Moti në Shqipëri gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura, kryesisht në zonat malore, por do të mbeten kalimtare.
Sipas MeteoAlb, era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në veriperëndim, si dhe në zonat luginore, priten forcime të erës deri në 16 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2-3 ballë.
j.l./ dita
