Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurban Bajrami, Veliaj shtron drekë për njerëzit në nevojë: Mos i dëgjoni ata që mbjellin sherr dhe ndasi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kurban Bajrami, Veliaj shtron drekë për njerëzit në nevojë: Mos i dëgjoni ata që mbjellin sherr dhe ndasi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Veliaj shtron drekë për njerëzit në nevojë: Mos i dëgjoni ata që mbjellin sherr dhe ndasi

Published: July 9, 2022
Shpërndaje

Me rastin e Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës shtroi një drekë festive në të gjitha qendrat sociale për familjet në nevojë, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta.

Kryebashkiaku Erion Veliaj i uroi besimtarët myslimanë, duke shërbyer drekën në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” në zonën e Bregut të Lumit. Ai tha se pas tërmetit dhe pandemisë Tirana u ngrit më e fortë.

“Gëzuar Kurban Bajramin! Është gjithmonë kënaqësi sa herë rikthehem në qendrat tona sociale. Këtu në Bregun e Lumit jemi ngritur në këmbë edhe me shtëpitë e reja që po ndërtojmë, edhe me këtë qendër sociale, ku kujdesemi si një familje për princeshat dhe princërit e vegjël. Në festa si kjo e sotmja, qoftë Kurban Bajrami, qoftë ndonjë festë tjetër, pavarësisht besimit që kemi, tregojmë se jemi anëtarë të një komuniteti”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku u shpreh se Bashkia e Tiranës do të qëndrojë pranë njerëzve në nevojë, duke hapur qendra të reja komunitare. “Kemi ndërtuar një qendër fantastike në Kombinat, do të shtojmë një në Laprakë dhe në secilën prej lagjeve të reja që po ndërtojmë për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti. Në qoftë se nga fatkeqësia dalim më të mirë seç ishim, do të thotë se fatkeqësinë e kemi kthyer në një mundësi”, shtoi ai.

Kreu i Bashkisë u ndal edhe te procesi i rindërtimit, teksa në lagjen e re “5 Maji” familjet e para po hyjnë në banesat e reja. “Mezi pres të kthehemi në këtë lagje gjithmonë e më shumë të rindërtuar, gjithmonë e më shumë të bukur e të sistemuar. Më vjen mirë që familjet e para kanë hyrë te lagjja e re te “5 maji”, do të vazhdojmë edhe me familjet e tjera”, tha ai.

Veliaj siguroi se edhe familjet që preken nga procesi i rindërtimit, do të kompensohen 100 përqind. “Edhe për ata që i kishin ndërtuar shtëpitë më herët, do të përfitojnë po aq metra katrorë sa kishin. Duam të sigurohemi që asnjë nuk del i humbur nga përpjekja për të rindërtuar pas tërmetit. Por, do shumë durim dhe shumë besim. Në qoftë se dyshojmë te njëri-tjetri, nëse për çdo gjë vëmë në pikëpyetje njëri-tjetrin, atëherë jemi shoqëri pa besim. E di që ka edhe politikanë që mbjellin sherr, helm dhe ndasi mes nesh – që thonë shtëpitë s’do bëhen kurrë apo shkolla “Sami Frashëri” do ndëtohet në Paskuqan – por këto janë gënjeshtra me bisht. Po të kemi besim te njëri-tjetri, po të ndihmojmë dhe të inkurajojmë njëri-tjetrin, mund të bëjmë dhe do të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, nënvizoi Veliaj.

Gjatë ditës, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete të ndryshme për solidaritet me grupet në nevojë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Lili says:
    July 9, 2022 at 4:01 pm

    Filloj mbeldhja e votave? Pse s’ va zdryp taxat qe mos te jene me ne nevoje?! Sepse atehete nuk fiton votat me nje dreke!

    Reply
  • Thimio says:
    July 10, 2022 at 5:26 am

    Kurva gjithmone kurve ngelet. Te pakten sot ta kishe mbyllur halen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”
  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  2. demo on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  3. Aldrin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Aldrin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. Aldrin on SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?