Nga Adrian Thano
Njeriu nuk është aq sa e shohin, por aq sa ndjen, aq sa zgjedh të jetë. Dhe ai zgjodhi të jetë i qetë. I tërhequr. I lirë. Ka shumë njerëz që e duan dritën. Ka pak që dinë të jetojnë në hijen që zgjedhin vetë
Adriano Celentano është një nga ata zëra që kanë ndjekur fëmijërinë dhe rritjen e atyre që kanë moshën time. Për mua ka qenë një model rebelimi elegant, një zë që vinte nga një epokë ku kënga kishte shpirt.
Këngëtarët si Celentano këndonin për dashurinë, për absurditetin e jetës moderne, për kontradiktat njerëzore. Çdo varg kishte diçka për të dhënë. Ata nuk prodhonin vetëm muzikë, por qëndrim.
Sot, muzika është kthyer në një mjet vetëpromovimi të zbrazët, një pasqyrë e një kohe ku rëndësi ka tingulli, jo përmbajtja; ritmi, jo ndjenja. Fjalët janë shpesh të zbrazëta, imazhet të sforcuara, qëllimi është një dhe vetëm një: të biesh në sy! Qoftë edhe për një ditë të vetme.
Ndaj shumica e këngëve sot bëhen për klikime, jo për kohëzgjatje në memorien kolektive. Si çdo gjë tjetër në këtë kulturë sipërfaqësore ato janë të shpejta, të konsumueshme, të zhurmshme. Zhurma të shurdhon, por nuk të flet.
Arti i kohës së Çelentanos nuk kërkonte domosdoshmërisht vëmendjen, nuk ngrihej mbi zhurmën, por mbi thellësinë. E dëgjoj ende sot, herë pas here. Dje lexova diçka për tërheqjen e tij të plotë nga jeta publike dhe izolimin. Nuk i gjegjet më as telefonatave.
Ndjeva një lloj respekti për këtë njeri që nuk e dogji veten në dritat e skenës, por që diti edhe kur të largohej prej saj. Pa deklarata dramatike. Pa ndonjë koncert lamtumire. Pa një “video në Instagram” për t’u ndjerë i nevojshëm. Ai thjesht zgjodhi të mos jetë më i dukshëm. Ndërkohë që të gjithë rendin pas vëmendjes, pas pasarelave të rrjeteve sociale, pas një fjale më shumë, Celentano zgjodhi të mos thotë asgjë.
Frikë nga virusi – lexohej në disa lajme (nuk ka dalë më që pas pandemisë). Plakje – thonë të tjerë, – dorëzim. Për mua është filozofi, është guxim. Është një formë tjetër shprehjeje: një mesazh pa fjalë, që të thotë se njeriu nuk është aq sa e shohin, por aq sa ndjen, aq sa zgjedh të jetë.
Dhe ai zgjodhi të jetë i qetë. I tërhequr. I lirë. Ka shumë njerëz që e duan dritën. Ka pak që dinë të jetojnë në hijen që zgjedhin vetë. Kur të gjitha dritat mund të jenë mbi ty, por ti zgjedh errësirën, kjo është një madhështi që nuk kërkon duartrokitje, por respekt.
Ndaj Çelentano – dje këngëtar i madh – sot është një kujtesë që na thotë se ndonjëherë, mungesa është më e fortë se prania. Se dinjiteti i vërtetë nuk matet me qëndrimin në skenë, por me aftësinë për të zbritur prej saj pa zhurmë, mundësisht kur dritat janë ende ndezur.
Të dish të largohesh në kohën e duhur është një art i rrallë – një akt fisnik. Jo kushdo e ka forcën shpirtërore për ta bërë një gjë të tillë. Shumë pak e zotërojnë këtë mençuri të heshtur.
Dhe kjo nuk vlen vetëm për muzikën.
—-
Botuar në Këndin e Kryeredaktorit, rubrikë e cila mund të lexohet në versionin print të gazetës DITA, në pikat e shpërndarjes së shtypit në të gjithë vendin

Chi non lavora,
Non fa l’amore!
Celentano do te mbetet i pavdekshem si dhe moshataret e tij:Dio Come Ti Amo!
Nuk harrohen ato kohe:kur nga shkolla vraponim te degjonim:Kui Radio Praga!
Bukur. Por unë do ta kisha zëvendësuar, (vetëm për këtë herë) fjalën shqipe “dritë” me fjalën e huaj “prozhektorë. Celentano iu largua prozhektorëve. Dhe ka vite që e bën këtë. Por ai do mbahet mend si këngëtari më i mirë i Italisë i gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Edhe unë i kam nja 2-3 CD me këngë të tijat. Këngët e tij, duke filluar nga “Axurro” deri te “Il ragazzo della via Gluck”, “Preghero”, “Chi non lavora, non fa l’amore” etj etj janë pasqyrë e kohës dhe problemeve të shoqërisë italiane së viteve 1960 – 1990. Më kujtohet në një talk-show me një këngëtar britanik, Sting me duket, ai doli në mbrojtje të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Kur ishim të rinj ai ishte si një dritë vezulluese për “broduejsat” e Tiranës së viteve 1970.
Nje himn per celentanon i nje niveli qe nuk e kam hasur as ne median italiane !!!!
Bravo, bravo, bravo
Do doja qe dikush ta perkthente po kaq bukur dhe tia dergonte edhe vet ketij njeriu te jashtezakonshem qe ka ber histori dhe na i ka mbushur zemrat plot ne ditet e zymta dhe te veshtira
Po , është e vërtetë katarakti , Adriano është prononcuar publikisht kundër Milosheviçit , madje me fjalë shumë të rrepta dhe ka mbajtur anën e Kosovës .
Me plot gojën Çelentano nuk bën më nëna. Më e pëlqyera për mua është “Il Tempo Se Ne Va”, me muzikë të magjistarit tjetër, Toto Kutunjo.
M’u mbushën sytë me lot kur lexova këtë ese’ të bukur të Thanos , kushtuar dekanit të muzikës italiane Adriano Celentano .
Çelentano eshte i pavdekshem..
E paske qare shkrimin zotni!
Gjigand. Artist, filozof, njeri i madh !!!!
Kam degjuar Don Backyn.Edhe sot Ate degjoj.Preghero te Don Backyt.Celentano atehere ishte nje mburravec ne qender te vemendjes.Ta kisha ditur qe do mbante anen e Kosoves,do ta kisha degjuar.
Imensita, Demo është e Don Bakit. Jo “Preghero”. Celentano dhe Don Baki ishin anëtarë të klanit Celentano. pastaj, siç ngjan me egot e mëdha, u prishën me njëri – tjetrin.
NUK I MORI KOKA ERE
DHE KUR QE NE ZENIT
ESHTE NJERI JO MAJMUN
YLLI TIJ SHEKUJSH DO NDRIT
Ta dinte Çelentano qe nuk e degjonte demo, do kishte zgjedhur erresiren qe kur ishte ne kulmin e vet.
O brezi pordhes!Nuk i tregoni dot babait arat.Demo 66-86 rrinte me radio tek veshi.
Mos e fshij komentin,se ate pergjigjen e pare e fshive.Kliko ketu:Facebook.Don Backy.
Preghero e una delle canzoni piu celebri di Don Backy,nata come adatamento italiano di Stand by Me di Ben King.
I nderuar demo, kenga pregherò eshte kenduar per here te pare ne 1966 dhe eshte rikenduar nga Don Backy ne 2017. Thjesht per sqarim, ndjese per nderhyrjen.
I nderuar demo, kenga pregherò eshte kenduar per here te pare ne 1966 nga Adriano Celentano dhe eshte rikenduar nga Don Backy ne 2017. Thjesht per sqarim, ndjese per nderhyrjen.
Origjinali Stand By Me nga Ben E, King eshte kenduar ne 1960.Adaptimi italian me text te ndryshuar me autor Don Backy eshte interpretuar ne te njejten kohe nga Autori dhe nga Celentano ne 1962.Te dy versionet jane te regjistruar ne you tube,pelqeni ke te doni.
Me thene te drejten per Celentanon pa ofenduar fansat e tij ne fillim te viteve te para ishte nje imitues i shemtuar i Preslit por me vone u fut ne linjen italiane ku shkelqeu bashke me yje te tjere si Gianni Morandi ,Lucio Battisti,Nicola Di Bari,Massimo Ranieri,Claudio Baglioni pa permendur grupet e komplekset .
Pata fatin qe kisha nje shok gjimnazi dhe shahu, babai i te cilit kishte qene ne Itali i shkolluar dhe mbante radion te Italia dhe fale shoqerise me te,ndiqja kenget italiane qe nga viti kur vrau veten ne 1967 kengetari Luigi Tengo qe kendoi me Daliden…ate vit
Kush nuk e di nga brezi i ri ne vitet 1966 deri ne 1972 kenget italiane
dhe televizionet ndiqeshin pa problem apo censure dhe me kujtohen
ikjet masive ne oren e fundit te henen apo te premten se ndegjonim Hiparene ( Hit Parade)
E quaj veten te privilegjuar qe i takoj gjenerates se viteve 60-70 qe shijuam jo vetem kenget italiane por dhe ato shqiptare me Sherifin e Pavdekshem duke shtuar dhe kenget amerikane apo angleze qe me shume i ndiqnim nga stacionet italiane
Faleminderit Thano per kete artikull te ndjere per ato vite te arta ku dhe Celentano
ishte nje yll ne konstelacionin e Golden Generation 60-70
Shkrim shume i bukur per te famshmin Çelentano, nje bravo e madhe! Si edhe per mesazhin qe jep! Te lumte!
Shumë bukur, shkrimi, përmbajtja e tij dhe mesazhi, që përçon! Komplimenta!