Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kremtimi i Pashkës katolike dhe ortodokse, mbahen mesha në disa qytete të vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kremtimi i Pashkës katolike dhe ortodokse, mbahen mesha në disa qytete të vendit
AktualitetKomunitet

Kremtimi i Pashkës katolike dhe ortodokse, mbahen mesha në disa qytete të vendit

Published: April 20, 2025
Shpërndaje

Besimtarët e katolikë dhe ortodoksë në mbarë vendin kremtuan festën e Pashkës me meshat që u mbajtën në të gjitha kishat ortodokse dhe ato katolike. Në Tiranë, mesha për besimtarët katolikë u mbajtën në Katedralen e “Shën Palit” me peshkopi Arjan Dodaj i cili udhëhoqi meshën duke iu drejtuar të gjithë besimtarëve me disa nga fjalët e shenjta të kësaj vigjiljeje të Pashkëve. Kremtimi u bë edhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës ku mesha u drejtua nga Krypeshkopi Joan, i cili dha mesazh shprese.

Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar festën e pashkëve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë. Mesha u drejtua At Ilia Kotnani, i cili në mesnatë njoftoi “Ringjalljen e Krishtit”, nën tingujt e kambanave e ndezjen e qirinjve me dritën e shpresës, me fjalët “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”. Besimtarët që kishin mbushur sheshin para Katedrales dhe përgjatë pedonales së qytetit, morën dritën e qirinjve dhe e çuan sipas traditës në shtëpitë e tyre me shpresën se kjo “Pashkë do të sjellë më shumë mbarësi”.

Edhe besimtarët katolikë në Lezhë, me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizojnë dritën e përjetshme, kremtuan pashket. Ata ju bashkuan meshës së shenjtë që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit, e cila u mbajt në katedralen e “Shën Nikollit”. Rituali i cili zgjati deri në mesnaten e së shtunës, u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale i cili në fjalen e tij para besimtareve, duke ju referuar simbolikës së festës së pashkëve tha kjo është natë që shpëton mbi tokë besimtaret dhe Jezu Krishtin nga mekati dhe korrupsioni i botes.

- Publicitet -

Gjithashtu qindra besimtarë të krishterë në Vlorë i janë drejtuar Kishës së Shën Theodhorit. Ndërsa kanë pritur mesnatën duke marrë edhe flakën e shenjtë nuk ka munguar urimi Gëzuar Pashkët. Urimi është përcjellë pas meshës nga At konstandin Prifti si edhe nga besimtarët vlonjatë.

Në qytetin e Beratit, ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” nga Imzot Asti, i shoqëruar nga At Johan Qako dhe At Petraq Simsia. Ceremonia e shenjtë e pashkëve u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë, të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.

Qindra besimtarë ortodoksë iu bashkuan meshës së shenjtë të Pashkëve në kishën e Shën Gjergjit në Fier. Mesnata që shënoi edhe ringjalljen  e Krishtit kulmoi në sheshin jashtë oborrit të kishës, ku të gjithë besimtarët ndriçuan qytetin me dritën e Zotit, me qirinj në duar.

Edhe në kishën katolike të shënjtërve “Pjetri e Pali” në Lushnjë, qindra besimtarë katolikë kanë marrë pjesë në liturgjinë e drejtuar nga dom Paulini. Kremtimet filluan në oborrin e kishës pranë zjarrit që u bekua dhe në fund u ndez qiriu që simbolizon zotin Jezu Krisht. Pas hyrjes në kishë, të gjithë pjesëmarrësit morën dritë nga drita e Jezu Krisht.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet
  • Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  • Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë
  • Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë
  • Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur

Komentet e Fundit

  1. Xon njala, dora vet on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  3. Vl on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  5. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?