Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, Mirosllav Lajçak se është “pozicionuar” kundër Kosovës.
Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti tha sot se në raundin e fundit të dialogut, ai “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, kundër Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve në veçanti”, duke iu referuar të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Kurti tha se dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.
Ditëve në vijim me siguri që unë do të kem takime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe të cilët dëshirojnë të na ndihmojnë, e të na përkrahin sa i përket shtetndërtimit demokratik, zhvillimit socio-ekonomik, por edhe sa i përket njohjeve ndërkombëtare, e në veçanti normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e që tash e kemi zgjidhjen: është Marrëveshja Bazike e njohjes së ndërsjellë de-facto”, tha Kurti.
I pyetur nëse do të kërkojë zëvendësimin e Lajçakut në procesin e dialogut, Kurti tha se zyrtari i lartë evropian nuk i jep llogari atij, por ai duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian.
“Unë besoj që ajo çfarë kemi thënë këto ditët e fundit, e në veçanti sot, është më se e mjaftueshme që të ketë llogaridhënie të atij, atje [në institucionet evropiane]”, deklaroi Kurti.
Kryeministri Kurti bëri një përmbledhje të gjithë ecurisë së takimeve dypalëshe dhe trepalëshe në Bruksel më 14 shtator.
Ai hodhi poshtë deklaratat e Brukselit se ai ka refuzuar një plan për sekuencimin e Marrëveshjes Bazë, duke thënë se ai në takim kishte dorëzuar një plan të tij për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Kurti shtoi se kërkoi që BE-ja të tregonte nëse Serbia kishte dorëzuar një dokument për zbatimin e marrëveshjes. Një dokument iu dha në fund të takimeve, që sipas Kurtit ishte i datës 19 korrik, që ishte refuzuar gjatë takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të mbajtur në po atë datë.
Sipas tij, ky dokument kërkonte që fillimisht të themelohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e pastaj diskutimin për planin e BE-së, duke shtuar se dokumenti “ishte shndërruar në plan të ndërmjetësuesit”.
Raundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.
Ky ishte takimi i parë mes Vuçiçit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.
Nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili bashkë me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ndërmjetësuan takimin, tha se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.
Kurti në Bruksel tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.
Sipas Vuçiqit, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit… ky është thelbi i gjithçkaje”.

Kurti e osmeni jane kakarece.Deri tani qete mire qe nuk u moret me ta, per takimet ne Bruksel.Pak halle kemi ne shqiptaret,qe kerkoni te na shkeputnin vemendjet me kakarecet kosovar!?Ne Shqiperi opozta eshte bere kashte e koqe.Sulltanpiktori povi nderron ministreshat,si Lulbrava listat e mesnates.
MOS I BESO HASMIT KOMUNIST TE KOSOVES O ALBIN KURTI!
sepse:
Socialisti i korruptuar spanjoll Borrell dhe komunisti i perbetuar, sekretar i Partise Komuniste te Prages, Lajcak i falen Internacionales Komuniste te Putinit qe ka hedhur tentakulat e saj ideollogjike dhe korruptive edhe ne BE me spiunet e vet alla kryesocialistin Sergei Stanishev me presidentin kryekeput filo rus bullgar Rumen Radev edhe ne Shqypnine enveriste te Edi Rames qe donte ta ndante Kosoven si “byreku ne tepsi” me Vucicin duke perdorur si bedel Hashim Thacin dhe per kete arsye:
MOS I BESO HASMIT KOMUNIST TE KOSOVES O ALBIN KURTI!
Ne gegenisht, fjala lojcak do te thote nje person qe luan me hile.
Lojcak apo Lajcak eshte perfaqesues i denje i Evropes plake e “kur…” siç e ka emertuar i madhi Gjergj Fishta. Shqiperia gjate rregjimit te diktatures te proletariatit ka humbur shume ne lidhjet e nderkombetare e diplomatike. Mjafton te ve ne dukje se tere informacionin per Shqiperine , kancellerite perendimore e evropiane, ne ato kohe, e merrnin te gateshem e te shtypur nga Beogradi. Evropa vazhdon te mbroje interesat e Serbise e shtytur nga Rusia. Dihet se tere vendet evropiane historikisht kane pasur dhe kane interesa te lidhura ngushte me Rusine por tani gjerat kane ndryshuar. Lufta ne Ukraine e tregoi qarte se i vetmi rrezik per Evropen eshte tashme Rusia dhe Lojcakut e Serbise nuk mund ti hapet rruge qe te krijoje me 4 perqind te popullesise Associacionin serb qe do te jete nje MIcroRusi brenda Kosoves. Historia na tregon se Serbia ka rritur siperfaqen e saj ne demin e Shqiperise, Hungarise etj. ne saje te mbeshtetjes te Rusise dhe leshimeve te Evropes plake dhe “kur..”. . Eshte dhurate qe jemi ne NATO dhe kemi kurdohere afer SHBA, qe korigjojne vazhdimisht politikat e gabuara te Bashkimit Evropian, sidomos lidhur me Republiken e Kosoves.
Jane dite te veshtira per Kosoven dhe krejt Kombin Shqiptar.
Jemi ne 2023,qe nga perfyundimi luftes,ka 23 vjet qe Kosoven e Lane pa ushtri te vet,pa armatim.
Udheheqja Kosoves ka pasur 20 vjet kohe te armatosej,pamvaresisht KFOR dhe Bazes ushtarake te miqve Amerikane.Albin Kurti mire ben qe godet me emra pazarxhijte e Serbise,sllavokomunistet Sllovake,Lajcak e Peter Stano,dhe hafijen iberike Borrel,.Jane versulur te kafshojne Kosoven,sepse e gjejne te Paarmatosur.Franca vazhdon te armatose Serbine me Aeroplane moderne ,Raketa dhe teknologji ushtarake,sikur nuk kupton perse do ti perdore!
Ne 1999 Faktori shqiptar,te pakten ishte UNIK..Shqiperi Kosove,ishin nje.Le ta quajne si te dene keta dy qelbesirat sllavo-greke Fatos Nanon.Fatos Nano ndihmoi me arme UCK.
Sot Ne Lajcakun me te felliqur e kemi kryeminister.Kjo eshte e keqja madhe.
Sot(me kete kryeminister) veshtire se Faktori Shqiptar ne Bote mund te kaloje arme neper territorin shqiptar per te ndihmuar Kosoven.As mund te shpresohet se qeveria shqiptare te ndihmoje Kosoven ushtarakisht,.Me edvin Ramen jemi ne pozitat e 1913,,Kur Patriotet shqiptare,mbronin Pavaresine,,esad pasha me brekushe muterit e Shqipnise mesme,shperthyen rrebelimin kunder Shqyptarise.
Sot nuk kemi esad pashe,Kemi nje brekushemut ne Tirane qe ruan si t`ja ngule dhembet asaj Kosove,per ta coptuar me mikun Aleksander,me bashkepenembajtesit e Zajednicave,Michell,Borrel,Lajcak,Der Line,Hill,Escobar,,,.Shif sa shume zagare jane qe presin vetem lehjen e pare te zagarit edvin rama.
Dite te veshtira jane per Kosoven, po nuk u bene sot te veshtira.
Jane bere te veshtira me kohe, qe kur Thaci dhe Ramushi benin mareveshjet me Serbine.
Albnini vetem sa i evidentoi.
Kosova eshte ne ditet e saj me te mira derisa Asociacioni nuk eshte zbatuar. Sepse po u zbatua, e dine vete Kosovaret cfare i pret nen thundren e Serbise. E kane provuar ne kurriz. Po ju ha kurrizi prape, le te pranojne Asociacionin, ose te mbledhin dhembet dhe te luftojne. Kjo u ka ngelur.
Lirine nuk ta fal kush. As BE, dhe as Ramutet tradhetare
Liria fitohet dhe mbahet me lufte. Perndryshe, le te lene shtepite dhe te ikin dhe ata, sic po ikin shqiptaret nga Shqiperia
Me debate parlamenti, ky Albini i ha te gjithe, nuk e mundin dot. Me keto debate ne Parlament, ai fitoi zgjedhjet. Opozita eshte e percare, e dobet, kete dem ja shkaktoi Vjosa Osmani. Populli i Kosoves duhet te rrjeshtohet qarte ne aleance me Ameriken, mos harroni se Amerika nuk e tradheton kurre Kosoven. Hashim Thaci nuk e tradheton kurre Kosoven, mundet te kete bere korrupsion ne Qeveri, por kurre ne dem te Pamvaresise Kosoves. Albin Kurti po e kthen Kosoven ne nje burg, askush nuk mundet me dale jashte, njerezit po marrin pashaporta Serbe me dal ne Europe.
Prec Ngulaj, prit se ta sqaron me mire demo kete ceshtje qe shtron ne komentin tuaj. Se nuk po gjen syzet optike demo se ku i ka lene.
Nqs kjo eshte e vertete, i bie qe Europa plakë ka mbaruar koke e kembe. Nje Serbi se bashku me ate shkerdhaten Lajcak bie verdallë Europen dhe Albini po ua plas ne fytyre.
Aldrin,.Kosova eshte NE.Nuk eshte Ata koken hengshin.
Tek shitja e Detit dhe ndarja Kosoves nuk ka komunista,ballista,kaurre,muslimane.
Te kuptoj demo, po “Ne” jemi Rama. “Ata”, nuk jane koken hengshi, po Ata jane Albin Kurti.
Mos u ngaterro kot
Duan s’duan, nje pjese e shqiptareve, kjo eshte e vertete! Nje pjese e mire e kancelarive europiane, ne menyre te heshtur, apo hapur mbeshtesin politiken serbe ne Ballkan. Europa historikisht ka mbajtur nje qendrim armiqesor ndaj shqiptareve,aq sa e katandisi kokoshin nje thele ne 1913-en. E po tani mjafte me, thika ka vajtur deri ne eshter. Ne mbase jemi te pafuqishem te perballojme gjithe kete trysni agresive te politikes serbo-europiane dhe mbase do t’na shtrengojne te bejme ate qe duan ata, por kurre nuk duhet pranuar qe me vullnet te lire te zbatojme kete politike te bosnjezimit te Kosoves.
Kur Putini sulmoi Ukrainen me pabesi hitleriane, Presidenti gjerman Steinmeier i tha Presidenti Zelenski: “Duhet te hidhni armet dhe te dorezoheni. Pse te vriten njerez dhe te vuajme ne evropianet nga gazi dhe karburantet ruse per ca gerxhe te humbura ne kufirin tuaj? Dorezoni Donbasin te Putini pa kushte dhe cdo gje perfundon ne cast.” Zelenski nuk i u pergjegj, por me nje dekret te posacem presidencial e shpalli non grata Presidentin gjerman dhe e hoqi dekretin pas nje viti vetem kur Steinmaeier i kerkoi falje Ukraines per gabimin fatal qe kishte bere dhe ne kete kendveshtrim
BORRELI DHE LAJCAKU DUHET T’I KERKOJNE FALJE KRYEMINISTRIT KURTI QE I NGRITEN KURTH PER TE DOREZUAR TE VUCICI VERIUN E KOSOVES
ndryshe:
Presidenca e Kosoves duhet t’i shpalle non grata per veprimet e tyre dinake ne favor te Serbise
Albin Kurti duhet te sillet si burre shteti dhe kjo kerkon mencurine dhe maturine e nje lideri te vertete.Kosova e ka te pamundur formalizimin 100% te ekzistences si shtet normal pa mbeshtetjen e konfirmimin nga fuqite e medha perendimore te cilat merren edhe me Rusine e Kinen dhe Kosova eshte vetem nje ceshtje dhe jo me e rendesishmja.Ne keto vite Albini ka deshtuar.Perderisa , kosova eshte nen saksioñe ka deshtuar,kunderargumentet jane per llapaqenet e mediave por jo per nje KM,qe e mori detyren duke premtuar perparim por vetem ka bere prapa.