Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kriza e legjitimitetit të qeverisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kriza e legjitimitetit të qeverisë
AnalizaLajmi i funditopinion

Kriza e legjitimitetit të qeverisë

Published: February 10, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Sot në mëngjes postova për miqtë e mi këtë mendim, me të cilin thuajse u zgjova: “Një qeveri apo një kryeministër, që forcën e vet e mbështet te numri i kartonave në parlament dhe jo tek autoriteti i vet politik dhe moral, si pushtet i legjitimuar, është shumë pranë rrënimit”.

E postova edhe të përkthyer në anglisht, si më poshtë: “A government—or a prime minister—that bases its strength on the number of voting cards in parliament, rather than on its own political and moral authority as a legitimized power, is very close to collapse”.

- Publicitet -

Zakonisht, mesazheve të tillë njerëzit u përgjigjen me një “thumb up” 👍, por këtë herë një lumë reagimiesh erdhën me fjalë. Fjalë miratuese për përmbajtjen e atij mesazhi, të tilla si: “Le të ndodhë!”. “Qeveria ka rënë, por ka zënë përfund opozitën”. “Fix, e drejte, eshte e trishtë të shohësh se si u katandis ky kryeministër; nje shkallë afër Berishes”. “Very true”. “Në rastin tonë, fatkeqësisht, shumë e vërtetë”. “E vërtetë, por nga e thëna në të bërë hendeku kohor është rritur dhe kostua e ndryshimit gjithashtu”. “Indeed, true! Well said!” “In my view, he has already collapsed”, etj.

Duket se fjalët që shkrova janë në mendjet e shumë njerëzve, ose, më saktë, në ato fjalë unë kam shprehur ndjesitë dhe mendimet e një mase të gjerë njerëzish.

Por, ndërsa është krejt e natyrshme që një pjesë e madhe e qytetarëve të këtij vendi të jenë të pakënaqur me qeverinë dhe kreun e saj, është e dhimbshme—dhe shumë domethënëse njëherësh—që thuajse të gjithë ata që reaguan në atë mënyrë ndaj fjalëve të mia për qeverisjen socialiste këtë mëngjes, janë socialistë, ose kanë votuar historikisht për Partinë Socialiste.

Disa prej tyre janë më socialistë se shumica e deputetëve socialistë të sotëm që janë socialistë vetëm me mandat e me karton, por pa bindje socialiste dhe pa një moral që do të reflektonte këto bindje. Ata janë, madje, më socialistë se shumica e anëtarëve të qeverisë së sotme socialiste dhe, pa dyshim, më socialistë se kryetari i kësaj qeverie, nëse tek ai ka vërtet ndonjë gjë që mund të quhej socialiste.

Një pjesë e madhe e socialistëve shqiptarë dhe e elektoratit të Partisë Socialiste ka humbur besimin te kryeministri “socialist” dhe te kjo qeveri socialiste që drejton sot vendin. Kjo është prova e më e mirë se qeveria e sotme përjeton një krizë të thellë legjitimiteti, ose e ka humbur atë. Max Weber me të drejtë vinte në dukje se legjitimiteti i një qeverie vihet në pikëpyetje dhe bie jo kur atë e konteston opozita, por kur ata që e kanë votuar atë qeveri fillojnë ta humbasin besimin tek ajo dhe mbështetjen për të.

Kryeministri dhe shumica socialiste në parlament e kanë humbur aftësinë ta shohin e ta kuptojnë këtë të vërtetë. Pushteti i ka verbuar dhe verbëria në politikë nuk mbetet pa ndëshkuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Rossmann & Lala sjell SUPER OFERTAT e verës me ulje deri në -40%! Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane!
  • INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  • Gazetarja britanike replikon me Ramën: KE e shqetësuar për anëtarësimin e Shqipërisë, dukeni i prekur nga akuzat
  • Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  • Trump takohet me Zelenskyn dhe Netanyahun në Uashington, Shtëpia e Bardhë: Pozitive dhe produktive

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Toni on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  3. Etika e jahtit on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Beu i shurrelit on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  5. Detari on Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?