Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti ftesë LDK-së për koalicion, ja si reagojnë opozitarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kurti ftesë LDK-së për koalicion, ja si reagojnë opozitarët
AktualitetKosovë

Kurti ftesë LDK-së për koalicion, ja si reagojnë opozitarët

Published: April 8, 2025
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje që është fituese e zgjedhjeve të nëntë shkurtit është kthyer drejt partive shqiptare në kërkim të një koalicioni për formimin e institucioneve, pasi nuk ka numrat e mjaftueshëm.

Të hënën, kreu i kësaj partie, Albin Kurti i ka dërguar ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës për një takim “konsultativ” para seancës konstituive të Kuvendit dhe procesit të formimit të Qeverisë së re.

Kurti e ka ftuar për takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun më 9 prill në orën 15:00 ose më 10 prill në orën 09:00 ose 14:00.

- Publicitet -

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të dalë me një përgjigje nëse do të shkojë në takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Megjithatë, pasditen e së martës, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku tha se qëndrimet e partisë karshi Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar.

E nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se deri më tani, ftesa ka shkuar vetëm në drejtim të partisë së tretë, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo ftesë ndaj LDK-së, sipas Konjufcës ka ardhur pasi nuk e kanë arritur qëllimin e tyre për formimin e qeverisë pa ndihmën e partive opozitare.

Javën e kaluar, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar përfaqësues të komuniteteve joshumicë që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me përjashtim të Listës Serbe.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditën që Rama tha se takoi studentët, njoftohet krijimi i LSK, Lëvizja Studentore Kombëtare
  • Mesazhi nga qelia i Veliajt dhe paralajmërimet e Ramës për Bashkinë sot në Asamble
  • Rama i përgjigjet Veliajt: Ata që zbatojnë porositë e Veliajt në bashki do t’i gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike
  • VIDEO: Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia mes lotësh dhe përqafimesh
  • Veliaj, mesazh nga paraburgimi për Asamblenë e PS-së së Tiranës

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Kurti, editorial në gazetën e Kievit, thirrje Zelenskit të njohë Kosovën: “Demaskon bllofin e Putinit”
  2. demo on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë
  3. Gjergj on SHËNIM: Emigrimi masiv si faturë e fshehur e moshës së tretë
  4. Durrsaku i zhgënjyer on Nёse problemi ёshtё 2008, problemi ёshtё Proporcionali!
  5. Tironci on Përplasjet në koalicion, Meloni paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?