Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur paguani me kartë, kujdes!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kur paguani me kartë, kujdes!
Lajmi i fundit

Kur paguani me kartë, kujdes!

Published: May 27, 2026
Shpërndaje

Nga Gjergj Erebara

Në absurditetin e radhës, autoriteti publik në Shqipëri po i ngarkon shqiptarëve një taksë të re private, kësaj here, për llogari të industrisë bankare, pa marrë parasysh detyrimin logjik, pra rregullimin e tregut dhe të kostove të këtij shërbimi. Por ndërsa bizneset duket se po hasin vështirësi që të bërtasin dhe të dëgjohen për padrejtësinë që po u bëhet, edhe shumë qytetarë duket se janë të pavetëdijshëm për kostot dhe rreziqet që mbart imponimi i interesit privat të bankave përmes autoritetit publik.

Mbi njëzet e pesë vjet vjet të shkuara, autori i këtyre radhëve takoi një vajzë, punonjëse në një nga bankat shqiptare, e diplomuar për ekonomi, por me një detyrë shumë specifike. Në vend që të merrej me dokumentet e kredive apo të pagesave, punonjësja në fjalë kishte për detyrë që të frekuentonte mjediset e sërës së lartë, të zinte miqësi me nëngrupin social “graria e parisë ekonomike”, dhe të grumbullonte informacion të karakterit personal mbi biznesmenët.

- Publicitet -

Informacioni më me interes për bankën ishte nëse një biznesmen kishte apo jo dashnore, ia dridhte apo jo gruas, ndonëse informacione të tjera mbi karakterin e tij, nëse ishte gjaknxehtë apo jo, nëse pinte apo jo, ishin gjithashtu me rëndësi. Interesi i bankës për informacionin mbi tradhtinë e mundshme bashkëshortore të biznesmenit nuk shkaktohej nga ndonjë kompas moral, por ishte një çështje shumë praktike. Sepse, biznesmeni merr kredi ndërsa marrëdhëniet jashtëmartesore bartin rrezikun e divorcit, divorci bart rrezikun e dëmtimit të sipërmarrjes së biznesmenit në fjalë dhe kjo e fundit, bart rrezikun e falimentit dhe mosshlyerjes së kredisë.

Gjithashtu, duhet pasur parasysh që, ndonëse informacioni mbi jetën jashtëmartesore të një biznesmeni ishte me interes për bankën, ky nuk ishte automatikisht faktor diskualifikues në vlerësimin e një kërkese për kredi.

Shumë biznesmenë, për shkak se janë të pasur, kanë marrëdhënie jashtëmartesore dhe këto marrëdhënie, jo gjithmonë shkaktojnë telashe për bankën që jep kredi. Por biznesmeni që hynte në këtë kategori, konsiderohej nga banka si person “me prim rreziku” më të lartë se sa ai që nuk hynte në këtë kategori. Rrjedhimisht, ndonëse biznesmeni në fjalë mund të mos ia kishte haberin se si e qysh, banka ia rriste interesin e kredisë atij, për të mbuluar ekspozimin ndaj një shkalle më të lartë rreziku që banka merrte përsipër.

Njëzet e pesë vjet më vonë, ka gjasa që banka nuk ka më nevojë të paguajë dikë për të gjuajtur për thashetheme dhe duket se është në gjendje të grumbullojë informacion të karakterit ku e ku më personal, jo vetëm mbi biznesmenët e profilit të lartë, por nga të gjithë klientët e tjerë, nga më i pasuri e deri te më i varfri.

Mjeti që ia mundëson bankës këtë punë është karta bankare, e cila, pasi i është dhënë qytetarëve kryesisht përmes shtrëngimit, falë edhe moskokëçarjes apo padijenisë së qytetarëve, e furnizon bankën me një larmishmëri të paimagjinueshme të dhënash, sa herë që ajo përdoret për të blerë në dyqan.

Nëse qytetari shkon të blejë prezervativë, ndërsa është i martuar, banka ka gjasa që do ta zbulojë pa ndonjë vështirësi të madhe një histori potenciale marrëdhënieje jashtëmartesore. Por edhe nëse dikush shkon dhe blen, fjala vjen, një palë mbathje të kuqe, banka në kompjuterin e saj do të regjistrojë çdo gjë: ku e bleu, çfarë mase, çfarë ngjyre.

Dhe nëse qytetari shkon dhe paguan një, dy, tre apo më shumë pije alkoolike me kartë, banka është në gjendje të dijë se sa pi. Apo nëse shkon dhe blen ushqime me shumë yndyrë, ka gjasa që do të mund të llogarisë prej kësaj stilin e jetesës dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sasia e stërmadhe e informacionit personal që një kartë bankare regjistron si dhe ekzistenca e programeve jashtëzakonisht të fuqishme të analizimit të këtyre të dhënave, siç janë programet e Inteligjencës Artificiale, janë një telash të cilin, disa politikanë, e kanë hasur tashmë. Njëri prej tyre është nën akuzë për të dhënat që prokurorët ishin në gjendje të siguronin nga rezervimet e hoteleve me kartë bankare.

Këto të dhëna personale, njësoj si algoritmet e reels të Instagram, janë në gjendje të na njohin ne edhe më mirë nga sa njohim veten. Dhe në rastin e bankave, qytetarët, jo vetëm që po japin informacionin më personal të mundshëm, përfshirë ngjyrën e preferuar të mbathjeve që blejnë në dyqan, jo vetëm që po ia japin bankës këtë informacion pa marrë gjë në shkëmbim, por, në mënyrë të pavetëdijshme, po paguajnë që banka të mund të mbledhë edhe më shumë informacion mbi ta.

Ashtu si në rastin e biznesmenit që kishte marrëdhënie jashtëmartesore, asnjë nga informacionet që banka mbledh, nuk përbën arsye për diskualifikim nga kredidhënia, por të dhënat mundet që të ndihmojnë bankën që të rrisë interesin për të mbuluar primin e rrezikut nga çdo ves i qytetarit.

Tarifa absurde dhe shërbim me detyrim

Themeluesi i ekonomiksit Adam Smith paralajmëroi saktësisht 250 vjet më parë në librin e tij “Pasuria e kombeve” se, pronarët dhe punëtorët janë dy klasa të shoqërisë, të cilët, me raste janë dhe me raste nuk janë të vetëdijshëm për interesin e vet, por kurdo që janë të vetëdijshëm, interesi i tyre personal përputhet goxha me interesin e përgjithshëm publik të rritjes së mirëqenies.

Ndryshe nga këto dy klasa, klasa e sipërmarrësve, për shkak të lloji të punës që bën, është jashtëzakonisht shumë e vetëdijshme për interesin e vet. Ajo është në gjendje te dijë saktë se çfarë duhet të ndodhë që situata e sipërmarrësit të përmirësohet. Por, vëren Smith, ndryshe nga dy klasat e mëparshme, interesi i sipërmarrësve pothuajse kurrë nuk është në përputhje me interesin e përgjithshëm të shoqërisë.

Rrjedhimisht Smith na paralajmëron të bëjmë kujdes kurdo që një grup sipërmarrësish përpiqet të na bindë për politika që, ndërsa supozohet se janë në të mirë të përgjithshme, në fakt nuk janë.

Ja ku kemi këtu një rast konkret. Pa ndonjë debat të madh publik, mësohet se Kuvendi i Shqipërisë i është bindur argumenteve të bankave për të detyruar një pjesë të bizneseve që të pajisen me procesor kartash bankare. Një nga argumentet e dhënë është se, rritja e pagesave elektronike do të sjellë luftë kundër evazionit fiskal, e madje edhe luftë kundër pastrimit të parave.

Autoriteti publik, në rastin konkret, shumica socialiste, jo vetëm që ka marrë përsipër të ngarkojë bizneset me një detyrim që është kryekëput interes privat, por ka dështuar të bëjë detyrën tjetër publike, të rregullojë tarifat e shërbimeve në bazë të kostove. Sepse, nëse imponon përdorimin e një shërbimi, krijon detyrimisht një monopol apo një oligopol. Dhe nëse e bën këtë, detyrimisht, nëse je Kuvendi i Shqipërisë dhe jo përfaqësuesi i bankave, do të duhet të vendosësh tarifa referencë dhe tarifat referencë duhet të vendosen në përputhje me kostot.

Situata absurde u shfaq këto ditë në rrugët e Tiranës. Në një furrë buke, një njoftim i thotë klientëve se pagesat me kartë pranohen vetëm për blerje me vlerë më shumë se 1 mijë lekë të rinj, ndërsa shoqata e transportit urban njoftoi se do të transferojë te konsumatorët kostot e procesimit të pagesës. Kështu mësohet se kostoja e procesimit të një pagese me kartë rezulton se është minimalisht 30 lekë, (ndërsa bileta e autobuzit është 40 lekë).

Qytetarët duket se e kanë më të lehtë e u vjen më për mbarë që, në vend që të mbajnë para të thata, të përdorin kartën për pagesa të ndryshme. Qytetarët duket se janë të pavetëdijshëm për kostot, të cilat për momentin fshihen pas çmimit të mallrave që blejnë. Normalisht që çmimet e të gjitha mallrave do të duhet të rriten në mënyrë që bizneset të mbulojnë kostot e komisioneve të kërkuara nga bankat.

Por për sa kohë bizneset kanë të drejtë të refuzojnë pagesën me kartë nëse e shohin të arsyeshme, apo t’ia rrisin çmimin qytetarit për të pasqyruar koston e transaksionit, problemi nuk është aq i madh. Problemi fillon kur, shteti merr për sipër të detyrojë disa biznese t’i paguajnë një “taksë” disa bizneseve të tjera, nën justifikime haluçinante. Pagesa e biletës së autobuzit me kartë vështirë se ndihmon në luftën kundër pastrimit të parave. Nëpër botë, kostot e pagesave me kartë janë ku e ku më të ulëta.

Është e mundur që të bësh “miniblerje”, pra të paguash, fjala vjen, 20 qindarka për të lexuar një artikull gazete, me komisione bankare në përputhje me atë që është e logjishme për procesimin e një mikropagese. Kjo nuk është ajo që bankat shqiptare janë mësuar të bëjnë. Ato janë mësuar të mbajnë komisione predatore. Ato mbajnë në programet e tyre të bankingut online apo mobile, setap-ime që shtyjnë qytetarin naiv të përdorë shërbime të panevojshme, të tilla si llogari bankare shtesë që jo doemos të hyjnë në punë apo konvertime valutore si shërbim ekstra.

Shumë banka mbajnë tarifa të larta fikse edhe për mikropagesa. Ato mbështesin suksesin jo te shërbimi real, por te naiviteti i përdoruesit.

Gjithsesi, ky është një problem shumë i papërfillshëm përballë problemit real: Transferimit të të dhënave personale nga qytetari te disa biznese të cilat kanë demonstruar përgjatë historisë së aktivitetit të vet në Shqipëri sjellje predatore dhe praktika zhvatëse, injorim të ligjeve që mbrojnë qytetarët nga keqpërdorimi i të dhënave personale dhe institucione publike që, ndërsa kanë detyrën të mbikëqyrin dhe të ndëshkojnë, janë bërë agjentë të interesave private të bankave.

Për këto arsye, është shumë e këshillueshme që të përdorësh paranë fizike për të bërë blerje të cilat do të preferoje që të mbeteshin çështje personale tuajat.

Reporter – BIRN

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    May 27, 2026 at 6:31 am

    Një shkrim me vlera reale dhe një shuplakë e merituar në surratin e bankave zhvatëse të paskrupullta dhe pushtetit legjislativ e administrativ që në vend të bëhet shërbëtor publik i qytetarit që u ka besuar pushtetin për mbrothësi ekonomike e të drejta qytatare bëhet ortak i hajdutëve duke u dhënë mbështetje ligjore.

    Reply
    • albi says:
      May 28, 2026 at 6:41 am

      artikulli jep ca informacione, po ca te tjera i ka komplet ne ajer dhe nga Erebara prisja me shume meqe eshte njeri i informuar.
      nuk dha asnje te dhene ose shembull, sa kushton transaksioni me karte ne bankat shqiptare. jopo kushton shume, jopo edhe per pagesa te vogla eshte predatore, etj etj… Sa eshte pra? ta gjykojne njerezit vete eshte shume eshte pak.
      pastaj ai informacioni i prezervativeve e alkolit eshte komplet ne ajer! bankat nuk marrin informacionc CFARE eshte blere, po thjesht SA eshte shpenzuar te secili dyqan apo aktivitet.
      Te dhenat se cfare eshte blere i kane bizneset, sidomos ato me karta anetaresimi (Conad, Spar etj etj). Ato po, kane te dhena te detajuara se cfare blen secili e me cfare shpeshtesie.
      bankat nuk i kane keto te dhena, vetem nqse kane marreveshje me bizneset qe t’u kalojne keto te dhena.
      troc muhabeti, artikulli eshte shume i ceket, prisja shume me teper infromacion….

      Reply
  • Asd says:
    May 27, 2026 at 6:57 am

    Keshilla e fundit, pra pagesa ne kesh nuk do te funksionoje pasi e gjithe Europa po konvertohet me kete sistem. Shkrimi ngre me te drejte ceshtjen e sigurise se te dhenave por edhe te kostove te cilat duhet te rregullohen urgjentisht me ligj. Bankave duhet tu ndalohen nje pjese e madhe e komisioneve te pajustifikuara. Njerezit duhet te jene te lire te perdorin pa kosto kartat e tyre bankare.

    Reply
  • Right Side says:
    May 27, 2026 at 6:58 am

    Ata që nuk kanë dashnore dhe nuk blejnë brekë të kuqe çfarë e keqe u vjen nga karta?? Le ta pranojmë që ka kosto të fshehura që janë ca qindarka. A krahasohet kjo kosto me rrezikun që lekët cash të të humbin të gjitha? Të t’i vjedhin të gjitha?

    Reply
  • Phoenix says:
    May 27, 2026 at 8:00 am

    Artikulli eshte informativ. Une do te shtoja, se rreziku me i madh me parane elektronike, eshte militarizimi i saj kunder njerezve ne te ardhmen. Per momentit paraja Elektronike shitet nga palet e interesit si konvinience, siguri, shmangje evazioni dhe lehtesi perdorimi. E bejne deri sa te mesojne dhe te fusin gjithe njerezit ne kete sistem. Por c’fare eshte rreziku real qe askush nuk flet? Si e permendi dhe autori siper jane te dhenat personale te cilat mblidhen dhe arkivohen pa pushim per c’do bleres. Keto te dhena perdoren per profilizim individual. Neser keta mund te shpikin nje lloj krize si puna e Kovidit psh. Dhe nuk eshte nevoja te nxjerrin as Policine e as blindat ne rruge per te trembur njerezit. Jo jo. kane dicka me te sofistikuar per kontroll. Kjo eshte paraja e programueshme elektronike per c’do portofol individual. Kufizimet qe mund te vendosin jane pa limit. Psh, mund te programojne parane qe te funksionoje vetem brenda nje vendodhje specifike bazuar te GPS. Po dole jashte zones se caktuar portofoli nuk funksionon. Mund te programohet qe te blesh vetem gjera specifike duke perjashtuar te tjera. Mund te programohet per kufizime ne sasine qe blen apo vendin ku e blen. Mund te bllokohet totalisht portofoli, duke u bazuar te piket sociale individuale dhe profilizimin nga Inteligjenca Artificiale. Neqoftese keto ju duken si fanta shkence, ju informoj se ky sistem perdoret aktualisht sot ne Kine, bile ka nje dekade qe po aplikohet aty. Dikush do thote se kjo nuk mund te ndodhe ne Perendim. Po kush e garanton kete? Keto jane shkurt rreziqet reale te parase elektronike dhe jo kostot apo gjera te tjera. Keto jane gjera serioze, sepse kane te bejne me lirine, zgjedhjen e lire dhe dinjitetin njerezor te te gjitheve.

    Reply
    • Asd says:
      May 27, 2026 at 8:49 am

      Cfare thoni, perfshire shembujt eshte shume e sakte sepse shoejte teknologjia do te mbivendoset ne menyre te pashmangshme mbi jetet private. Kontrolli mbi parate eshte kontrolli maksimal mbi njerezit. Por kush mund ta ndale?

      Reply
      • Phoenix says:
        May 27, 2026 at 2:51 pm

        Nuk ka asgje te pashmangshme. Ne fakt fuqia e vertete qendron te individi dhe njerezit, sepse ata e mbajne sistemin ne kembe, dhe nuk ka shume rendesi se c’fare sistemi. Problemi eshte, se shumica nuk eshte e sensibilizuar rreth axhendes antinjerezore te elitave Globale. Por edhe ata qe jane, me teper shikojne interesin financiar te momentit duke I bere varrin te ardhmes se tyre se pari por dhe, femijeve dhe niperve te tyre. Zgjidhja gjithmone qendron te veprimet e shumices. Kur shumica manipulohet dhe merr pjese, atehere gjerat do marrin rrjedhen qe ata vete krijojne me pjesmarrjen e tyre. Zgjidhja eshte njerezit, por dhe mos zgjidhja vjen nga njerezit. Elitat si gjithmone krijojne degezimet dhe rrugezimet nga ku duhet te kaloje kopeja. Por kopeja nuk eshte e detyruar te ndjeke rrugezimin qe I trumpetohet. E ka zgjedhjen e lire qe te ndjeke dhe alternativen. Deri sa te ekzistoje zgjidhja e lire, se me sistemin qe duan te mbivendosin dhe ate do ta marrin

        Reply
  • Karta e debilit says:
    May 27, 2026 at 8:07 am

    Futja në qorrsokak fillon qysh me titullin e shkrimit, por erëbarat e birnzezës nuk dinë ta bëjnë dallimin

    “MOS PAGUAJ KURRË ME KARTË BANKARE” (përderisa ekziston mundësia e pagesës cash)”

    Ky titull do të ishte shumë më domethënës se sa ai atje lart.

    Ky titull jo vetëm është lehtësisht i kuptueshëm për cilindo kokpalar, përfshi edhe kapterrat “mendjendritur” të çorrushit, por ngulitet kollaj e s’shqitet më nga truri.

    Mba gjithmonë një sasi të mjaftueshme parash të thata në xhep, përpara se të detyrohesh të nxjerrësh “kartën e debitit” (lexo: kartën e debilit), e t’u japësh kështu personave të panjohur të prapaskenës, dikush prej të cilëve mund të jetë i lidhur direkt ose indirekt me krimin, për të analizuar, memorizuar dhe futur ndoshta në databaze private gjithshka që ka të bëjë me ty si konsumator. Në këto databasa mund të memorizohet vend e pa vend gjithshka, nga ato minimalet pa kurrfarë interesi dwri dhe ke ato më sensiblet. Jo vetëm modelet, numrat dhe ngjyrat e brekëve e sutjenave, boja e leshit kaçurrel, por dhe sa herë në muaj ja shqyejnë baxhellave dhe detyrohen t’i ndërrojnë.

    Reply
    • Dashi says:
      May 27, 2026 at 11:12 am

      Në Evropë e botë, karta e kreditit ka mbi 30 vjet që funksionon . Vitet e fundit, pothuajse çdo blerje bëhet me karta dhe jo me kesh, madje edhe një kafe një euro paguhet me kartë, por edhe me kesh . Po nuk mund të paguhet një blerje shtëpie 500 mijë euro, ose një, dy, tre milion me para në dorë, se duhet një thes plot . Le që nuk ke ku t’i gjesh këto pare, se nuk ka bankë në botë që t’i jep edhe sikur t’i kesh gjendje, më shumë se 5-10 mijë euro kesh nuk të jep banka . Neve shqiptarët do ndryshojmë marrëdhëniet e bankave me klientët e tyre dhe rregullat e transaksionet bankare ? Nuk e besoj që kemi aq zotësi e autoritet . Sa për privatësinë e secilit, tashmë as që bëhet fjalë, jemi të gjithë të survejuar jo vetëm nga bankat e organizmat financiare, por edhe nga policia, kamerat dhe inteligjenca artificiale dhe këtë e ka të qartë çdo njeri .

      Reply
      • Kur të ngjitet bajga s'të shqitet kollaj says:
        May 27, 2026 at 5:38 pm

        Se je ti car me zyle dhe e paguan çdo gjë me kartë debili është përzgjedhja jote. Nuk të ndalon kush të paguash si të dhjerën në WC po ashru dhe koston e anëtarësisë ke çeta PiSi me kartë. Aq e ke kapacitetin, nuk ndryshon dot.

        Reply
  • Kur të ngjitet bajga s'të shqitet kollaj says:
    May 27, 2026 at 5:39 pm

    Se je ti car me zyle dhe e paguan çdo gjë me kartë debili është përzgjedhja jote. Nuk të ndalon kush të paguash si të dhjerën në WC po ashtu dhe koston e anëtarësisë ke çeta PiSi me kartë. Aq e ke kapacitetin, nuk ndryshon dot.

    Reply
  • capi says:
    May 27, 2026 at 10:34 pm

    Nuk do pergjithesuar, jo cdo informacion transferrohet nga shitesi te institucionet qe leshojne karta krediti ose debiti. Jane te ndara me nivele, dhe jo aq te detajuar sic pretendon gazetari. Por kjo nuk do te thote qe nje pjese shitesave, kryesisht kompanite e medhja, nuk grumbullojne informacion, ose nuk e shesin tek dikush tjeter. Megjithe se jo kushdo e bene, duhet te kesh kapacitete dhe te financosh ne grumbullimin e te dhenave.

    Sic thote dhe Dashi, kartat e kredit kane shume vite qe funksionojne. Njerzit ndonjehere me deshire, ndonjehere te detyruar, tregetojne privacine me koveniencen. Permendi dikush GPS, nuk ka nevoj e ke ne telfon nga do qe te shkosh. Mender e kemi bythen zbuluar

    Por gazetari ka harruar nje detaj teper rendesishem. Larg qofte harron pa paguar karten e kredit, kur te vjen fatura me 21% interes, Bene vaki se nuk e paguan as heren e dyte ta shkruajne emrin me te kuqe ne disa portale, qe gjithkush nga keto institucione ka akses. Dhe nuk jane si dosjet e plurosura te xhaxhit, ta nxjerin biografine me nje te rene te tastieres.
    Nuk merr dot kredi, nuk blen shtepi ose makine, po as telfone nuk te japin. Ka vende pune qe nuk te qasin tek dera.

    Shkurt muhabeti, pervese bythes zbuluar, te fusin dhe nje hu ne prapanice qe te mos levizesh, mundesisht te leshosh ndonje buzeqeshje te ngerdheshur se dukesh me i pranueshme per shoqerine.

    Reply
  • nje shqiptar says:
    May 28, 2026 at 7:18 am

    Ne rregull Dashi por ne asnje vend ku nje kafe shitet 1£ po ta paguash me bankomat kushton 1. 4£

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Po më akuzon për lajm të rremë”, Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo?
  • Rubio: SHBA do të mbetet në NATO, por kërkon reforma
  • FOTO: Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër
  • Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane
  • Horoskopi 4 Qershor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për çdo shenjë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Kush fshihet pas Zvërnecit?
  2. Right Side on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  3. km on 04 qershor 2026
  4. alibaba me 40 hajdutet on EMRAT: SPAK shpall pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, ja sa vite burg kërkon
  5. Labi on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?