Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut shpall zyrtarisht datën për zgjedhjet lokale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut shpall zyrtarisht datën për zgjedhjet lokale
AktualitetBote

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut shpall zyrtarisht datën për zgjedhjet lokale

Published: August 10, 2025
Shpërndaje

Vendimi i kryeparlamentarit  të Maqedonisë së Veriut(MRV) për datën e zgjedhjeve lokale iu dërgua (09.08.2025) iu dërgua organeve kompetente për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor.

Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, kuvendi do të vazhdojë funksionimin e rregullt administrativ, por nuk do të mbahen seanca plenare, me qëllim që të shmanget keqpërdorimi i foltores së parlamentit për çështje elektorale.

Thirrje kandidatëve për kulturë të lartë politike

- Publicitet -

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi u ka bërë thirje partive politike dhe kandidatëve pjesëmarës në zgjedhjet lokale  të tregojnë kulturë të lartë politike, të shmangin fjalorin përçarës dhe presionet, si dhe të fokusohen tek qytetarët dhe zgjidhjet konkrete për sfidat e tyre.

“Këto zgjedhje janë një mundësi për forcimin e demokracisë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Pres një proces të ndershëm, dinjitoz dhe në përputhje me standardet europiane”, deklaroi kryetari i kuvendit të RMV-së  Afrim Gashi.

Në zgjedhjet lokale, të tetat në rradhë që nga mëvetsimi i RMV-së, qytetarët në dy raunde zgjedhore do të zgjedhin 80 kryetarë të komunave dhe po aq këshilla komunal që do të udhëheqin vetëqeverisjen lokale gjatë katër viteve të ardhëshme. Qytetarët në zgjedhjet e tetorit do të votojnë edhe për kryetarin e bashkisë së Shkupit, që përbën njësi të veçantë të administratës lokale.

KSHZ përcakton kalendarin e aktiviteteve elektorale

Pas shpalljes së zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) duhet të mbajë seancë në të cilën do të publikohet kalendari i të gjitha afateve dhe veprimtarive zgjedhore, por edhe detyrimet e pjesëmarrësve në zgjedhje, mediave dhe organeve zgjedhore.

Kontrolli i Listës Zgjedhore, fillon 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjat gjithsej 20 ditë. Qytetarët, gjatë asaj kohe mund t’i verifikojnë të dhënat e tyre dhe nëse ka parregullsi të kërkojnë të ndryshohen. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve skadon 35 ditë para ditës së zgjedhjeve, përkatësisht më 15 shtator. KSHZ, duhet t’i verifikojë dhe konstatojë listat më së voni deri më 27 shtator. Fushata zgjedhore fillon më 30 shtator dhe do të zgjatë 20 ditë.

10 milionë euro për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Për zbatimin e tërë procesit zgjedhor shteti ka ndarë rreth 10 milionë euro. Dy të tretat e këtyre parave janë për reklamim politik të kandidatëve nëpër media, ndërsa një pjesë tjetër për kompensime për anëtarët e këshillave zgjedhorë, por edhe për transportin dhe logjistikën lidhur me materialin elektoral. Deri në fund të muajit gusht duhet të zgjidhen 21 mijë administratorë që do të angazhohen në këshillat elektoral në rreth 3.500 qendra votimesh. Përpos tyre edhe partitë që kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet e kaluara, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe VLEN duhet të propozojnë edhe 14.000 anëtarë të këshillave zgjedhor./

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?