për mbështetjen e presidentit në largim Joe Biden për Ukrainën ka ngritur shqetësime në Kiev se Uashingtoni mund të pezullojë dërgesat e armëve, duke dobësuar potencialisht mbrojtjen e Ukrainës kundër forcave pushtuese ruse.

Wall Street Journal raportoi javën e kaluar se këshilltarët e Trump kanë paraqitur disa propozime që në mënyrë efektive do të ngrinin luftën, duke forcuar fitimet territoriale të Moskës në Ukrainë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  • Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  • Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  • FOTO: Bota në rreth 30 shkrepje, mes triumfit njerëzor dhe krizave që nuk flenë
  • Saga e hakmarrjes në Sarandë pas plagosjes së dyfishtë në 2025

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë amerikane vijnë në Tiranë
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?