Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur një vilë e një prej familjeve më të pasura të Europës kushton më pak se një apartament në një kullë në Tiranë (!)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kur një vilë e një prej familjeve më të pasura të Europës kushton më pak se një apartament në një kullë në Tiranë (!)
EkonomiLajmi i fundit

Kur një vilë e një prej familjeve më të pasura të Europës kushton më pak se një apartament në një kullë në Tiranë (!)

Published: January 20, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Nisur nga aksioni i fundit i SPAK për call-center – at ku u shfaqën në media pamje nga dy kulla në Tiranë bëra një vëzhgim mbi çmimet.

Më rezulton se aty po ndodh diçka që nuk ka më lidhje as me tregun as me logjikën.

- Publicitet -

Në një qytet me trafik të paralizuar, me infrastrukturë të mbingarkuar, me  ndërtime pa frymë urbane, çmimi i apartamenteve në kullat e zonës së qendrës (Sheshi, Blloku, RTSH) ka shkuar deri në 6 mijë euro metri katror.

Nuk po flasim për pallate ikonike, apo projekte të menduara, por për kulla të ngjeshura mes godinave të tjera pa lidhje urbane.

Në të njëjtën kohë, në Itali, familja e famshme Benetton nxjerr në shitje një vilë luksoze në Treviso, në një qytet të rregullt, elegant, me histori, me lumenj, gjelbërim dhe qetësi.

Çmimi? Rreth 5,600 euro metri katror.

Çfarë të mendosh kur një apartament në Tiranën kaotike shkon deri në 6,000 €/m² kurse një vilë aristokratike në Itali kushton 5,600 €/m²?

Nuk po e shkruaj këtë shënim thjesht për krahasim. Kjo është diagnostikë sociale.
Në Treviso blen hapësirë, qetësi, arkitekturë të menduar, cilësi ndërtimi, mjedis jetese, vlerë reale afatgjatë. Etj etj

Në Tiranë me të njëjtin çmim blen zhurmë, trafik, mungesë absolute parkimesh, pasiguri urbane. Në fund blen edhe një iluzion investimi sepse kurrë nuk i dihet cfarë ndodh aty.

Nëse nuk është kështu, le të ma thotë dikush që e përjeton ndryshe por për mua Tirana është qartësisht një treg i fryrë artificialisht nga spekulimi.

Dakord ka ndryshime, ka gjallëri, por çmimet aty nuk justifikohen as nga rrogat, as nga prodhimi, as nga cilësia e jetesës. Atëherë si mundet që një vilë e superinvestuar e një prej familjeve më të pasura të Europës kushton më pak se një apartament në një kullë pa shpirt në Tiranë?

Nuk e di si bëhet normalizimi i këtij absurdi. Nuk është fusha ime e dijeve. Por kam dy pyetje për ata që kuptojnë më shumë nga ky treg:

– Pse janë rritur kaq shumë çmimet?
– Kush do ta paguajë faturën kur flluska të plasë?

P.S. – Për vilën e Beneton mund të lexoni duke klikuar KËTU kurse çmimet e kullave në Tiranë i keni gjithandej në faqet e kompanive ndërtuese dhe në njoftime shitjesh në rrjetet sociale.

—

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Vl says:
    January 20, 2026 at 11:01 am

    Ne e kemi kapur jeten nga bishti prandaj

    Reply
  • Jimi says:
    January 20, 2026 at 11:24 am

    Dakord me cfare trajton e nderuara Migena. Por kush te detyron ty, apo neve, qe me patjeter te blejme me kete cmim marramendes keto apartamente? Ata qe duan ti blejne e kane bere mire hesapin, edhe cmimin edhe xhepin edhe vendin.

    Reply
  • [email protected] says:
    January 20, 2026 at 12:08 pm

    E saktë në lidhje me çfarë ofrohet nga secili tip banese, por çmimet edhe pse të deformuara (të fryra), për konsumatorin mesatar shqiptar, i “vendos” kërkesa. Ka shumë kërkesa, ka para në qarkullim, pa shkon çmimi aq.
    E vërtetë mund të jetë që ende jemi me mentalitetin ta kemi shtëpinë tek Skënderbeu dhe ato që mund të ishin zyra, i blejnë për apartamente.
    Gjithsesi, çmimet nuk bien po pati kërkesa!

    Reply
  • Tiku says:
    January 20, 2026 at 12:13 pm

    Ky nuk eshte krahasim i menduar packa qellimit te mire. Nese do krahasosh duhet te krahasosh objekte branda kategorise, p.sh. nje apartament ne qender te Tiranes me nje apartament ne qender te nje metropoli (Milano, Rome, Torino, etj) ose nje vile ne Sauk, Mullet a Farke me vila sic ajo qe ke permendur.

    Reply
  • Berati says:
    January 20, 2026 at 2:29 pm

    Po Xhimi e kane bere hesapin,siç e kishin bere kur çonin leket tek piramidat. Mos o zot tu thoshe se eshte mashtrim. Te hidheshin ne fyt. Ku merr vesh ti me thoshin. E shikon se ça shkruan gazeta e Xhaferrit? Vertet ta merr mendja se mund te falimentoje Vefa? Edhe kjo piramide eshte dhe kur te shembet,dhe do te shembet,do na zeje te gjithe brenda edo na varrose. Nuk e di nese do jete nje 97 e dyte ama ajo qe di eshte se nga ana financiare do na ktheje 20 vite pas. Shpresoj te gabohem.

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    January 20, 2026 at 3:09 pm

    ….kështu ndodhë kur unë me punë të ndershme nuk mbledh për tërë jetën lekët që “bosi,, i lagjes I nxjerë me dy kile të “pastër,, ….
    …..” bosi ,, shet katër kile dhe unë ngel pa shtëpi sepse ai nuk ka problem çmimin….
    …rroga më e garantuar e është e mësuesit dhe e policit ( për sqarim , e policit që nuk shet shokët tek krimi) , ka ndonjë nga këta të bëjë pazar të tillë?

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    January 20, 2026 at 3:50 pm

    kjo qe thote Lala i Lushnjes.Ndertuesit nuk kane problem tregun,si shitesi i bostaneve ne Merkato,qe po nuk i shiti,i kalben ne magazine. Parate i kane nga Droga,krimi,kontrabanda dhe nuk u behet vone se shiten,apo nuk shiten.Cmimet e apartamenteve i vendos si ne Manhatan.

    Reply
  • Xha jaho says:
    January 20, 2026 at 5:25 pm

    Blejne e shesin me cmime te larta se e dine qe ka lek per tu pastruar dhe nuk pyesin per cmimin.
    Te mjeret buxhetor dhe te punesuar.

    Reply
  • Asd says:
    January 20, 2026 at 7:27 pm

    Cmimet 6000, 10000 per m2 apo me shume ne Tirane, nuk jane per te shitur. Perkundrazi jane per te mos shitur asgje. Nese dikush do te blinte, cmimet do te rriteshin menjehere derisa shitja te ndalej. A nuk e keni vene re qe kullat nuk kane jete brenda tyre?
    Mafia (politika, krimi, droga etj) po blen vendet me te mira ne Tirane per te ‘pushtuar’ ekonomikisht qytetin por edhe per te blere influence te perjetshme. Kjo eshte lufta ne Tirane sot. Sa per Beneton, ata nuk kane ndermend te pushtojne askerkend. Ata po shesin nje shtepi-vile qe nuk u duhet me vleren e tregut. Aresyet ketu dhe atje jane te ndryshme.

    Reply
  • Labi says:
    January 21, 2026 at 8:25 am

    Te mjeret ata qe kane blere shtepi te shtrenjta me kredi,eshte kjo nje nga arsyet qe shume prej tyre qe punojne ne shtet nga halli kredise pranojne te firmosin tendera e koncesione te dyshimte,ne fund dikush shkin ne burg e tjetri gezon parane.

    Reply
  • Dajti says:
    January 21, 2026 at 9:07 pm

    Tirana, Vlora jane bere lavatriçe e parave te pista te te gjithe kriminleve, te korrupuarve shqiptare dhe te huaj. Turp per qeverine qe nuk nderhyn ne nje fare menyre te penguar ose minimizuar kete katastrofe.
    Tirana i ngjan nje qyteti te pushtuar nga fantazmat qe po i marrin frymen, jeten qytetareve te mesem dhe te ndershem.

    Reply
  • Dudumi says:
    January 21, 2026 at 10:41 pm

    Shiko Migena, nuk eshte ceshtje cmimi. Eshte ceshtje perdorimi. Dje lexova dicka per themeluesin e Bank of Italy ne Amerike, qe pastaj nderroi emrin dhe u be banka me e madhe amerikane, Bank of America. Ky ishte gjenovez dhe u nxeh pse nje banke nuk I dha kredi nje miku Te tij marinar. Trevizo eshte qytet industrial, trekendeshi manufakturier verolindor, Venecia-Padova-Treviso. Aty dikush po patì 100 mije€ ngre nje firme artizanati, nuk ble apartament ti ngordhe leket brenda kater mureve. Kane mentalitet imprenditorial. Te tille gjen me shume ne rripin industrial Bteshia-Bergamo-Milano-Torino. Jane tipa me iniciative. Ne Shqiperi o merresh me ndertim, o ble nje lokal 300-400 mije euro e rri tere jeten te mbledhesh qindarkat e kafeve. Tregu vendas tel ne eshte I pafuqishem. Eksporti hic, le qe cfare do prodhosh me cilesi we te vijne te ta marrin mallin? Gigapress qe stampon makinat Tesla me Amerike I prodhon Idra ne Breshia. Apo Brembo ne Bergamo. E shume si keto ne te gjitha fushat. Nga Bennetonet kam njohur pak njerin, Alessandro, qe u martua me Deborah Compagnoni, kampionen e skive. Tani jane ndare. Psh, hoteli qe ka Familja e Deborah eshte me 4 yje ne nje katund ne Veri, ku pas dy javesh do behen garat e Olimpiades Dimerore Milano – Cortina. Ai hoteli kushton dyfishin e metratures se viles se Bennetoneve, dhe kjo e ben te qarte se nuk eshte ceshtje cmimi por perdorimi. Bennetonet jane si ai kuksiani Shefqeti qe ka ne koncension autostrada dhe aeroportet. Jane me proces gjyqesor so pergjegjes per negllizhimin e kontrolleve we shkaktoi shembjen e ures Morandi ne Gjenove, ku vdiqen rreth 40 vete.

    Reply
  • xxx says:
    January 22, 2026 at 1:52 pm

    Eshte evetmja ekonomi e “sakte” qe di te beje edvinrama, elonomine parazitare te realestate te truallit publik. Me shitjen e lejeve te ndertimit i jep oksigjen buxhetit personal te aahtuquajtur Qeveritar, per nje lifestyle sheiku a mbreti, si dhe per financim te politikave te ashtuquajtura Shteterore, sipas vullneteve te tija personale.

    Reply
  • Durrsaku says:
    January 22, 2026 at 3:03 pm

    Nuk ke gje tjeter te thuash?Asnje nuk te detyron ta blesh ,nuk te ven revolen njeri o bleje osé te vras.

    Reply
  • Arlinda Ymeraj says:
    January 22, 2026 at 5:32 pm

    Të lumtë pena dhe mendja Migena Aleksi. Medet, kujt ja thua! Ky është vend i çmendur, i njerzve hardhuca, pa bosht, derisa livadhisin ca xhahila e xhahile të poshtër( të poshtra) si Rama, Berisha, Balluku and co. Prej teje faleminderit. Unë për moshë dhe eksperiencë kam reshtur së menduari në kornizën e pavionit të të çmendurve, ku vegjetoj bashkë me hardhucat.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?