Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kreu veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur në Lushnjë, dënohet me 5 vite burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kreu veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur në Lushnjë, dënohet me 5 vite burg
AktualitetKronike

Kreu veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur në Lushnjë, dënohet me 5 vite burg

Published: February 4, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Fierit ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim shtetasin S.H., i cili ishte akuzuar për veprime të turpshme ndaj mbesës së tij ndërsa kallëzimi për të ishte bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë më 04 qershor të vitit 2024.

Shtetasi S.H. u shpall fajtor nga gjykata, ndërsa do të vuaj përfundimisht 5 vite burgim, për shkak të parashikimeve Kodit të Procedurës Penale.

Në vendimin e saj, Gjykata e Fierit vendosi:

- Publicitet -
  1. Deklarimin fajtor të S.H. për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme”, sipas nenit 108/2 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 7 vjet e 6 muaj burgim.
  2. Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi u ul me 1/3, duke i dhënë S.H. një dënim përfundimtar prej 5 vjetësh burgim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kishte dërguar në gjyq S.H. për veprën penale “Vepra të turpshme”, sipas nenit 108/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria, pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë më 04.06.2024, provojnë se S.H. ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj mbesës së tij të mitur, E.H., të moshës 11 vjeçare. Këto veprime janë përsëritur në kohë të ndryshme. I pandehuri e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën, duke i thënë se do ta vriste nëse ajo do të tregonte. Ky informacion u bë i njohur për organet e procedimit nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës dhe psikologia e shkollës, pasi ishin vënë re ndryshime drastike në sjelljen e të miturës.

Prokuroria thekson se veprimet e S.H. kanë cënuar integritetin psiqik dhe emocional të të miturës, duke i shkaktuar pasoja psikosociale, si frikë dhe pasiguri për të ardhmen, të cilat buronin nga ngacmimet dhe veprat e turpshme që i pandehuri ushtronte ndaj saj.

Në përfundim, Prokuroria shpreh angazhimin e saj të plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që dëmtojnë moralin dhe dinjitetin e shtetasve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?