Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kritikat, Vuçiç: I dorëzoj qeverinë kujtdo që është më i zgjuar se unë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kritikat, Vuçiç: I dorëzoj qeverinë kujtdo që është më i zgjuar se unë
BoteKryesore

Kritikat, Vuçiç: I dorëzoj qeverinë kujtdo që është më i zgjuar se unë

Published: January 23, 2023
Shpërndaje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen gjatë një takimi të partisë për shkak të kritikave për trajtimin e tij për çështjen e Kosovës.

Vuçiç informoi Partinë Progresive Serbe (SNS), të cilën ai e drejton, për planin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të cilin ia ka paraqitur të premten një delegacioni prej pesë anëtarësh euro-amerikan.

Ai gjithashtu përshkroi pasojat që do të pësojë Serbia nëse e refuzon projekt-marrëveshjen. Shumë  zyrtarë i kërkuan Serbisë të mos e pranonte propozimin, të tërhiqej nga dialogu.

- Publicitet -

Kreu i Komitetit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Gliçiç,  tha se Vuçiç pasi dëgjoi pikëpamjet, reagoi ashpër.

“Nëse dikush mendon se mund ta drejtojë më mirë Serbinë, unë do të tërhiqem. Nëse dikush mendon se është më mirë të shkatërrohet vendi ekonomikisht, atëherë unë ia dorëzoj qeverinë kujtdo që është më i zgjuar se unë”, iu përgjigj Vuçiç kritikave sipas Darko Glicic.

Më pas, dukshëm i irrituar është larguar nga mbledhja dhe është larguar nga selia e partisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka planifikuar sot konsultime me organet politike për planin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në mesditë ai do të marrë pjesë në një takim me anëtarët e këshillit qeveritar. Në mbrëmje pritet t’i drejtohet popullit serb, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojë konsultimet me partitë politike dhe organizatat shoqërore.

Të premten një delegacion euro-amerikan prej pesë anëtarësh, i përbërë nga përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i SHBA-së Gabriel Escobar dhe këshilltarët e presidentit francez, kancelares gjermane dhe kryeministrit italian, u takua me Vuçiç në Beograd dhe prezantuan një propozim për zgjidhjen e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

Aleksandar Vuçiç tha pas takimit se ato ishin negociatat më të vështira që kishte bërë ndonjëherë dhe gjithashtu tha se ishte i informuar për pasojat që do të pësojë Serbia nëse e refuzon propozimin.

“Në këto rrethana, unë shpreh gatishmërinë time për të pranuar projekt-marrëveshjen dhe për të punuar në zbatimin e saj”, tha presidenti, por shprehu rezerva për një nen kyç të draftit, pa specifikuar se cilin.

Miroslav Lajçak konfirmoi se Vuçiç “tregoi gatishmëri për të marrë vendime të vështira për çështjen e Kosovës”.

Projekt-marrëveshja:

Neni 1

Palët do të zhvillojnë reciprokisht marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta.

Të dyja palët do t’i njohin reciprokisht dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj.

Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Të dyja palët do t’i mbështesin aspiratat e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian.

Neni 6

Ndërsa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm në normalizim, të dyja palët do ta vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja me një vrull të ri, duke çuar në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Palët bien dakord që në të ardhmen do ta thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, trafikut dhe lidhjes, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtjen e mjedisit, personat e pagjetur dhe fusha të tjera në mënyrë të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.

Neni 7

Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Europës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese Europiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.

Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selitë e qeverisë përkatëse.

Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9

Nga të dyja palët u vu në dukje përkushtimi i BE-së dhe kontribuesve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë të ndihmës financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, lidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.

Neni 10

Palët do të krijojnë një komision të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, i cili do të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • sopiqoti says:
    January 23, 2023 at 10:44 am

    PUNE TE MBARE z.Vucic ne kuptimin dhe zbatimin e ketyre orientimeve detyruese per te dy palet qe te sigurohet paqia dhe mirekuptimi e vellazerimi midis dy popujve.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 23, 2023 at 12:15 pm

    Keta jane Internacionaliste Masone Komuniste e jo Nacionaliste. Keta jane pjese e klubit te Masonerise, qe kane shitur vendin, familjen dhe mbi te gjitha veten e tyre. C’do vend ne Bote, eshte i tradhetuar ei infiltruar nga keta. Edhe po iku nje, do te vije nje tjeter i njejte nga klubi i tyre. Keta te gjithe punojne per mafien Okultiste Satanike Nderkombetare e jane kudo. Portat e Ferrit jane hapur tashmne e Demonet kane infektuar gjithe Planetin.

    Codex Magica nje liber nga Terre Marrs

    https://vlmr5r4o2k.pdcdn1.top/dl2.php?id=184140181&h=5925ca273e0b3865a99c41638687be54&u=cache&ext=pdf&n=Codex%20magica%20secret%20signs%20mysterious%20symbols%20and%20hidden%20codes%20of%20the%20illuminati

    Reply
  • pilo lala says:
    January 23, 2023 at 12:50 pm

    Kjo marrveshje qenka 100% per Kosoven.
    Kjo e shkaterron Serbine, nuk i le asnje shteg per konflikt.
    Vucici po e pranoi do jete Shqiptar.
    Te shikojme reagimin e Ruseve, ata kane shume influence ne Serbi.

    Reply
  • them une says:
    January 23, 2023 at 6:48 pm

    Pilo Lala eshte nje lushnjar, burre i repektuat njeherazi profesioniat i afte dhe mik me mua!
    Nuk e dija se nje serb shqipfoles fshihet me nick name “Pilo Lala”, emri i nje bisnesmeni te sukseshem shqiptar, duke marre ne mbrojtje Serbine dhe presidentin Vuçiç!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?