Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ku (nuk) do të ndalet Moska? Flet këshilltari i ngushtë i Putin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ku (nuk) do të ndalet Moska? Flet këshilltari i ngushtë i Putin
AktualitetBote

Ku (nuk) do të ndalet Moska? Flet këshilltari i ngushtë i Putin

Published: June 21, 2022
Shpërndaje

Nga Francesco Bechis “Formiche.net”

Tonet profetike dhe nganjëherë apokaliptike me të cilat foli Vladimir Putin për luftën ruse në Ukrainë nga forumi i Shën Petersburgut, dhe premtimi për ndërtimin e një “bote të re”, e tradhtojnë retorikën e “operacionit special” në Donbas.

Lufta është më tepër episodi i parë i një sfide epokale që Rusia po i bën Perëndimit. Këtë e konfirmon në një intervistë për Formiche.net, Sergei Karaganov, këshilltari për politikën e jashtme i Putinit, themelues i “Klubit Valdai”, dhe një nga politologët më të njohur në Moskë.

- Publicitet -

Putin premton se Rusia nuk do të bëjë hapa pas. Megjithatë, vendi duket se po shkon drejt autarkisë. Edhe forumi i Shën Petërburgut ishte e braktisur nga një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar…

Kam përshtypjen se izolimi i Rusisë nuk do të zgjasë shumë në të ardhmen. Natyrisht, ne do të ruajmë masat proteksioniste, dhe do ta përshtatim ekonominë kombëtare sipas rrethanave aktuale. Tek e fundit, ndërvarësia shpesh nënkupton cënueshmëri. Ne nuk duam të izolohemi dhe nuk do ta bëjmë këtë.

Për presidentin rus, bota unipolare ka marrë fund tashmë. Jeni i bindur për të?

Mendoj se ka mbaruar prej kohësh, prej të paktën 10 apo 15 vjetësh. Unë jam optimist: e shumta brenda 10 viteve, Evropa do ta kuptojë se bota në të cilën jetoi ka marrë fund.

Dhe çfarë bote do te kemi tani?

Sot bota po hyn në një fazë kaosi dhe anarkie. Nesër, kur Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të përshtaten me një rend të ri ndërkombëtar, më të lirë ideologjikisht dhe politikisht, unë shpresoj që të jetë një botë në paqe, në të cilën rusët do të duan të kontribuojnë.

Megjithatë kemi luftën e nisur nga Rusia kundër Ukrainës, e cila po i shkakton një kosto të madhe Moskës…

Në një periudhë afatshkurtër, kostoja do të jetë e lartë, kjo ishte e pashmangshme. Ne e kuptuam se bota po shkonte drejt luftës. Dhe këtu nuk po flas vetëm për Ukrainën. E kam fjalën për paaftësinë e elitave perëndimore për t’u përshtatur me një botë të re, dhe këmbënguljen për të shtyrë atë që nuk mund të shtyhej më.

Në botën e re, Rusia do të varet nga Kina. Por deri më tani, duke lënë mënjanë fjalët, Pekini nuk ka marrë një pozicion të qartë në mbrojtje të pushtimit tuaj…

Kjo është ajo që lexoni në gazetat perëndimore. Ne i dimë faktet: Kina po e ndihmon dhe do të vazhdojë ta ndihmojë Rusinë, pasi e kupton shumë mirë se nëse humbet Rusia, edhe Kina bëhet shumë më e pambrojtur. Por Rusia po e fiton luftën.

Për çfarë lufte flisni? Dështoi plani për pushtimin e Kievit dhe përmbysjen e qeverisë ukrainase. Ndërkohë ka ende luftime në Donbas…

Rusia po fiton në “operacionin e saj special”. Nuk ka asnjë dyshim se gjatë konfliktit objektivat kanë ndryshuar disa herë. Sot synimi ynë kryesor është ta çlirojmë Ukrainën Lindore nga “fashistët” e Kievit.

Qëllimi i parë, për ta pushtuar të gjithë Ukrainën, ka dështuar. A dëshiron Putini ta provojë sërish?

Personalisht, unë mendoj se është një mision shumë i kushtueshëm. Në Moskë ka pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje. Përballë dobësisë së ushtrisë ukrainase të financuar dhe mbajtur në këmbë nga ndihma e Perëndimit, ka nga ata që argumentojnë se duhet të mbërrijmë deri në Kiev. Unë vetë shpresoj për një operacion më të shkurtër në kohë, dhe më pak të kushtueshëm për sa i përket jetëve njerëzore.

A është Odesa një objektiv i Putinit?

Fatmirësisht, unë nuk jam një strateg ushtarak. Për sa na përket neve, Odesa ka qenë gjithmonë një qytet rus. Siç e tha Putin, Ukraina u shkëput nga ne nga lidershipi komunist.

Ukraina u bë e pavarur me një marrëveshje ndërkombëtare. Dhe pushtimi rus është në kundërshtim me çdo rregull të së drejtës ndërkombëtare…

Mjerisht, gjatë 20 viteve të fundit kanë mbetur shumë pak gjëra nga e drejta ndërkombëtare. Ne kemi parë shkatërrimin e Jugosllavisë nga NATO, pushtimin e Irakut, bombardimin e Libisë. Sot jetojmë në një botë pa rregulla.

Çfarë mendoni për reagimin evropian dhe atë italian ndaj luftës në Ukrainë?

Unë kam respekt të madh për kulturën dhe historinë evropiane. Evropa po kalon kohëra të vështira. Shpresoj që ajo të dalë nga gjendja e saj aktuale e degradimit moral dhe politik, dhe të rikthehet në madhështinë e saj, përfshirë Italinë.

Në Itali ka nga ata që duan të bisedojnë me Putinin. Lideri i LEGA-s, Matteo Salvini, kishte përgatitur një vizitë në Moskë. A dëshiron Putin të bisedojë me ne?

Të gjithë duam që t’i qetësojmë ujërat. Por duhet të kuptoni se tani për tani nuk ka vend për negociata. Fatkeqësisht, së pari gjërat duhet t’i zgjidhim në fushën e betejës./abcnews

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?