Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kriza për shkak të luftës në Ukrainë, Veliaj: “Duhet ta kursejmë energjinë elektrike dhe ujin, na duhet ndihma e të gjithëve”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kriza për shkak të luftës në Ukrainë, Veliaj: “Duhet ta kursejmë energjinë elektrike dhe ujin, na duhet ndihma e të gjithëve”
Aktualitet

Kriza për shkak të luftës në Ukrainë, Veliaj: “Duhet ta kursejmë energjinë elektrike dhe ujin, na duhet ndihma e të gjithëve”

Published: October 19, 2022
Shpërndaje

Nevoja për ta ruajtur dhe kursyer ujin ishte tema e aktivitetit “Qyteza e Ujit”, e zhvilluar me fëmijë dhe të rinj në Parkun Olimpik të Tiranës.

Përmes aktiviteteve të ndryshme, përfshirë lojërat, konkursin e esesë më të bukur, këndin e pikturave etj., fëmijët mësuan mbi rëndësinë që ka uji, sidomos kursimi i tij.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e shfrytëzoi këtë takim për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve rëndësinë e kursimit të ujit, sidomos në një kohë të vështirë si kjo, ku lufta në Ukrainë dhe agresioni rus atje, kanë sjellë rritjen e çmimit të energjisë dhe shumë produkteve të tjera.

- Publicitet -

“Të rriturit, por jam i sigurt se edhe të vegjlit, e kanë parë që po zhvillohet një luftë në Ukrainë. Prej asaj lufte, në të gjithë Europën, është rritur çmimi i energjisë; fushat e lulediellit që nuk punohen më atje, kanë rritur çmimin e vajit; fushat që prodhonin shumë grurë, tani që ka luftë, është rritur çmimi i grurit. Edhe çmimi i ujit preket sepse uji, në pjesën më të madhe pompohet me energji elektrike. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur, si Bashki e Tiranës, që të mos e rrisim çmimin e ujit për prindërit tuaj, por të sigurohemi që bashkia e përballon vetë rritjen e kostos së energjisë elektrike dhe pompimit, që asnjë familje e qytetit të Tiranës të mos e ndiejë këtë krizë të çmimeve. Që ta përballojmë të gjithë bashkë, si një familje e madhe”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u kërkoi fëmijëve që të ndërgjegjësojnë prindërit për të kursyer ujin. “Nëse qeveria po ndihmon duke mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë dhe nëse bashkia po ndihmon duke e mbajtur pa e ndryshuar çmimin e ujit, na duhet ndihma e të gjithëve, që të kursejmë energjinë dhe të ujin. Ndaj, dua shumë që secili prej jush, edhe kur është në kopësht, edhe kur është në çerdhe, edhe kur është në shkollë, në momentin që nuk e përdor ujin, në momentin që e ka lagur furçën e dhëmbëve, në momentin që e ka mbaruar dushin, në momentin që i ka larë duart, duhet menjëherë ta kursejë edhe ujin, edhe energjinë, se në qoftë se çunat e gocat e vegjël të Tiranës e bëjnë këtë, do ta bëjnë të gjithë prindërit. Në Tiranë çdo gjë që bëjnë fëmijët dhe e bëjnë mirë, pastaj imitohet edhe nga prindërit. Ditët pa Makina i nisën fëmijët, tani edhe prindërit ecin me biçikleta; mbollën pemë fëmijët, edhe prindërit tani po mbjellin pemë. Jam i sigurt se nëse çunat e gocat e Tiranës do kursejnë ujin dhe energjinë elektrike, të gjithë prindërit do sillen si fëmijët dhe do mësojnë nga më të mirët”, u shpreh Veliaj.

Aktiviteti “Qyteza e Ujit” u zhvillua në kuadër të projektit “CrossWater Interreg IPA-CBC Italy, Albania, Montenegro” për ndërgjegjësimin dhe kursimin e ujit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • LYM KETA says:
    October 19, 2022 at 12:27 pm

    KURSEJI PRA, MBYLI DRITAT E BLVD “BAJRAM CURRI” NE MENGJES SE LAT NOM!

    Reply
  • abc.. says:
    October 19, 2022 at 2:44 pm

    j, te kursejme .
    por te mos shkonim pas usa-s .
    tani vuajme se deshem lufte .
    dhe ata femije bukurosha,
    pjelle kurvash e kurvaresh
    gezojne te lumtur,
    pa e ditur se cfare morali kane ata
    dhe ato (“prinder”, bashke me erionin) qe i kane..pjelle .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tronditet Spanja, Rodri i jep fund Botërorit, do t’i nënshtohet një operacioni
  • FIFA do ‘fitojë’ 12 miliardë euro nga Botërori 2026, sa para fiton secili vend pjesëmarrës?
  • Aksident me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i autobusit dyshohet se pësoi infarkt
  • Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje
  • “Fake News”, minstri reagon pas lajmit se kaloi me shpejtësi dhe për pak shtypi një protestues para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. Shqiptar on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  4. Illi on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Toni on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?