Një përballje e ashpër është regjistruar gjatë samitit të G20, ku kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak u përball me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, të cilit i tha se rusët duhet të largohen menjëherë nga Ukraina dhe t’i japin fund luftës barbare.
Në përballjen e parë mes kryeministrit britanik dhe një drejtuesi të lartë rus, që nga nisja e luftës, Sunak u shpreh se regjimi i Putin e ka kthyer Rusinë në një shtet të izoluar dhe premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Vendet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre, nuk duhet të sulmojnë civilët dhe të kërcënojnë me armë bërthamore”, tha mes të tjerash gjatë fjalimit të tij Sunak.
“Është e dukshme që Putin nuk u ndje në gjendje të bashkohej me ne këtu. Ndoshta nëse do të kishte qenë ne mund të diskutonim për rregullimin e gjërave. Britania e Madhe e kundërshton këtë agresion. Ne do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa duhet”, deklaroi ai.
Lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili iu bashkua samitit përmes një videokonference u shpreh se ka ardhur momenti që lufta të ndalet, por sipas tij, paqja mund të arrihet vetëm atëherë kur të gjitha trupat ruse të tërhiqen nga tokat e pushtuara.
“Kievi nuk do të bëjë kompromis me sovranitetin, territorin dhe pavarësinë në këmbim të paqes”, tha Zelensky, i cili gjithashtu kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve të luftës.
Më herët, Kievi përshëndeti dhe kritikat e Kinës kundër kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore, pasi takimit që presidenti i SHBA, Joe Biden zhvilloi me liderin kinez Xi Jinping.
j.l./ dita

Luften vetem Amerika po e ndaloje .Askush nuk ka deshiren e mire per ti dhene fund asaj lufte mizore.
@andis
Ne c’menyre “mundet” SHBA te ndaloje luften pervec asaj qe po ben? Ndoshta ju e keni fjalen qe te mos u jape arme Ukraines dhe toka e saj ti dorezohet Rusise? Kjo eshte paqja? Pra ju po thoni, “ne te semes” parimet e sovranitetit, paqes dhe bashkepunimit ne bote dhe gjithe arritjeve te njerezimit per sigurine, prosperitetin dhe te drejtat e njeriut, vetem mos lendohet bytha juaj? Po kur SHBAte nderhyne ne Kosove? Apo aty jeni dakort sepse zjarri ishte me afer? Per principet themelore, i gjithe njerezimi duhet te jete dakort dhe duhen mbajtur perpjekjet qe jeta ne liri te vazhdoje.
Jo vetëm Rusia të largohet por edhe NATO dhe Perëndimi duhet të largohen nga ekspansioni në UKRAINË.
Popujt kërkojnë paqe dhe miqësi, reciprocitet me njëri tjetrin.
Boll më!, megjithëse ju, të fortët e botës, kurrë nuk ngopeni.
Po mire o gazetaruce , ku eshte ‘debati i ashper’ ketu? I bie qe Lavrovi t’ia kete mbathur per ne Moske mbas fjalimit te ketij R.Sunak , perse nuk paraqesni edhe repliken e pales tjeter por jepni keto lajme gjysmake o gjysmake? E zbukuroni ne fund me ate Zhelensk kllounin dhe me kaq i keni lare duart. Pastaj , ky K/M Anglez s’ka se si te jape leksione te tjereve sepse , Anglia , akoma mban te pushtuar veriun e Irlandes , po ashtu ne te kaluaren , ka pushtuar e ka bere ci ka dashur trapi ne shume vende te botes , perfshije ketu edhe Indine , vendin e origjines se ketij Sunak-ut. Mire do te ishte qe te gjithe shkerdhatat e perfshire ne kete konflikt , lindje-perendim , t’i japin fund kesaj lufte te ndyre e jo te bejne moral se duart te lyera me gjak i kane te gjithe.
Tavarish Lavror, degjohe kete jevgun indian se nuk ha mut kot ai.