Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një letre i ka kërkuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku që të krijojnë një koalicion. Kurti më parë e ka ftuar Abdixhikun të takohen dy herë por është refuzuar në të dy rastet.
Kryeministri më tej në letër shkruan se nevojitet marrëveshje politike ndërsa shtoi se votuesit e LDK-së preferojnë më së shumti koalicionin me LVV.
“Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?”, shkruan Kurti.
Ai thekson se një takim mes tyre do të ishte më i mirë pasi duhet të flasin dhe t’i diskutojnë këto detaje si politikanë të pjekur që ndikojnë në të ardhmen dhe përparimin e vendit.
Letra e plotë:
I nderuar kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetë të LDK-së së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike.
Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet.
LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në 2001-2004 me PDK dhe AAK, në 2004-2007 me AAK, në 2008-2010 me PDK, në 2014-2017 sërish me PDK, ndërkaq në 2020 me LVV.
Mosapajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i kishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato. Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe.
Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?
Natyrisht që më së miri do të ishte të takohemi e t’i flasim dhe t’i diskutojmë këto si politikanë të pjekur që kanë ardhmërinë e shtetit dhe përparimin shoqëror prioritet mbi çdo tjetër.
j.l./ dita
Kujt ja beni qejfin,Edi Rames,apo Vucicit?Armiqte me te rrezikshem te Kosoves ferkojne duart se politikanet inatcore te Kosoves po shkaterrojne Ate qe u ngrit me gjak,me lufte,me Ofshe dhe kontributin e gjithe Botes qyteteruar!
A ka president e gjykate kushtetuse ne Kosove!?11 seanca parlametare te deshtuara se sulltani kerkon demosdishmerisht nje haxhileshe kryetare parlamenti!?
Edi Rama i ka dhjerë me një mut , ka tre vjet që as emrin nuk ja përmënd Kosovës dhe bën shumë mirë , kokën të hanë megjithë bylmezin kokë bosh Albin Kurti .
Mendjet e semura,te cmendurit karierist ,kane lejuar qe e tere kjo amulli ,te krijohet pa as me te voglin interes te Republikes se Kosoves.Eshte kjo gjendje alarmante,qe te ben te dyshojsh per disa cikle qe e prish imazhin ,besimin tek politika shqiptare (jo vetem ajo brenda guackes kosovare)por edhe me gjere.Kuadrot e partive politike ,nepergjithesi paraqiten naiv te pa pjekur per te zgjidhur kete ngerc te pa nevojshem.Republika e Kosoves u perket te gjitha partive politike qe te krijojne te gjitha institucionet per te cilat i garanton edhe Kushtetuta e Republikes se Kosoves.Mendjet kaprioce nuk e shohin se per Lirine e Republikes se Kosoves kane kontribuar te gjithe ,edhe bijt bijat e ketyre partive te cilat po e pengojne rrugen drejt hapjes te drites jeshile,per tu bere Kosova anetare e familjes perparimtare europjane…Kush po e pengon kete rruge?.Qofsha i gabuar por keshtu me plote turbullira vetem armiqet tane rusoserb dhe jo vetem jane edhe kolaboracionalistet ,mallengjyesit e se kaluares ,punetoret e roberise…Me keq se kjo nuk ka.Populli i gjore i voton djemt vajzat ,grate burrat ,si me te miret per te cuar Republiken e Kosoves,atje ku kane dashiruar te gjithe deshmoret,herojt amanetin e tyre per nje shtet te forte dhe te tespektuar…Karieristeve ,po u plasin syte e ballit,po u veniten sakrificat me shekuj…Keshtu shkruhet historia e c’do individi ,me te mirat dhe te keqijat, kjo nuk ka per tu harruar ne breza per nje neglizhence kaq te shemtuar…Le te mendojne te gjithe se : jane zerat e atyre qe flijuan ,jane zerat e nenave motrave te perdhunuara,te vrara ,jane varrezat lapidaret ne cdo fshat rruge rrugice te atyre japin mesazhin: ndergjegjesohuni o te mjere….e mira do te vi po perse te mos vi sa me pare…
Ata qe tere kohen shanë dhe fyen LDK-ne, tani kur nuk ju mbet rruge tjeter i mbeshteten asaj.
Askush me nuk i beson Kurtit. Ai eshte nje manipulator i keq. Ai gojen e ka plot me shtrirje te funkcionalitetit te shtetit cep me cep, por kur vie puna te shtrenjtimi i rrymes, ai rrymen e shtrenjton vetem per shqiptaret kurse serbet e Veriut kursehen nga ai shtrenjtim.
Ai eshte e keqja me e madhe e Kosoves.