Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur satira shndërrohet në helm; Përçarja si strategji pas humbjes politike (mbi një hartë Veri-Jug dhe disa vargje që po qarkullojnë në rrjetet sociale)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kur satira shndërrohet në helm; Përçarja si strategji pas humbjes politike (mbi një hartë Veri-Jug dhe disa vargje që po qarkullojnë në rrjetet sociale)
KryesoreLajmi i funditopinion

Kur satira shndërrohet në helm; Përçarja si strategji pas humbjes politike (mbi një hartë Veri-Jug dhe disa vargje që po qarkullojnë në rrjetet sociale)

Published: 16 Maj, 2025
Shpërndaje

Nga Marenglen Kasmi

Botuar në DITA

Fill pas humbjes së thellë të Sali Berishës dhe partisë së tij të zgjedhjeve të 11 majit, filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale në formë virale dy rreshta me rimë, “Moj Shqipëri zonjë me huqe, koka blu, b… e kuqe”.

- Publicitet -

Këto dy rreshta pseudosatirikë shoqërohen me një hartë të Shqipërisë, ku Veriu i saj është i ngjyrosur blu dhe pjesa tjetër e saj në ngjyrë rozë të thellë.

Versionet «më satirike» të saj shtojnë në pjesën blu edhe luftëtarë me pushkë, shpata e naxhake nëpër duar, ndërsa në pjesën tjetër disa dele që kullosin në barin rozë. Po kaq alarmante janë edhe komentet shoqërues të lexuesve, ku dominon urrejtja krahinore.

Para se të merremi me rrezikshmërinë që përcjell ky mesazh, duhet thënë që kjo hartë është ndërtuar mbi një të pavërtetë, pasi në Shkodër nuk ka fituar e Djathta, pasi PS dhe PSD si forca të majta, në total kanë marrë 54.71% të votave të këtij qarku.

Gjithsesi, e çka është më e rëndësishmja, kjo pseudosatirë e konceptuar si një formë humori politik është në të vërtetë një manifestim i përçarjes kombëtare, një tekst që nxit urrejtje krahinore dhe përpiqet të justifikojë një humbje përmes poshtërimit të votuesve të tjerë.

Në vend që të shërbejë për reflektim, ajo shfaqet hakmarrëse, duke e ndarë Shqipërinë në të denjë dhe të padenjë, sipas votës së dhënë.

Mesazhi është i qartë dhe i rrezikshëm: Veriu përfaqësohet si “koka blu”, domethënë i pastër, burrëror dhe atdhetar, ndërsa mbi 2/3 e Shqipërisë politike të vitit 1913, si “b… e kuqe”, e nënshtruar, e shitur dhe e padenjë.

Një etiketim i tillë nuk është më thjesht përbuzës, por nxitës i një përçarjeje të thellë në shoqëri, që rrezikon të rikthejë tezat e dikurshme të përçarjes krahinore në funksion të jetës politike, por ndoshta edhe më gjerë. Këtu vlen të theksohet, se së fundmi në Kosovë ka filluar të artikulohet edhe teoria e «kombit kosovar», çka nënkupton se kosovarët nuk janë shqiptarë. Mendojeni vetë sa e pavërtetë dhe njëherazi sa e rrezikshme është kjo tezë.

Dhe ushqimi i këtyre teorive përçarëse kombëtare nuk mund të jetë i rastësishëm. Qarqeve antishqiptare nuk mund t’i bëhet shërbim më i mirë.

Përmendja e ngjyrës së kuqe nuk është e paqëllimshme. E kuqja bart me vete një ngarkesë ideologjike që synon të paraqesë Shqipërinë e Mesme dhe Jugore si një bastion të mendësisë komuniste dhe votuesit socialistë si trashëgimtarë të bindjeve totalitare. Ky është një manipulim që synon të ndezë ndarje të vjetra ideologjike në një realitet tërësisht të ndryshëm.

Partia Socialiste e sotme nuk ka më asnjë lidhje doktrinare, politike apo praktike me të shkuarën komuniste, përveçse në etiketimin e instrumentalizuar që i bëjnë kundërshtarët politikë për të kompleksuar mbështetësit e saj.

Për më tepër që, Rilindja e sotme nuk ka lidhje as me PS-në e vitit 1991, e aq më tepër me Partinë e Punës. Mosshfaqja e asnjë flamuri të Partisë Socialiste si në fushatë, por po ashtu edhe në manifestimin e fitores, e konfirmon këtë gjë. Por kjo është një çështje tjetër e kërkon po ashtu trajtim të veçantë.

Përdorimi i metaforës së kuqe nuk është thjesht satirik, por një përpjekje për të rizgjuar ndasitë e epokës së Luftës së Ftohtë, për të ringjallur frikën ndaj “së kuqes” dhe për ta shndërruar politikën shqiptare në një përballje të stisur midis “antikomunistëve të moralshëm” dhe “të kuqve të pashpirt”.

Në këtë mënyrë, satira qëllimisht i jep ngjyrë ideologjike edhe vetë hartës elektorale, duke e paraqitur Jugun si bashkëpunëtor të një pushteti autoritar dhe Veriun si bastion të lirisë dhe drejtësisë. Kjo është jo vetëm një gënjeshtër historike, por një rrezik serioz për kohezionin e vendit.

Nuk është hera e parë që Berisha dhe përkrahësit e tij fanatikë i drejtohen ndarjeve krahinore për të mbuluar dështimet politike. Në vitin 1997, në një nga momentet më të rënda të historisë së shtetit shqiptar, ai nuk u përpoq të qetësonte vendin që po shpërbëhej nga brenda, por përkundrazi – ndërtoi një retorikë përçarëse, duke nënkuptuar se revolta në Jug ishte antikombëtare dhe thirri në ndihmë Veriun, si mbrojtës të pushtetit të tij. Shqipëria shkoi në prag të luftës civile.

Por ndërgjegjja popullore, që nuk njeh kufij Jug e Veri, pasi është një e vetme, nuk e ndoqi atë në këtë marrëzi. Sigurisht që edhe komuniteti ndërkombëtar luajti një rol jo të vogël në parandalimin e kësaj katastrofe kombëtare.

Sot, me një tjetër humbje në zgjedhje, retorika është e njëjtë – vetëm se mjetet janë më moderne dhe më të shpejta. Në vend që të analizohet pse Berisha nuk bind dot shumicën e qytetarëve, pse partia e tij mbetet e izoluar dhe pa aleatë, pseudosatira përdoret për të shfryrë urrejtje ndaj votuesve.

Ata nuk trajtohen si bashkëqytetarë me mendime të ndryshme, por si turmë e verbër, pa identitet e moral, që meriton vetëm përbuzje. Ky është thelbi i një logjike politike të rrezikshme, që nuk e njeh pluralizmin, por vetëm ndarjen midis “njerëzve tanë” dhe “të tjerëve”.

Kur satira bëhet instrument i përçarjes, ajo nuk është më art, por propagandë. Dhe kur përdoret për të ringjallur politikisht një lider që ka qenë historikisht burim tensioni dhe përplasjeje në vend, ajo nuk prodhon humor, por helm!

Shqipëria nuk ka nevojë për pseudosatira që tallen me të, por për gjithçka që i ndihmon shqiptarët të bashkëjetojnë me ndryshimin, me dallimet dhe me të drejtën, për të zgjedhur ndryshe e të lirë.

Ky lloj diskursi – i vjetër në përmbajtje, i ri në formë – mbart rrezikun që demokracia të kthehet në një betejë tribalësh dhe jo në një garë idesh. Shqiptarët nuk ndahen në kokë e fundshpinë, por qytetarë që zgjedhin me votë të lirë. Kjo është ajo që duhet mbrojtur dhe jo përçmuar.

Rreziku nuk qëndron tek ata që votuan ndryshe, por tek ata që nuk dinë të humbasin dhe që përdorin pseudosatirën si pushkë për të goditur bashkëkombësit.

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet në Spitalin e Traumës
  • Tragjike! Hyri për t’u larë, 22-vjeçari humb jetën në lumin e Matit
  • Pas sulmeve të Izraelit në Iran, zbulohet ku fshihet udhëheqësi suprem bashkë me familjen
  • Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, çfarë parashikon paketa e re
  • “Formësojmë të ardhmen tonë Evropiane”, Samiti i SEECP, Tirana pret sot krerët e 13 shteteve

Komentet e Fundit

  1. Ali baba me 40 hajdutet në Ministeriali i SEECP në Tiranë, Policia: Ja rrugët ku do të ketë bllokime dhe kufizime
  2. Mohikani në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  3. Kola në Karriera e gjykatëses shkodrane që do vendosë nëse kryebashkiaku i Tiranës do ta presë në qeli apo në zyrë fundin e hetimeve dhe gjykimin
  4. intelektuali në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  5. TRENI në Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln euro
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?