Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kreu i NATO-s flet për shpërthimin në Ibër-Lepenc
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kreu i NATO-s flet për shpërthimin në Ibër-Lepenc
AktualitetKosovë

Kreu i NATO-s flet për shpërthimin në Ibër-Lepenc

Published: December 16, 2024
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje të hënën që përgjegjësit e sulmit kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës muajin e kaluar, të sillen para drejtësisë.

“Sulmi në kanalin ujor në veri të Kosovës, më 29 nëntor, nënvizon se sa i brishtë është stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, tha Rutte gjatë një konference shtypi me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, në Bruksel.

Shpërthimi i 29 nëntorit në kanalin e ujit në Varragë të Zubin Potokut – prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit – u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas autoriteteve kosovare, të cilat e cilësuan atë si më të rëndin në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

- Publicitet -

Autoritetet kosovare janë duke e hetuar shpërthimin, për të cilin e akuzojnë Serbinë.

Serbia i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se edhe vetë ajo po e heton këtë sulm.

Rutte e tha se “tani është thelbësore që të nxirren faktet” rreth sulmit dhe përgjegjësve të mundshëm.

Ai theksoi se dëshiron ta falënderojë komandantin e KFOR-it për “dislokim të shpejtë” të trupave për të mbrojtur infrastrukturën kyçe të Kosovës.

“Mbetemi të përkushtuar që të sigurojmë që KFOR-i të përmbush mandatin e tij të OKB-së”, theksoi Rutte.

KFOR – i cili ka rreth 4.700 ushtarë – është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Javën e kaluar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha ende nuk ka prova se kush mund ta ketë kryer sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit, por shtoi se “ne mendojmë se do të gjenden prova”.

Hovenier e përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se Qeveria amerikane “nuk është në gjendje të thotë se kush është përgjegjës”.

Ekspertët ligjorë dhe të sigurisë thonë se përcaktimi i saktë i përgjegjësisë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit është kritik, duke shtuar se përfshirja ndërkombëtare, sidomos e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, do ta rriste besueshmërinë e hetimeve, por do të ndihmonte edhe në uljen e tensioneve.

Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, tha për Radion Evropa e Lirë se mbështet idenë e një hetimi të tillë, në mënyrë që “situata të mos përshkallëzohet në diçka shumë më serioze”.

“Mënyra më e mirë për të dalë nga kjo rrugë pa krye, është që të bëhet një vlerësim i pavarur, faktik dhe objektiv i asaj që ka ndodhur”, tha Ellis për Exposenë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Derisa furnizimi i KEK-ut me ujë për ftohjen e termoelektranave të saj nuk u ndikua, shpërthimi shkaktoi reduktime të përkohshme të ujit në disa pjesë të vendit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    December 17, 2024 at 3:00 am

    Rrofte Kosova qe nuk ka trute e fluturakut turistik,por po nderton Fabrika municionesh per te mbrojtur Atdheun.

    Reply
  • Flamur Struga says:
    December 17, 2024 at 3:01 pm

    Nuk egziston as edhe nje % shenje dyshimi qe,kete akt te tmerrshem terrorist ,e ka kryer moskabeogradi.Po te mirren te gjitha aksionet e javes te fundit kur ndodhi edhe ky shkaterrim,do bindet edhe foshnja ne djep.Por BE,po e ledhaton nuk po ja drejton gishtin pa as me te voglin hezitim,.Perse ndodh kjo ,eshte nje ceshtje shume e nderlikuar.Vet kjo europe zuzare ,nuk e deshiron paqen ne kete pjese te ballkanit,europa plake ,e ka forcen e saj per ti bindur ato pese shtete qe te njohin Republiken e Kosoves,europa kjo bushter e shekujve fatkeqij per ne,eshte prap ajo e njejta.Po lejon rusoserbet ,te ndalojne me nderhyrjen e tyre per njohje te reja,po ja lejon te perdori dy luge ne te njejten tavoline dhe dy karrike.Perse europes po i mungon guximi ta terhjeki pas vesheve dhe ta uli te bindet me realitetin.Problemin tone shekullor e njohin shum mire,por u mungon vullneti per ta bindur dhe te mundesojne nje harmoni midis popujve,secili ne vendin e vet.Ne shpresojme se ky sihariq do ndodhi shpejt,por jo me ndihmen e europes por USA,ANGLI GJERMANI.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  • Krimi i organizuar në turizëm
  • Gjermanët po udhëtojnë shumë, por ku?
  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA

Komentet e Fundit

  1. One11 on Krimi i organizuar në turizëm
  2. TIRONA on Krimi i organizuar në turizëm
  3. Vlora 97 on Krimi i organizuar në turizëm
  4. Miri90 on Krimi i organizuar në turizëm
  5. Sarandiot on Krimi i organizuar në turizëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?