Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kthimi në strukturën arsimore 8+4?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kthimi në strukturën arsimore 8+4?
AnalizaLajmi i funditopinion

Kthimi në strukturën arsimore 8+4?

Published: August 22, 2025
Shpërndaje

Petrit Demiraj

Shoqëria shqiptare është duke përjetuar si asnjëherë më parë një periudhë me ngarkesë shumë problematike në fushën e edukimit dhe sjelljes së brezit të ri, pasqyruar edhe në mënyrën e frekuentimit jo vetëm të mjediseve arsimore, por edhe në familje dhe hapësirat urbane. Kjo problematikë duket se po agravon vazhdimisht dhe ne, çdo ditë e më tepër përballemi me situata ekstreme dhune deri në ngjarje me pasoja fatale.

Faktorët që kanë sjellë në këtë gjëndje janë të shumtë, nga të cilët veçojmë:

- Publicitet -

Shteti dhe politika është shkaktari kryesor i kësaj gjendje. Bashkësia e vlerave që trashëgonin shqiptarët, respekti, miqësia, traditat dhe historia e vendit, e të parëve tanë, madje edhe baza ekonomike e ndërtuar, u përmbysën pas viteve 90 si jo të duhura, të vjetëruara, duke krijuar iluzione të rreme që joshën veçanërisht brezin e ri, i cili po shikonte si prioritet të vetëm pasurimin me çdo mënyrë. Arsimimi nuk ishte ndër prioritetet e para. Modelet dhe idhujt tashmë nuk vinin nga arsimi, kultura dhe historia, por nga rruga, informaliteti dhe korrupsioni.

Edhe mbështetja e shtetit ndaj këtij sektori ka qënë minimale. Pas viteve ‘90 maturantët që zgjidhnin degët e mësuesisë ishin jo cilësorë. Fakultetet elitare si ai i Shkencave të Natyrës etj, patën frekuentim minimal dhe me kontigjent të dobët. Por më pas, në mungesë të trajtimit ekonomik dhe kushteve të tjera, edhe ky kontigjenti i mësuesve që diplomoheshin, përsëri i largohej arsimit për mundësi më të mira jetese.

Edukimi familjar. Familja shqiptare sot investohet pak në edukimin e fëmijëve. Kjo për shkak të:

– Prioriteteve të familjes si ekonomia, te ardhurat, puna me orare të zgjatura duke lënë pas edukimin.
– Largimi i prindërve në emigracion që minimizon edukimin e fëmijëve.
– Krizat familjare dhe divorcet që sjellin trauma të rënda në formimin e fëmijëve dhe edukimin e tyre.
– Arsimimi i keq i vetë prindërve. Po bëhet shumë kohë me probleme të thella në fushën e edukimit. Produkt dhe viktimë e kësaj situate tashmë janë edhe vetë prindërit, sot në rolin e edukatorit.

Edukimi arsimor dhe kulturor në shkollë. Prej disa dekadash, shkolla i është larguar mjaft misionit të saj. Kjo për arësye të ndryshimit të kurikulave mësimore dhe cilësisë së kuadrit arsimor që del sot nga universitetet tona. Janë reduktuar shumë programet mësimore në dëm tëhistorisë sonë, identitetit dhe kulturës kombëtare, pra edukimit bazë të përgjithshëm, kulturor dhe patriotik.

Mediat, interneti dhe rrjetet sociale. Një rol kryesor në edukimin e brezit të ri sot luajnë institucionet mediatike të të gjitha kategorive, që janë pothuaj jashtë çdo kontrolli. Në edicionet informative vendin kryesor e zenë kronikat e dhunës si më të shiturat. Emisionet e transmetuara, drejtuesit e tyre, tematikat, të ftuarit, etj, në shumë raste janë në anën e kundërt të rolit edukues kulturor, patriotik madje edhe shkencor. Filmat e huaj dhe të vendit, shpesh promovojnë krimin, banalitetin dhe dhunën e egër, mënyrën dhe modelet e suksesit që skanë të bëjnë me edukimin e shëndetshëm të shoqërisë sonë. Akoma më tepër kjo dukuri është e theksuar në aplikimet dhe informacionin që lidhet me internetin, komunikimin në rrjetet sociale, duke e keqpërdorur hapësirën që na sjell kjo teknologji, deri në konkretizimin real të akteve të rënda madje edhe të dhunës ekstreme.

Institucionet fetare. Sot, influenca i këtyre institucioneve ka ardhur në rritje. Në këtë influencë është edhe brezi i ri, madje jo pak edhe fëmijët. Në përgjithësi misioni i këtyre institucioneve është edukimi, mirësjellja dhe toleranca, mision që në mënyra dhe në shkallë të ndryshme realizohet në vartësi të institucionit dhe klerikëve. Por spektri ynë multifetar që stimulon tendenca centrifugale, e bën të domosdoshme kërkesën ndaj këtyre institucioneve për atë që është parësor për kombin tonë, edukimin patriotik që i bashkon shqiptarët. Të rinjtë tanë e kanë te domosdoshëm këtë edukim nëpërmjet seancave predikuese, ditëve përkujtimore, të martirëve tanë dhe përdorimit të simboleve kombëtare.

*  *  *

Dukuria rezulton më e theksuar në brezin e adoleshentëve 14–15 vjeçarë. Është mosha që i përket klasës IX. Në sistemin e sotëm ata janë në atë mjedis shkollor për 9 vjet, deri në një moshë madhore, në atë të adoleshencës, madje edhe të pjekurisë seksuale. Në këtë mënyrë këta janë “kapot” e shkollës dhe aty bëjnë ligjin. Nxënësit më të vegjël ndodhen nën trysninë e tyre dhe veçanërisht vajzat. Shpesh vështirësohet edhe procesi mësimor. Mësuesit në shumë raste e kanë të pamundur të administrojnë situata të tilla që dëmtojnë rëndë procesin mësimor edukativ në shkollë. Një klimë e tillë stimuluese,nga shkolla i shoqëron më pas edhe jashtë saj, në rrugë, në lokale dhe në familje. Për pasojë në panoramën e përgjithshme të këtij brezi shikojmë shumë sjellje dhe situata tepër të rrënda në shoqërinë tonë. Shkak është pozicioni superior i këtij brezi në mjedisin shkollor. Sigurisht, tipare të tilla papërgjegjshmerie dhe dhune mbijnë tek ta dhe bëhen karakteristikë e shoqërisë në të ardhmen.

Ndryshonte komplet puna disa vite më parë. Në sistemin 8+4 ky kontigjent ishte në vitin e parë tëshkollës së mesme, në një pozicion komplet të kundërt. Të gjithë mësuesit e gjimnazit kujtojnë që nxënësit e vitit të parë ishin më të rregullt nga të gjithë, më “të urtë” dhe të edukuar. Fakti që futeshin në një shkollë tëre, në një perspektivë të re, në një mjedis ku nuk janë “kapot” e vendit por përkundrazi, janë më të vegjëlit e shkollës i bënte 14-15 vjeçarët, pra vitet e para, klasat më të rregullta të shkollës. Influenca mbi ta e nxënësve të  klasave më të rritura ishte pozitive duke marrë prej tyre, pjekurinë, maturinë dhe modelet.

Personalisht i përkas brezit me sistemin 8+4 dhe konsideroj atë si një sistem shumë më efektiv se sa sistemi paraardhës 7+4 (vitet 1960), dhe ai pasardhës 9+3. Kjo strukturë ishte shumë e qëndrueshme, si për ciklin e ulët që përputhej me kërkesat dhe moshën e nxënësve dhe po ashtu edhe për atë të mesme që kishte gjithë gravitetin, ngarkesën dhe programin e duhur për formimin e gjithanshëm të nxënësve tanë.  

Në këtë mënyrë, aplikimi i sistemit të sotëm 9+3 nuk dha rezultatet e duhura, madje pati pasoja shumë të dëmshmepër edukimin e brezit të ri, që i duhej të përjetojë periudhën problematike në klasën IX, bashkë me pasoja që i ngelen të pariparueshme për gjithë jetën.

Pra kalimi në sistemin 8+4 është zgjidhja e menjëhërshme dhe më funksionale për problemin e mprehtë të edukimit të brezit të ri të 14-15 vjeçarëve duke rritur kështu cilësinë e përgjithshme të procesit mësimor edukativ në shkollën 8 vjeçare dhe njëkohësisht duke shmangur gjithë situatat e rrënda mbi klasat më të ulëta, veçanërisht mbi vajzat që janë më të ekspozuara. Kjo lëvizje do të çojë gjithashtu edhe në rritjen e gjithanshme të formimit, të rëndësisë dhe cilësisë së procesit mësimor nëarsimin e mesëm 4 vjeçar, në gjimnazet tona.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Tartari says:
    August 22, 2025 at 12:23 pm

    Analiza e faktorve qe sollen kete gjendje edhte e plote, ndersa shkaqet dhe SHKAKTARET nuk i thoni. Kush e ktheu sistemin e arsimit nga 8+4 ne 9+3 ? E keni gjalle gjithe ate lukuni….perse nuk e thoni me emer? Kush i nderroi kurrikulat, e veçanrisht ato qe lidheshin me edukimim e brezit te ri? Jane te gjithe gjalle akoma! Perse nuk i thoni me emer? A ka dore te huaj ne ndyshimin e kurrikulave? Perse nuk e thoni? I kini gjalle te gjithe, perse s’i thoni me emer!
    Po figurat politike a ndikojne ne edukimin e brezit te ri?

    Reply
  • katarakti says:
    August 22, 2025 at 2:22 pm

    Saktë. Sidomos për sa i takon shkatërrimit të gjithçkaje pas viteve ’90. Atëhere kishim një shtet diktatorial, por cilësor. Sot nuk kemi shtet, por vetëm një bandë batakçinjsh që e quajnë veten politikanë. Atëhere kishim vlera njerëzore dhe shoqërore, sot e vetëm vlerë mbetet paraja, (me drogë, krim, korrupsion etj etj) dhe ligji i xhunglës. Ai sistemi që iku kishte nevojë të përmirësohej, të demokratizohej, por ky që e zëvendësoi përmbysi gjithçka me vlerë dhe të bukur. Kjo është me rëndësi, jo sistemi 8+4 ose 9+3.

    Reply
  • Luzati says:
    August 22, 2025 at 2:52 pm

    Nuk mendoj se degradimi isistemit te edukimit erdhi nga skemat 8+4 apo 9+3 nuk eshte kurre kaq e thjeshte Kjo Fillon qysh nga vitet 90 ku familja Shqiptare pesoj nje tronditje te rende , dhe doren e fundit ja dha Rilindja me gjoja reformen ne aresim kryesuar nga Lindita Nikolla e cila ka nje pergjegjesi kolosale per Edukimi u??????

    Reply
  • Test says:
    August 22, 2025 at 4:56 pm

    4+2+2+4 besoj do te ishte shume me i mire se 8+4

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    August 22, 2025 at 8:26 pm

    Argumentim i dobet per uljen e viteve.Gjithe vendet e perparuara kane kaluar ne sistemin 9+3; a eshte ky argumenti qe hedh poshte ate te kapove,se pastaj do quajm kapo te kl.se 8 dhe te kalojme tek 7 vjecarja.

    Reply
  • Kol Tivari says:
    August 22, 2025 at 9:26 pm

    Lexova edhe kètè komentin e Abdul Kokètul Dib e qè si pèr çudi mungon Pèrgjigjuni…Pèrse vetèm ATijè i mungon nè fund tè komentit???
    Ky shkrim ka motivet dhe argumentet mjaftè tè qarta. Duhet qè tè jetè gjithmon njè ndèrhyrje nga digasteret e Arèsimit qè ky sistem tè jetè nè shkallèn e duhur pèr tè nxjerrè breza sa mè tè denjè pèr Shqipèrinè. Mundet qè edhe ti referohesh sistemeve bashkohore nè vendeve tè zhvilluara por baza èshtè ajo e pèrvojès kombètare. Po tè sjellim nè mèndje qè humbjet, shkatèrimet e qèllimshme si dhe mbylljet e disa sektorève tè industrisè shqipètare, sollèn humbjen e vèndeve tè punès dhe mjaftè nga ata tè kualifikimit tè Lartè u ndodhèn nè kushtet e mbijetesès. U dogjèn, u vodhèn , u mbyllèn pèrgjithmonè fabrika dhe Uzina, por Arsimi do tè mbijetojè. sa tè jetè gjallè Kombi. Dikur ndèrtesat. e shkollave nuk ishin tè bukura si ata qè janè ndèrtuar vitet e fundit, por brènda tyre kish nxènès dhe mèsues nè njè nivel shumè mè tè lartè se sa sot, thjeshtè i èshtè dhènè mè shumè rèndèsi aparencès se sa esencès. Niveli arsimor ka njè ulje tè ndjeshmme si rrjedhojè e disa faktorève…..Mè duhet tè pèrmend njè fakt tè pa kundèrshtueshèm: – Fèmijèt e atyre qè mbaruan studimet para ’90 qè jetojnè nè Perendim janè krenaria e Shqipèrisè. Ju takon atyre tè ndriçojnè Atdheun!

    Reply
  • Dursakja says:
    August 23, 2025 at 5:07 am

    Se çfarë bën bota sot, ne duhet ta dijmë, por masat do t’i marrim në kushtet konkrete të vendit dhe të kohës.
    E falenderoj artikullinshkruesin për problemin që ngre me vërtetësinë dhe korrektësinë e tij.
    Mendoj se meritë e çdo elite politike është përshtatja të arritjeve të kohës në të gjitha fushat në vendin e tij, jo në mënyrë formale por të studiuar me ekipe të veçanta.
    Kjo nuk është e thjeshtë se për 35vjet vlerat dhe antivlerat kanë këmbyer vendet me njëra tjetrën dhe është një betejë si ajo e Qemal Ataturkut me këmbimin e alfabetit. Tashmë ajo përvojë 35 vjeçare nga më të rënuarat në të gjitha fushat kërkon një gjeneratë përparimtare intelektualësh që të nisë fillesën në drejtimin e duhur, sepse shkatërrimi i vlerave është bërë në themelin e tij,si e tillë (mendoj e strukturuar qëllimisht) ka nevojë për një ristrukturim të shumanshëm dhe total të gjithë strukturave të dikastereve shtetërore.
    Ky qëllim strategjik do një taktikë të strukturuar me mentorë të shquar në radhë të parë në sistemin e arsimit dhe më vonë në të gjithë sektorët.
    Kjo është betejë për të dalë nga mendësia shpellarie dhe e rrumpallës në një mendësi demokratike dhe e lirisë së vërtetë të mendimit dhe të veprimit në interes të përbashkët të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë.
    Kjo është rruga e vetme e përparimit të kombit në të kundërt reformat dhe rregullat e pjesshme nuk të çojnë asgjëkundi

    Reply
  • Iso says:
    August 23, 2025 at 7:08 am

    Shkaktari kryesor eshte familja pastaj vijne faktoret e tjere,shkolla,shoqeria etj.

    Reply
  • demo says:
    August 23, 2025 at 9:18 am

    Bene ca experimente deshtake me arsimin keta,gjoja per te kopjuar systemin anglez,italjan,evropian.Jo Bolonja 3+2..arsimi ulet 8+1.Vocrraku 6 vjecar duhet te mesoje textin e abetares permendesh,pa mesuar shkronjat,sepse e hodhen Abetaren e Kole Xhumarit.Ashtu si prene pemetoret,bllokuan drenazhimet,kanalet,kolektoret Hidrovoret,dogjen pyjet,Shkatrruan Industrine,Mbytet Durrsi me nje shurre shi.Hodhen Armatimin.Shqiperia kishte nje System Arsimor 100 vjecar te Modelit Austriak.Edhe modeli Sovjetik 12+4 qe kishte strukturen e Modelit Gjerman,u pershtat natyrshem me kete Strukture.
    POR,POR Shpellari krijoi kurset e plepave,barasvlershem me Shkollen e Larte.Jo vetem per Juridikun,por edhe per Inxhinjerite. Ajo pacavurre e kursit ju vleresohet Niveli Master.Ajo pacavyrre,leter hygjenike i lejon te ruajne vendin e punes,edhe Sot.
    Sa inxhinjere me kurse fushore ka Sot OST,OSHE,Ujesjellesat,qe te rrujne.Perdite dalin hajdute nga ky kontigjent,SEPSE KANE BERE SHKOLLEN E HAJDUTIT.

    Reply
  • Adrian S. says:
    August 23, 2025 at 12:48 pm

    Per cfare sistemesh arsimore mund te flasesh ne ate vend? As 8+4, as 9+3, as 6+6 dhe as 1-4-3-3 dhe as 5-3-2- me nje pyke nuk ben hajer ne ate vend. Diku Ben Blushi nje nga “intelektet” e atij kombi hodhi ne eter qe Shqiperia te krijoje kushte qe dhe studente nga Cekia te vijne dhe te studiojne ne Universitetin e Tiranes! Budallallek me te madh nuk kam degjuar ndonjehere. nuk tregoi gje tjeter vec injorancen e tij dhe ne se ke nje Ben Blush aq injorant merre me mend se ku i ke te tjeret ne ate vend.
    Universiteti i Prages Karls-Universitet themeluar ne vitet 1348 nga Mbreti gjerman Karl mblodhi tere profesoret me te fanshem te asja kohe per te dhene leksione atje. Sot quhet Universiteti Karolina ( ne cekicht) ku ka dhene leksione Ajnshtajni, filozofe, teologe, shkencetare te famshem si fizikanti holandez Brache dhe shume dhe shume te tjere. Dhe per cudi fakulteti i famshem i Matematikes eshte ngjitur me katedralen e Prages ne sheshin qendror te saj.

    Sistemi arsimor si ne kohen e para `90 dhe pas `90 ka qene dhe eshte si nje grumbull librash te hedhur andej-kendej. Ajo disipline, i thencin, ne kohen e Enver Hoxhes ishte as me shume dhe as me pak nje ndrydhje nje vrazhdesi kundrejt nxenesve, ku ne fund perfitonin ata qe kishin nje mik a nje prind ne elitat komuniste te asaj kohe. Kishte teori marksiste-leniniste qe mos o Zot interpretohej nga ca pedagoge a mesues qe nuk ksihin lexuar nje liber historie a filozofie ne aspketin e gjere historik-shoqeror nga lindja e Krishtit dhe deri ne ate kohe. libra te shkruar nga elitat inetelektuale te keohes ne Europen qendrore ose Britani.
    Ka patur nje elite para lufte e dale nga kisha katolike shqiptare por edhe ata shume te paket ne ate Malesi ku njerezit vuanin per nje shinik misri.
    Pa le pastaj eksperimentet ne fushat e kimise, fizikes dhe biologjise qe ishin te rralla dhe pa shpjegimet e duhura per te krijuar tek nxenesi nje efekt “Aha”qe calonin nga mungesa e mjeteve dhe e lirshmerise se nxenesve per te krijuar dicka nga dijet e tij.
    Lenda e matematikes, nje lende ku mund te pasqyrohen shume bukur fenomenet fizike dhe perse jo dhe filozofike te kohes si p.sh. funskionet e vazhdueshme dhe limitet trajtoheshin nga pedagoge dhe mesues me horizont te ngushte duke mos e nxitur nxenesin te analizoje ne menyre te pavarur fenomenet natyrore, per te dale ne konkluzione qe do te sillnin tek ai ose ajo nje pavaresi ne gjykim dhe mendim.
    Nuk po hyj ne fushat e biologjise dhe kimise ku dhe ty gjen plot e plot fenomene fantastike natyrore qe trajtoheshin ne menyren me te merzitshme te mundshme ne ato 20 minuta shpjegim se 25 minutat e tjera nxenesi sipas nje regjistri do te ngrihej plot frike para derrases se zeze per te papagalluar pa asnje sens ato qe kishte mesuar permendesh ne shtepi per te marre nje 10-te qe do ti jepte nje te drejte studimi me vone.

    Nga ato nota te dilte nje e drejte studimi qe dhe ate e vendoste nje Komitet ekzekutiv ku ndrydhja dhe driteshkurtesia vazhdonte dhe vazhdonte tere jeten.

    Nuk ka histori ne fushen arsimore Shqiperia, pare nga cdo aspekt, sepse ka patur nje popullate me bujq qe punonin vetem token e gardhit te tyre. Siguro buken dhe qumeshtin dhe kaq. Elitat kane munguar dhe sidomos maredheniet me Europen Qendrore qe kane sjelle ne bote vetem zhvillim. Jo Europa Perendimore, por Europa Qendrore nese duam te kuptohemi mire.
    Pra thelle thelle nuk mund te ishte Sali Berisha pedagog per lenden Hemodinamikes ardhur nga Vicidoli kur ne vitet 1800 Ignaz Semmelweis lindur ne Hungarine e sotme, atekohe nen Perndorine Austro-hungareze dale nga nje familje aristrokate qe zbulon qe duart e kirurgut shkaktonin vdekjen e nenave direkt pas lindjes se para tyre kishin kryer nje autopsi tek nje kadaver, duar te cilat permbanin bakterie vdekjeprurese. Dhe ai ishte njekohesisht dhe pedagog ne Fakultetin e mjekesise se Vjenes!

    Tani me thoni cmund te pritej nga Sali Berisha ne leskionet e tij dhe cmund te pritej nga Ignaz Semmelweis i cili konkludoi se dezinfektimi i duarve para cdo nderhyrjeje kirurgjikale duhej bere me domosdoshmeri, kur ne kohen e Sali Berishes detzinfektoheshin duart me alkohol ne mungese te dorezave!!!
    Mora vetem nje shembull ne morine e shume shembujve qe mund te merrja me emra dhe mbiemra si nga nahijet tone ashtu dhe nga hapesirat europiano-qendrore.
    Faleminderit

    Reply
  • Haloefect says:
    August 23, 2025 at 1:42 pm

    Shume e sakte sistemi 8 +4.Me ne fund dikush e tha publikisht !
    Sistemi i implementuar nga BE (nuk e di sa e sakte eshte),ka sjelle shkak pasoje kete sa me siper.9+3 deshtim edhe ne mesimdheni dhe ne anen sociale gjimnazuste nuk arrijne dot as te krijojne shoqeri (viti i pare eshte si gjithnje vititi i stresit i dyti sapo kalon stresin dhe pershtatje menjehere vjen matura.Nga ana mesimore ne vit te pare pershtatesh dhe kalon direkt ne mesime gjimnazi nderkohe ne sistemin 4 vjecar kishte nje perseritje te 8 vjecares dhe tranzit dhe vuti i dyte fillonte me koncepte te reja qe kulmonin ne vit te trete dhe ne te 4 ku profilizoheshin nxenesit.
    Deshtim i gjalle .

    Reply
  • dhaskali says:
    August 23, 2025 at 1:55 pm

    Qendroj e shume argumente te zotit Demiraj! Por ne kushte te tjera mund te kishte sukses edhe sistemi 9+3.
    Por si?
    Ata qe bene keto ndryshime ne sistem, vete dhane shembullin e pasurimit brenda nates permes korrupsionit. Cfare do benin ca kontigjente qe duke pare se ca politikane pasuroheshin sapo marrin pushtet dhe prinderit e tyre po varferiheshin?
    Si do ecte sistemi arsimor kur vendi kishte kuadro cilesire per drejtimin e tij por faktikusht ose zgjixheshin ca “cupka” ose importoheshin nga jashte?
    Kur merreshin vendime nga nje individ dhe ju kerkoheshin ti zbatonin si per reduktimin e kurikulave dhe vendosjen e me shume oreve fiskulture?
    Kur u denigrua figura e mesuesit i cili shpesh perballesh me keshillin e prinderve ne krye te te cilit vendosej ndonje qe kishte para po nuk kishte kulture, apo me keq qe kishte femijen e tij si nxenes po ne ate shkolle dhe me disipline problematike? Ka raste skandaloze kur mesues te caktuar jane diskriminuar ne te kaluaren ne menyre skandaloze per shkak te ndikimit te ndonje prindi?
    Po pagat e mesuesve mbeten skandaloze e per kete arsye filluan te mos preferojne mesuesine? E dini ju qe shpesh mesues te caktuar “bejne feste” kur dalin ne pension per shkak te pages ulet dhe rrugacerise larte ne grupe nxenesish?
    Cfare duhej te beje nje mesues qe me profesionaluzem dhe disipline rigoroze kryen detyren dhe per rrjedhoje vihet perballe ndonje prindi injorant qe paragjykon kerkesen e llogarise ndaj femijes se tij nxenes? E me keq akoma kur ai ka oara apo ndonye influence kercenon mesuesin dhe gjen mbeshtetje edhe nga drejtuesit e shkolles?
    Po roli i drejtoreve a e dini si ka shkuar? Jane vene ose patronazhiste ose servile e qokaxhij pa perjashtuar qe ka edhe drejtues kerkus e te ndershem.
    Ka shume arsye, e shkaqe por veshtire qe mesuesit te kene kurajon e ti thone gjerat hapur, para opinionit te cdo shkolle. Shikoni neper shkolla, shume mesues jane mbajtur per kohe te gjate ne detyre pa emerim me pretekste te bdryshme, por shkaku real eshte diku tjeter…..duhet nje kafe e rende, ..

    Reply
  • Çaj lope 😜 says:
    August 23, 2025 at 3:09 pm

    Dicka rreth komentit te mesiperm te ores 12:48 pm. Pershtypje me beri spikatja dhe percaktimi me se i sakte qe i beri zotnia lajthitjes se bulshit, per te sjelle gjoja studente nga cekia. Thash me vete, kur ben gafa te kesaj natyre dhe bulshi i libras, vaj medet resti, vaj medet ai 99%-çi i shqipove, qe per nga formimi supozohet te jete poshte tij. Sidoqofte, komenti ma perforcoi bindjen se maksimalisht sa te bulshit e ka bagazhin truri i mbetur ne ate vend.

    Nuk thone kot shiko e shkruaj. Shiko pshm. se cfare gerdalle rembeu prap ne duar frenat e pseudo-opozites, per te konstatuar shkallen mizerablel te formimit arsimor. Per formim normal eshte fjala, se per ate intelektual as qe behet fjale.

    Tani nje “verejtje” te vogel per ate ne lidhje me desinfektimin e duarve “saliniste” para nderhyrjeve kirurgjikale. Dorashkat dhe maskat mbrojtse ne kohen e kryelargqoftit, dihej qe ishin luks, po te kishe parasysh se thjesht per nje liter qumesht, gjithkush tjeter, pervec udheheqesve tane loqendare ku mes tyre “shkelqenin” shoku pali dhe shoqja lenka, do duhej te mbante radhe me ore te tera qysh nga mesi i nates. Ku dua td dal me kete. Edhe pse e pamundur, duart saliniste e gjenin kohen per te mbrojtur se paku vetveten. Ne vend te alkoholit shoku salih pshm. perdorte… çaj lope. Nje muaj resht nuk i lau duart pasi ja kishte shtrenguar atit shpirteror. Hajde tani merru me intelektin e kellirave

    Reply
  • astrit says:
    August 24, 2025 at 6:46 am

    Jam ne nje mendje me artikullin qe sistemi shkollor 8 plus 4 i pergjigjet me se mire psikologjise se femijeve shqiptare

    Reply
  • arsimtari says:
    August 24, 2025 at 7:11 am

    Qesharake e irrituese njekohesisht : Per keto ngjarje ekstreme dhune e ngjarje fatale na qenkesh zgjidhja…”kthimi ne strukturen arsimore 8+4″?
    C’do strukture eshte e deshtuar sa kohe ka deshtuar Penaliteti!
    Te rikthehet Struktura e Shkollave te riedukimit apo burgjet per te miturit sharlatane.
    Te hiqet menjehere ajo “..deri 21 vjec per krime mos kete Burg te perjetshem…” (!)
    Te ekzistoje Burgu perjete si denim per te gjithe vrasesit e shkalles pare pa dallim moshe.
    Ja, keto jane ato Strukturat qe i duhen ketij vendi, jo ato nostalgjirat per arsim 8+4 qe nuk cojne kurkund.

    Reply
  • Artan says:
    August 28, 2025 at 1:43 pm

    Sa naive qe beheni.Pse,me te vertete mendoni se eshte problemi,sic thote me te drejte Arbeni,jo 8 plus 4,jo 9 plus 3,jo 6 plus 6 baras 12. Kjo mesele te kujton ate punen e zgjedhjeve,qe ia hedhin fajin sistemit zgjedhor. Por te kujton mbi te gjitha ate gazmoren,qe shkoi ai te mjeku,dhe tha: Doktor,me dhemb trupi kudo ku ve gishtin. Ke thyer gishtin,i tha doktori. Ne ate vend eshte thyer gishti,e cfaredo sistemi te perdoresh, nuk ka per te qullosur gje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?