Një 51-vjeçar mësohet se është drejtuesi i kamionit me eksploziv që shpërtheu në orët e para të së shtunës në Urën e Krimesë .
Media ukrainase Tpyxa raporton se burri quhet Makhir Yusobov
Në foto është Boris Yusubov, pronari i kamionit, nga Krasnodari i Rusisë, i cili ia shiti automjetin një personi tjetër, i cili nuk ia ndryshoi emrin e pronarit. Pra, në letër Yosubov ende ishte pronar.
Gjatë kontrollit të kryer në kamerat hyrëse të urës, drejtuesi i mjetit ka qenë i qetë, ka pasur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe nuk ka ngritur dyshime te Policia. Kamioni ishte plotësisht i ngarkuar.

Të gjithë skenarët janë të hapur se si u shkaktua shpërthimi i madh. Kush e planifikoi sulmin? Kush e ekzekutoi atë? A ishte shoferi në një mision vetëvrasës apo nuk ishte në dijeni se automjeti i tij ishte i mbushur me eksploziv? Për momentin, asnjëra palë nuk po jep përgjigje të qarta.
Kush e kreu sulmin?
Ukraina, që nga herët të shtunën, nxitoi të mirëpresë goditjen, por zyrtarisht as konfirmon dhe as mohon se forcat e saj ishin ato që fshiheshin pas sulmit Jozyrtarisht, një zyrtar i qeverisë ukrainase i tha ëashington Post se shërbimet e inteligjencës së vendit të tij ishin përgjegjëse për sulmin në urë. Gazeta Ukrainska Pravda gjithashtu shkroi se SBU ishte përfshirë në sulm.
Qeveritë perëndimore duken të kujdesshme për momentin. Ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinslau është megjithatë zyrtari i parë perëndimor që ia atribuon drejtpërdrejt Ukrainës sabotimin, duke thënë se vendi i tij mirëpret dhe përgëzon shërbimet e inteligjencës ukrainase për veprimin.
o.j/dita

Keshtu Rusija e tregon se sa te dobet jane ,kur nga ana tjeter thone se armet ma moderne te Rusise gjenden ne Krimeen dhe Kaliningrad,dhe kush mundohet te preke keta dy vende Ruset kane te drejte te sulmojne por nuk ndodhi asgje u sulmua nji depoja e naftes ne Vollgagorod ose Stalingradi,Rusija nuk reagoj fare,u sulmua nendetsja Moska dhe aeroporti ushtarak ne Krieen,u sabotua tubacioni ,dhe tani Ura Rusija po e shkruan si nji aksident xhdo dite po i humbas teritoret qe i okupoj dhe nuk ndohde asgje pra lamtumire Federates Ruse .