Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti: Në Bruksel, Vuçiç tha se Radojçiç do të bëhet “Adem Jashari i serbëve”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti: Në Bruksel, Vuçiç tha se Radojçiç do të bëhet “Adem Jashari i serbëve”
KosovëKryesore

Kurti: Në Bruksel, Vuçiç tha se Radojçiç do të bëhet “Adem Jashari i serbëve”

Published: September 27, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar detaje mbi deklaratat që ka bërë Presidenti i Serbisë në takimin e 2 majit në Bruksel.

Me një shënim në rrjetin social “Facebook”, Kurti thekson se Vuçiç ka deklaruar se Milan Radojçiçi, i sanksionuari nga SHBA-ja, “do të bëhet Adem Jashari i serbëve”.

Sipas Kurtit, presidenti serb dëshironte ta shndërronte Manastirin e Banjskës në “Kullë të Jasharëve” për serbët e Kosovës.

- Publicitet -

Shefi i qeverisë së Kosovës Vuçiçin e cilëson një diktator, i cili nuk e kupton historinë dhe se “epopeja dhe çlirimi nuk kopjohen dhe as fabrikohen”.

“Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, serbët në Kosovë, kanë nevojë urgjente për çlirim nga veglat terroriste të Serbisë.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, shtoi ai.

Në përplasjen e armatosur të dielën, një efektiv i Policisë së Kosovës humbi jetën dhe dy të tjerë u lënduan.

Si kundërpërgjigje ndaj sulmuesve serbë, Policia e Kosovës ekzekutoi katër përfaqësues të këtij grupi të armatosur, ndërsa sekuestroi edhe një arsenal të madh armësh në Banjskë të Zveçanit.

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit
  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, 6 policë dhunojnë protestuesin
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?
  • ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
  • SPAK sekuestron celularin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të Ogerta Manastirliut

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?