Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krijohet baza e të dhënave shtetërore, ja për çfarë do të shërbejë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Krijohet baza e të dhënave shtetërore, ja për çfarë do të shërbejë
KronikeLajmi i fundit

Krijohet baza e të dhënave shtetërore, ja për çfarë do të shërbejë

Published: February 5, 2025
Shpërndaje

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare”. Në vendim thuhet se institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është Instituti i Statistikave.

Po ashtu thuhet se të dhënat që përmban databaza shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, që përditësohen sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare dhe përpunohen në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Bëhet me dije se dhënës të informacionit për “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” janë institucionet si Kryeministria, ministritë, institucionet në varësi të Kryeministrisë ose të ministrive të linjës, institucionet e pavarura, njësitë e drejtpërdrejta të ofrimit të shërbimeve, agjencitë autonome, administrata e prefektit dhe bashkitë e qarqet. Në vendimin e qeverisë theksohet se të dhënat, që aksesohen nga subjektet e interesuara, janë të dhëna statistikore dhe asnjë e dhënë personale nuk mund të përpunohet nga kjo databazë.

- Publicitet -

VENDIMI I PLOTË: 

VENDIM PËR KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE “DATABAZA  E TREGUESVE TË STATISTIKAVE ZYRTARE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare”.

2. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është Instituti i Statistikave.

3. Të dhënat që përmban databaza shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, që përditësohen sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare dhe përpunohen në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

4. Të dhënat parësore janë sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5. Të dhënat dytësore janë sipas aneksit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

6. Dhënës të informacionit për “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” janë:

a) Kryeministria, ministritë, institucionet në varësi të Kryeministrisë ose të ministrive të linjës, institucionet e pavarura, njësitë e drejtpërdrejta të ofrimit të shërbimeve, agjencitë autonome, administrata e prefektit;
b) bashkitë dhe qarqet.

7. Baza e të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” ndërvepron me bazat e të dhënave shtetërore të autoriteteve publike, sipas ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, ligjit  nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, dhe programit të statisikave zyrtare.

8. Niveli i aksesimit të subjekteve të interesuara për bazën e të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është, si më poshtë vijon:

a) INSTAT-i, administrator me të drejta të plota ndryshimi, krijimi, fshirjeje, leximi, sipas roleve përkatëse;
b) Publiku, vetëm me të drejta leximi;
c) Entitetet krijuese të informacionit, sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare.

9. Të dhënat, që aksesohen nga subjektet e interesuara, janë të dhëna statistikore dhe asnjë e dhënë personale nuk mund të përpunohet nga kjo databazë.

10. Ngarkohet Instituti i Statistikave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sulmohet edhe Bashkia, protesta përçan bashkiakët e PD-së në Shkodër
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  • Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?