Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
- Publicitet -
Akti kriminal i ndodhur pranë godinës së Top Channel, kundër saj dhe, sidomos, vrasja e rojës së sigurisë së godinës duhen dënuar nga çdo qytetar shqiptar, pavarësisht përkatësive politike apo mediatike. Derisa të zbulohen autorët dhe, fill pas tyre edhe motivet e krimit, na mbetet vetëm të hamendësojmë, ashtu siç ka hamendësuar shumëkush deri tani. Hamendësimet nuk përbëjnë mëkat, por paragjykimet dhe adresimet e fajit janë dhe mbeten sa të turpshme aq edhe ligjërisht të dënueshme.
Përpjekjet për ta adresuar fajësinë apo autorësinë indirekte tek “minuesit e demokracisë” apo tek shembulli i prishjes së ndërtimeve pa leje nga autoritetet qeverisëse janë shumë të gabuara dhe nuk duhen pranuar nga askush. Që krimi ishte i organizuar nuk ka dyshime, por motivet e autorëve, domethënë të ideatorëve organizatorë, mund të jenë nga më të ndryshmet.
Me aq sa dimë deri tani, pasoja më e rëndë e atij krimi ishte vrasja e rojës së sigurisë e cila duket se nuk ka qenë qëllimi i krimit, por pasojë e natyrës kriminale të ekzekutorëve të cilët, në raste të tilla, nuk llogarisin asnjë pasojë tjetër përveçse të realizojnë “detyrën”.
Është bërë zakon tek ne që çdo cenim i institucioneve mediatike apo punonjësve të tyre të lidhet menjëherë me “fjalën e lirë”, a thua se mediat dhe të gjithë punonjësit e tyre janë institucione hyjnore, bamirësie dhe engjëjt tanë mbrojtës. Veprimtaria mediatike, në Shqipëri, ashtu si kudo në botë, është veprimtari biznesi dhe, megjithëse e një natyre të veçantë, karakterizohet nga virtytet dhe veset që manifeston natyra njerëzore në çdo aspekt të veprimtarisë dhe sjelljes së saj.
Natyra e veçantë e “biznesit mediatik” e fut atë, jo rrallëherë, në kontradikta dhe armiqësi me bizneset e tjera të kësaj natyre, me individë dhe grupe politike apo edhe me qytetarë të veçantë. Një gjë e tillë e bën median delikate dhe, nganjëherë, të rrezikuar nga reagimet e paligjshme dhe të dhunshme.
Nuk jam i vetmi që e kam të vështirë, në mos të pamundur, të besoj se krimi i ndodhur ka lidhje thjesht me “fjalën e lirë “. Ajo që më shqetëson përbëhet nga dy anë që lidhen me krimin dhe paskrimin: Së pari, lehtësia, vrazhdësia dhe shpeshtësia e kryerjes së krimeve me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe, së dyti, përdallimi (diferencimi) mediatik dhe, jo rrallë, institucional që iu bëhet krimeve në raport me objektin e tyre.
Është e çuditshme dhe e papranueshme që, për 32 vjet, me gjithë këto të ardhura shtetërore, asnjë qeveri nuk ka investuar për studimin e kriminalitetit me objektiv përcaktimin dhe programimin e masave për parandalimin e tij. Kemi dëgjuar të jepen fonde qeveritare, edhe nga qeveria e sotshme, për gjëra shumë më pak të rëndësishme të cilat jo rrallë të duken të panevojshme. Nga ana tjetër mungojnë fondet dhe studimet mbi kriminalitetin, prirjet e ditës dhe të perspektivës së afërt të tij, për mjete më moderne të ndjekjes dhe zbulimit.
Jam trishtuar kur një drejtor rajonal policie më thoshte vjet se policia shqiptare nuk zotëron mjetet dhe teknologjinë e duhur për ndjekjen dhe përcaktimin e vendndodhjes së kriminelëve, bazuar në diktimin e telefonave të tyre celularë apo gjetjen dhe analizimin e thirrjeve dhe mesazheve që i dërgojnë njëri-tjetrit.
I parë problemi i parandalimit nga një kënd tjetër, del e papranueshme që shteti shqiptar bën verifikime dhe sekuestrime makinash të shtrenjta dhe vilash apo biznesesh vetëm kur ndodhin krime të rënda apo kur shtyhen nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të tjera.
Vidhen makina si ajo e përdorur në krimin ndaj Top Channel dhe policia nuk arrin t’i gjejë autorët as pas tre vitesh, derisa me to kryhen krime rrëqethëse. Fillojnë çështje penale kundër kriminelëve të rrezikshëm e grupeve të organizuara kriminale dhe sistemit të “drejtësisë” i nevojitet thuajse një dhjetëvjeçar të përfundojë shqyrtimin gjyqësor.
Pse ka kaq egërsi, dhunë dhe guxim kriminal në ambiente publike, rrugë, sheshe, restorante apo plazhe? Mirë se autorët nuk kanë moral e ndërgjegje, po si nuk kanë frikë? Pse një pjesë e policisë mban qëndrime mospërfillëse apo toleruese, për të mos thënë miqësore, kundrejt disa elementëve kriminelë që njihen nga populli, dhe që nuk përfillin ligjet dhe rregullat e trafikut dhe të bashkëjetesës shoqërore?!
Ka dy shpjegime që u përkasin dy rrugëve të ndryshme: ose kriminelët të lirë e të patrazuar nga ligji dhe organet ligjzbatuese e, rrjedhimisht, populli i frikësuar e i “izoluar “, ose e kundërta, populli i lirë e në punë të vet, i padruajtur se i cenohet jeta, shëndeti e pasuria, ndërsa banditët të strukur. E para dëshmon për shtet të rremë e të padenjë, ndërsa e dyta dëshmon për shtet demokratik.
Përrallat me liri fjale, grumbullimi e lëvizjeje nuk i nevojiten askujt për aq kohë sa rrezikohet vetë jeta dhe siguria publike. Gjithashtu, mbetet absolutisht i papranueshëm ligjërimi publik i politikanëve të çartur i cili përmban dhunë verbale që poshtëron moralisht apo dhunë fizike me kërcënime të tipit “asgjësimi si një bandit” për kundërshtarët politikë.
Problemi tjetër moral, ligjor dhe human është diferencimi mediatik dhe institucional i krimeve dhe kriminelëve, i cili, jo rrallë, nënvlerëson, përçmon apo minimizon aktet kriminale kundër shtresave më të ulëta të shoqërisë. Edhe në rastin e krimit ndaj Top Channel, vëmendja më e madhe iu dha thyerjes së xhamave të godinës mediatike me plumbat e kriminelëve se sa vrasjes së rojës së sigurisë. Megjithëse qëllimi duket se ka qenë pasoja e parë, e cila duhet dënuar për simbolikën dhe domethënien e aktit, pasoja e dytë është shumë më e rëndë.
Përveç humbjes së jetës nga roja e godinës, që mbetet aspekti më tragjik, doli në pah edhe një problem tjetër human dhe qeveritar. Megjithëse Qeveria pretendon se e ka rritur me ligj pagën minimale diku tek dyzet mijë lekë, rezulton se roja e objektit paguhej me tridhjetë mijë lekë në muaj për një punë me turne dhe të rrezikshme për jetën. Në vendet e zhvilluara perëndimore paga minimale përcaktohet për orë pune dhe ligji përcakton pagesa shtesë për punën natën dhe për punën mbi dyzet orë në javë.
Madje jo vetëm kaq, por shteti i kërkon punëdhënësit të sigurojë punëmarrësin dhe pagesën për punën e bërë t’ia kalojë drejtpërsëdrejti në llogarinë e tij bankare, gjë që e bën të verifikueshëm edhe nga institucionet përkatëse shtetërore.
Tek ne, punëdhënësit janë tallur dhe vazhdojnë të nëpërkëmbin punëdhënësit. Siç thoshte z. Fatos Çoçoli para pak ditësh, një sipërmarrës i kishte pohuar “sinqerisht” se “deri tani jemi tallur me pagat e punëtorëve”. I kujt është shteti, i “të gjithëve” apo vetëm i një pakice të privilegjuar që tallet me shumicën e nëpërkëmbur?! Nëse është ky i dyti, atëherë hiqini nga fjalori i gënjeshtrave fjalët “demokraci, demokratik” dhe përdorni vetëm fjalën e vërtetë “oligarkik”!
Në jo pak raste vetë shteti mban qëndrime të diferencuara kundrejt ligjshkelësve, në varësi të rëndesës së xhepave dhe pozitave shoqërore e pasurore të individëve që shkelin ligjet. Nga njëra anë, gjykatat ndjekin në gjendje arresti individë të akuzuar për tregti në sasi minimale droge apo për vepra me rrezikshmëri jo fort të madhe shoqërore, por ndjekin në gjendje të lirë elementë kriminalë dhe sidomos njerëz me pushtet politik dhe ekonomik që mund t’i kenë sjellë shoqërisë dëme të pallogaritshme.
Prokuroria e gjen të arsyeshme që, nëpërmjet Policisë së Shtetit të arrestojë dhe futë në burg një nënë me fëmijë të sapolindur, edhe pse e dënuar me 50 ditë burg (madje, gjobë e konvertuar në burgim). Vetë policia, nga ana e saj, e gjen me lehtësi nënën lehonë dhe ankohet se e ka të vështirë të gjejë e dërgojë në burg individë të shpallur fajtorë e të dënuar me shumë vite burg për trafiqe madhore droge apo për tjetërsime pronash me vlera disa milion euro.
Mediat, sidomos ato televizive, e bombardojnë shikuesin me ditë dhe muaj të tërë kur iu cenohen interesat e pronarëve të vet apo kur veprat penale bien mbi individë që zotërojnë pushtet ekonomik e politik, mirëpo “harrojnë” shpejt krimet kundër jetës, shëndetit dhe pasurisë së shtresave të ulëta shoqërore. Edhe ata pak gazetarë investigativë që ekzistojnë, përpiqen më shumë të bëjnë shfaqje (show) mediatike me disa informacione të hamendësuara e sipërfaqësore rreth krimeve e kriminelëve, dhe tepër rrallë shqyrtojnë anatominë dhe autorësinë e krimeve.
Fukarenjtë kanë “vetëm dy duart mbi kokë” dhe hallet e tyre shpërfillen, nuk gjejnë zgjidhje ose, akoma më keq, ironizohen, ndërsa hallet e zengjinëve që luftojnë për pasurime përrallore dhe grinden për zona influence komerciale gjejnë pasqyrim, zmadhim të tepruar dhe shtrembërim thuajse të përditshëm, pasi ata ose zotërojnë vetë mjete informuese / dezinformuese, ose kanë aq shumë pasuri sa të sponsorizojnë mediatizimin e “halleve” të tyre duke i dhënë shikuesit versionet që iu interesojnë dhe rrallëherë të vërtetën.
Vetëm ekzistenca dhe funksionimi i një shteti vërtetë demokratik do iu jepte të njëjtën “peshë”, vlerësim dhe zgjidhje halleve të fukarenjve dhe atyre të zengjinëve. Por, pa ndryshuar dhe përmirësuar moralin shoqëror, nivelin e qeverisjeve dhe të sigurisë publike, qytetarët shqiptarë nuk do të ndihen dhe as do të jenë të barabartë përballë ligjit, shtetit dhe të drejtës.
Vetëm kur të arrihet që breshëritë e armëve kundër institucioneve, duke përfshirë edhe ato mediatike, do të konsiderohen njëlloj të rrezikshme e të dënueshme si breshëritë e armëve kundër kullave dhe kasolleve të fshatarëve; vetëm kur jetët e rojeve, punëtorëve, minatorëve apo fshatarëve të vlerësohen e mbrohen njëlloj si jetët e bosëve të biznesit, medias apo politikës, do të mund të flitet për shtet demokratik.
Ne të gjithë duhet të përçmojmë e dënojmë sulmin e armatosur kundër godinës së Top Channel, por askush prej nesh nuk duhet t’ia lejojë vetes që thyerjen e xhamave të asaj godine me armë zjarri si mjet frikësues apo paralajmërues kundrejt pronarëve ta konsiderojë si një akt barbar ndërsa vrasjen e rojës Pal Kola ta kalojë si një “dëm kolateral, shkelje rastësore apo e zakonshme e rendit” etj.etj.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Z.Viktor,nuk ka nevoje te shpenzohen miliona per te kryer studimin per arsyet e shtimit te kriminalitetit!
Ua kam shkruar me kohe se Veliaj “Ua ka vrare femijerine femijve tane”,por ju nuk e keni botuar se ju interesojne lidhjet me Veliajn!
Ejani ne Yzberisht(KMY) te shihni konkretisht nje GETO ku lindin,rriten dhe behen kontigjentet e krimit te organizuar femijet dhe te rinjte aty e mr gjere ne Tirane!
Braktisja totale qe i eshte bere femijve dhe te rinjve nga Rama dhe Veliaj eshte arsyeja kryesore e rritjes per dite te krimeve!
Ne se doni ua sqaroj me konkretisht!
Po pra! Punojme akoma me sistemin pagave te Enverit, per te varferit, 30.000 ne muaj, per te pasurit 30.000 ne ore!
OK,V.Malaj:
1.”Kosa” jote prek të gjitha problemet e shoqërisë Shqipëtare në këto 32 vite DEMO-DE-MOKRACI RRUMPALLË.
2.Fatkeqsia Nr.1 në këtë vënd është PAPËRGJRGJSHMËRIA e politiqënve HAJDUT,VRASTAR,SHPIFSA..që kan helmuar mjedisin Shqipëtar në 28 mij KM-2 dhe nd/Kombëtar..Dhe të pandëshkuar.
-100 % e popullit i shikon,i Dëgjon bëmat e gjëmat e pushteteve që nga 1992 dhe fundrinat e shoqërisë imitojnë padronët e tyre në Vjedhje,Vrasje me pagesë duke u kthyer në BANDA vrastare,Vjedhje Votash,etj.Shëmbulli i vrasjes së Dr.Xhuvanit të PS në Elbasan më 21 prill 2021 nga banda e PD e drejtuar nga G.Bardhi (Shtet brënda Shtetit) e tregon mësëmirë këtë.
3.Shumica e vrasjeve në këto 32 vite kan pasur ngjyrime politike sidomos nga kreu i PD-s sot non grata Sb i cili që nga 2 prilli 1991 ka zbatuar parimin e UDB.” Vrit 2,3,4..nga të tutë dhe hidhja fain kundërshtarit politik për të marr pushtetin..!
-Kjo ndodhi me vrasjen e A.Hajdarit 1998,21 janar 2011,etj.
3.Fatkeqsia nr.2 ka kënë dhe është DREJTËSIA E DEGJENERUAR PLEPISTE E SB-92
-Edhe pse Policia e Shtetit arreston hajdutët e bandat vrastare,Drejtësia i ka nxjerr Ata nga burgu me €,$..duke u pasuruar marramëndësh me Vila kudo dhe që nga 1992 asnjë pushtetari nuk i është sekuestruar pasuria e tepërt,ndonse 80 % e drejtësisë është nxjerr NOKAUT NGA VETINGU PËR KORRUPSION.
-Për:1.Korrupsion 2. Minim të demokracisë 3.Shpërfillje të drejtësisë..Sb u shpall non grata nga DASH dhe si Sb ashtu edhe Shkodrani A.Kraja i SPAK kërkojnë akoma PROVA nga DASH,Kur 101 prova argumentojnë 3 SILURAT e mësipërme.Të shohim çdo të bëi veriori tjetër (Dibrani) A.Dumani.
4.Farkeqsia Nr.3 në këtë vënd është vet MEDJA,Pronarët e Saj,të kapura nga Sb 2005.
-Duke numëruar në KLANI IM,më del se 800 TV e portale janë kapur nga non grata,ku në një foltore të organizuar prej tij mbulohet gjith faqa e ekranit me figurën e tij ndonse në një eveniment Qeveritar bëhet takim midis KM dhe një delegacioni të huaj.
-Ose..Presidenti ORA NEWS Ylli Ndroqi i dënuar në Turqi e Itali për drogë dhe me të ha dreka e darka LikeFloriri i PL.
-Kur KM E.Rama ndodhet në studio apo në takim me analist e gazeta nuk lihet të shprehi mendimin e tij,ndërsa kur para tyre ndodhen Sb,Im..asnjë prej tyre nuk gumzhin si arza…Kjo tregon se kush e dhunon fjalën e lirë midis këtyre që përmëndëm.
5.Ngjarja e TCH është e rëndë,por jo ndikim qeveritar.Nuk duhet të jetë politike,por kontradiktat brënda llojit.Nga burgaxhij me pagesë të liruar nga drejtësia e plepave që me mosveprimet e duhura po lë popullin pa gjumë nga frika e bandave të kudo ndodhura që për bërjen zap të tyre duhen 50 % e popullit POLIC.
-Kjo,pasi policia e drejtësia nuk bashkëpunon me popullin në çdo cep të vëndit,me INFORMATOR,Pasi edhe kur ndodh një gjë e tillë Ata/o DEKONSPIROHEN NGA VET POLICIA,DREHTËSIA,MEDJET..që këto të fundit në shumë raste bëjnë prekurorin,Gjykatësin e rëndomtë.
-FLM V.M,DITA.
Sapo ndodhi krimi, policia, e lajmeruar, besoj, menjehere, duhej te ngrinte helikopteret dhe postblloqet. Asnjeren nga keto te dyja nuk e bene. Ata te qete udhetuan dhe dogjen makinen dhe sendet brenda saj. Kemi nje polici te ngathet. Krimi eshte sofistikuar, por policia ka mbetur po ajo, jo operative dhe te kape ne kohe kriminelet.
Une besoj qe Thano, alias Viktor Malaj, nuk eshte aq naiv sa te mos kuptoje qe ka nje mesymje te pushtetareve per te zoteruar te gjithe hapesiren mediatike duke reduktuar ne minimum hapesiren e zerave kritike. Top Channel sapo realizoi nje kalim pronesie me shume hije dyshimi e deri me tani nuk kam lexuar qe te jene marre ne pyetje shitesit dhe bleresit ne lidhje me atentatin. ABC po keshtu u rehatua ne prehrin e pushtetit. Fanja nuk pranoi, arsyet i dine vete te interesuarit ne na mbetet te jemi deshmitare te faktit se ai po sulmohet ne te gjitha format. Po keshtu Lali Eri vetem dje sapo “demaskoi” gjobaxhinjte e JOQ dhe LOLITA-s natyrisht Lali harron se dikur i bente vete keto gjera kur linte Griseldat me barre ose kur ngjyente kokat e protestuesve me boje te kuqe. Te tjera aksione sulmi kunder mediave kritike priten ne vijim po nuk shoh qe kjo te merakose shume bedrinjte, bolinot e viktoret perkundrazi Bolino po i ben eco pushtetareve ne mediat e tij e madje prodhon edhe nje sondazh te Piepoli-t per te treguar fuqine elektorale. Nderkohe kriekaqoli premton rritje rrogash per te gjithe duke shperfillur ligje e rregulla. Jeni ne rrugen e duhur drejt hyrjes ne Europe me vrasje e krime qe tashme jane bere te perditshme.
Duhet kontroll financiar fitimesh vjetore, për çdo individ, ashtu sikurse bëhet në amerikë. « Ndiq paranë » është një shprehje, që të çon tek krimineli, apo mashtruesi. Sa për TCh që thotë « fjala e lirë », ky kanal, por edhe të tjerët si Klani,etj. duhet të mos abuzojnë me « fjalën e lirë », sepse është krim që të edukosh fëmijët në vitet e para të jetës së tyre me imoralitetin e programeve që japin. Media ka detyrë kryesore edukimin e popullsisë, veçanërisht të rinjtë dhe jo fitimin me çdo mjet! Krim përbën edhe kur botkuptimi i shtrëmbër i pronarëve të këtyre kanaleve ua servirin të rinjve si diçka të rregullt. Niveli propagandues i këtyre emisioneve është shumfish më e lartë në Shqipëri se sa në vëndet perëndimore dhe nuk ka lidhje me « fjalën e lirë », por ka lidhje me edukimin e njerëzve, që të mos bëjnë krime, apo orgjira.
Vrasje ka edhe ne Amerike. Kudo.Psikopat ka sa te duash.Nuk mbarohen! Dhe do vazhdojne te vrasin.
Shqiperia eshte bere si Amerika njerzit vriten si pula armet megjithse me ligj jane te ndaluara ato perdoren gjenden pa veshtirsi dhe shume lehte. Po nuk vetem ky problemi “armet e zjarrit” preblem eshte “mendja” ai qe eshte i semure psiqikisht gjen arme tjeter. thiken. Ne shqiperi ka nje problem me dekadencen mendore(semundje mendore) asnji nuk ben studim per situaten mendore te shqiptare, (shendetin mendor) duke pare krimet qe po ndodhin sot ne shqiperi, natyren e tyre, them se Nje ne cdo Tre vet ne Shqiperi vuan nga shendeti mendor!
Or ti i keshillit!
Kujt i plasi bytha nese ti apo tere kAmentuesit e xhixhilese,varrmihes te informacionity,shisni pallavra e besoni apo s’besoni se ‘Akti eshte bere apo jo ndaj lirise se shtypit’ kur dhe gAAAAmoret e dine qe ky vend e popull ka 30 vjet qe nuk eshte i LIRE por i pushtuar nga ISIS-ISIS-ISIS-ISIS-XHIHADI!!!!!!
Pse gjithe kjo potere ndaj sulmit te TOP GJIRIZ? Thjesht se eshte televizioni I I Partise. Kudo tjeter te kish ndodh, as nuk do permendej, po kur vjen puna te Partia aty behet nami. Top GJIRIZ meriton top e Jo kallash.
Nuk ka ndodhur asgje fare te Top Kanali.
Ky eshte kapitalizem, Viktor, por njerezit akoma nuk e dine apo nuk duan ta dine se kapitalizmi ta merr jeten dhe nuk ta jep. Kjo eshte historikisht e shkruar dhe jetuar. Ne kapitalizem punohet per tu pasuruar dhe jo per tu njerezuar. Top Channel eshte nje media si gjithe te tjetrat, si gjithe kapitalistet e tjere qe per te ruajtur koken e tij nuk pyet, por paguan ate qe e ruan me therrime. A eshte fytyre kapîtaliste kjo te mos mbroshe koken tende pa leri te tjeret?! Sot kapitalizmin e quajne demokraci ! Si ka mundesi? Ne Shqiperine kapitaliste njeriu ha njeriun kane 32 vjet. Pse demokracia dhe liria pêr kete eshte?! Te shashe , te ofendosh te imoralizosh, te akuzosh, sot ne kete demokraci politikani vetemruar thote se “e thashe per politike” ! Po pse politika per kete pune eshte politika? Viktor, kur ta kuptojne njerezit se politika eshte SHKENCE per zhvillimin jetesor te njerezimit dhe jo kurve rrugesh, atehere bashkesia njerezore do te beje perpara, se nuk eshte shoqeri njerezore kjo se nuk ka shok midis njeri tjetrit; kjo afersi njerezore qe te bente shok u distancua pikerisht per te mos qene afer por larg njeri tjetrit. Sulmi ndaj Top Channel, per mua eshte thjeshte ose ndonje inate me drejtuest e kesaj media ose u ka vajtur ne maje te hundes me “vllazerine” e emisioneve qe jep ky kanal porno shkaterrimtar njerezor e kombtar qe predikon, imoralitet , pa nder e respekt dhe zhveshjen lakuriq perpara dinjitetit kombtar qe e ktyet ju Viktor me keta gazetare e media ne paçavure te bythes se parave kapitaliste. Po nuk pati drejtesi, nuk ka as shtet, as shoqeri, as politike, as bashkesi, por rrumpalle. Vetem drejtesia dhe ndeshkimi kapital e stabilizon dhe ndryshon ate vend. Prandaj zhdukni gjithe prokuroret dhe gjykatesi qe jane sot bashke me avokatet qafederra qe te shuhet fryma e keq e mbjellur nga dobiçi sheqeres per 32 vjet; te shuhet nga frika e jo ndergjegja. Rrugen gjejeni me zjarr apo puthje. Te bej te fala nga larg sepse aty nuk durohet ambjenti krijuar!
prodh te huajsh si ne cdo rast
Kapitalizmi eshte me shit pordhe katunarja e Tufines me miletin qiptar. Nji ky pra osht Facizmi. Tallet debilja me koqet qiptare. Dhe preket gjithe opinioni publik si ka ndodhur e qysh do ndodhe.
Ka lidhje me “fjalen e lire” apo bythet
e lira ?! , ku kurveria dhe perversiteti
kane dale sheshit ! E keni hiperbolizuar
kaq shume kete shashken (tritol) qe vune
ne TCH por qe e meriton, e meriton ! Ne
asnje vend te botes nuk ka hallakatje te
tilla “libertinaje” (Sodoma) sa ne median
shqiptare sidomos ne TV shqiptare ! SHBA
si modeli i demokracise ne Bote I ndalon
me ligje “Sodomat e Gomorrat) ndersa tek
ne po lulezojne dita dites potnografia e te
gjitha llojeve ! ! Prandaj shteti dihet te nxjerre ligje e te vere kufijt te thana gjithe
mafias se medias me taksa e gjoba te renda
deri ne mbyllje te disa emisioneve qe mbje-
llin degjenerim , megjithese eshte teper vone ……!
Nuk ka asnje dyshim qe korupsioni i Monikes,metaj dhe saliut ka te beje me incidentin! C’do gje qe ndodh ka kete Treshen brenda!
“spak” ! Me 4 rreshta koment i ke thene
te gjitha ! Cdo krim qe behet ne Shqiperi
ka doren e zeze te treshes ! Ketu fillon
e mbaron filmi !
eshte vertet nji pafytyresi kjo qe shoqeria shqiptare i lejon vehtes , qe te vazhdoj e besoje ne Iluzione alla Spak – qe nuk eshte gje tjeter vecse nji frymezuese Krimit ne Shqiperi ,per vet Faktin ,sepse na ka bere te qarte se per ke punon dhe kujt i sherben ,mbasi Refuzoj Hetimin e Pasurive te DyMonstrave Imorale te Politikes Shqiptare dhe se zhgenjen ne fund te fundit ,ate per te cilen u krijua u propagandua (si i tha Kinezi Lu dikur ? PESHQIT E MEDHENJ ) . Qe te paguhen kta Maskarenje me rroga te tilla 8-10 Mije €uro ne Muaj dhe mos justifikojne asgje ,nderkohe qe taksapaguesi qe i paguan kta FakeProkurore , pret prej dekadash qe kto Maskarenje -sherbetore te Krimit Politike te bejne Detyren ,qe qytetari shqiptare ,te fitoj besimin ,te shikoj nji Shpres se ky vend po ndryshon ,se ka shprese e se jetohet si njerez ,se ka siguri dhe si shperblim te marrin zhgenjimin ,Refuzimin e Spak per te bere Drejtesi dhe vene para pergjegjesise Politikanet qe shkaterruan kte vend , kjo eshte pakoncpetueshme eshte poshteruese per nji shoqeri . Duket si nji Politike e qellimeshme qe tenton te destabilizoje Shqiperine dhe largoje shqiptaret nga Shqiperia . Dicka duhet te behet sa nuk eshte von.
Z.Viktor,keni shume kohe si gazete qe bllokoni komentet e lexuesve sidomos kur ka shkrime mburrese te servilit F.Tarifa per Ramen dhe vecanerisht per Veliajn!
Ju po vrisni fjalen e lire,ju po u sherbeni pushtetit duke na mbyllur gohen te kritikojme!
Dy shkrimet e fundit te Tarifes jane mashtrime,ne se doni mund te shkruaj une nje material replike ku e nxjerr Velisjn njeriun me te PA AFTE ,si perbuzes dhe diskriminues ndaj qytetareve te Tiranes!
Ejani nje here ne lagjen nr.14 Astir-Yzberisht me mbi 100 mije banore ku do shihni nje GETO te vertete di te Kalkutes,nje karikature e mburrjeve qe i ben Tarifa Velisjt ketij qe eshte FATKEQESIA E QYTETAREVE TE TIRANES!
Feniks i ores 7;03 komenti juaj ka gjetur driten e botimit pa kaluar ne filtrin e censurimit thjesht per arsye te ores kur eshte bere. Mbase mbetet, mbase fshihet me pas kjo varet. Por gjithsesi Ardian Thano, Viktor Malaj a te dy njekohesisht (ngaqe mund te jene i njejti) mire eshte ta lexojne e ti vene gishtin kokes qe te shpetojne nga te qenit qesharake me tej. Ose te deklarojne qarte se lejohen vetem komente me hosana per Lalin e Bashkise e Laron e Qeverise. Kjo do ishte me e ndershme.
Kam komentuar shpesh lidhur se me cfare etaloni(njesie matese) duhet ta matim punen e kryebashkiakur te Tiranes,Veliaj!
Veliaj eshte diplomuar ne Michigan (SHBA),por nuk ka marre e nuk ka prure ne punen e tij si kryebashkiak i Tiranes,nga pervoja e mrekullueshme e pushtetit vendor ne kete shtet se si u sherben qytetareve pa dallim dhe kudo ku banojne njelloj!
Ne Michigan jetohet me mire edhe qindra apo mijra km larg qytetit me te madh atje Detroit(600 mije banore),sepse atje kudo i kane te gjitha kushtet per jetese!
Sepse pushteti atje pergjigjet per jeten e cdo qytetari e jo sic ben Veliaj ketu qe hedh miliarda ne qender apo rruget kryesore duke i diskriminuar qytetaret e lagjeve periferike sikur te jene rober lufte ne kampet e perqendrimit!
Mburret Veliaj se Tirana rritet cdo vit me rreth 20 mije banore te rinj por kete shifer nuk e perdor per te dhene ALARMIN se tregon qe qytetet dhe fshatrat e vogla po boshatisen sepse nuk ka pune nuk ka zhvillim shkolla, cerdhe ,kopshte , spitale,gjykata ,etj
Po cfare gjejne ne Tirane te ardhurit?
Gjejne mjerimin dhe shtojne radhet e krimit prostitucionit,trafikut te droges,vrasjet me pagese,vjedhjet e shtepive etj!
Pra kete shtim te banoreve Veliaj e perdor per te justifikuar deshtimet e tij te shumta!
Shikoni si i eshte zgjatur fytyra Fatosit, fiks per ngushticen e Veliajt. Me shume do te hollohet Fatos.
Copa me lepires se keta nuk ka ne bote. Copa degjeneratash.
Qe ta marresh vesh ti Toso, Italia ka penalizuar perdorimin e fjaleve angleze ne gjuhen Italiane.
Shko lexo pak se te ben mire, mor spurdhjak i Ramutit. Beni si te ditur, disaster thote.. Tja shplash turinjte me shurre, lamash i mbaruar. Si ato kurvat e Rames qe diskutojne per eventet, me gjithe turmen e gazekareve qe gjysmen e fjaleve e flasin english dhe gjysmen tjeter gjysmisht
Turma gjysmakesh keni prodhuar o Tosi. Gjithe keto vjet, kurva dhe burra shurra, gati per te lepire bythen e pushtetit. Vend me pushta dhe putana. Kane karte krediti per cokollata keta te Rames, jo shaka.
Tjetra vete ne burg pse ska leke te paguaje dritat. He po shtet, jo shaka. Me kulla ne toke te grabitur.
Kjo i pelqen Tarifes. Me tendera dhe koncesione miliardash te grabitura nga buxheti i shtetit. Kjo i pelqen Tarifes. Cope putane e ndyre
O trap nuk po ti kur do ta pastrosh fjalorin????????
Ja dhe SPAK foli – e zbuloi si gjithmone fajtorin/ Nuk u lodh shume, e kishte receten gadi nga Piktori Surrelit, ate “Fajin e ka Saliu” qe e kane ne maje te gjuhes per tere zullumet e pushtetit prej 10 vitesh.
(Ne sinkron me nje tjater Piktor ne shekullin e kaluar qe dogji Reichstagun e ja vuri fajin tjereve)
Lexova te gjitha komentet dhe me bene pershtypje disa komente p.sh.njeri thot top gjirizit ti kishin rene me top !Tjetri i quan kurva ministret (ndonse jan familjare me shkolla te larta) tjetri ramuti e lloj lloj fyerjesh ofendimesh urrejtje njelloj si prijesi i tyre qe ka 30 vjet vetem shan akuzon i ve epitete si lul brava ali basha ram krimineli si dikur nano krimineli!KETA KOMENTUESIT MUND TE JENE ME SHKOLLEN E PLEPAVE DHE AQ E KANE CAPIN POR KY I FUNDIT QE KA TE LARTEN NUK VURI MEND QE DHE U SHPALL I PA DESHIRUAR FAMILJARISHT NGA DY SHTETE ME TE FUQISHME TE BOTES!TA KENE NE GEN UREJTJEN?NUK DUA TA BESOJ.
“Top” channal nje dite do te qellohet me top dhe Gazetat , tv, policia, sirenas, kryeministri i alarmuar
përfundimisht do te zbulojne topet, me nie fjale rrenja e fjales eshte TOP.
Cdo ngjrlarje qe ndodh ne Shqiperi me e shumta Tre dite do mbahet mend dhe do kaloje ne harrese.