Pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me mënyrën e hartimit dhe përmbajtjen e Kodit të ri Penal ngrënë dyshime për fiktivitet në procesin e hartimit dhe konsultimeve të grupit të punës në lidhje me këtë draft.
Ky institucion këmbëngul se nuk ka qenë e përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për Top News se është kërkuar në një moment një përfaqësues nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të marrë pjesë në një fazë diskutimesh mbi një pjesë e përgjithshme të draftit të përfunduar nga grupi i punës dhe më pas në mesin e vitit 2023, kjo pjesë e përgjithshme e projektit të kodit i është dërguar për konsultim prokurorëve, por që nuk pati vijim konkret.
Në lidhje me korrespondencën me ish prokurorin Kujtim Luli, që është larguar nga detyra në tetor të vitit 2023, Prokuroria e Përgjithshme thotë se Luli ka qenë pjesë thjesht për të dhënë mendimin e tij dhe se ai nuk ka qenë pjesë e grupit të ngushtë të punës që hartoi draftin.
Sipas burimeve nga grupi i punës në hartimin e draftit të kodit të ri penal, Kujtim Luli ka dërguar propozimet e tij në lidhje me përmbajtjen e neneve 34 deri në 39 të ligjit.
Të njëjtat burime deklarojnë se prania e Lulit përgënjeshtron pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme se nuk ka qenë pjesë në hartimin e kodit.
Drafti është përballur me kritika nga Prokuroria e Përgjithshme, që e ka konsideruar represiv, nga Dhoma e Avokatisë, që e ka cilësuar inkuizator dhe nga shoqata të mediave që e konsiderojnë hap pas në garantimin e lirisë së shprehjes.
j.l./ dita

Perforcimi i diktatures SE RAMES.VAZHDIMI SHKATERRIM IT TE SISTEMIT GJYQOS QE TA BRAKTISIN ATDHEUN EDHE PENSIONISTET. KJO ESHTE STRATEGJIA E SHPERBERJES PERFUNDIMTARE.
Nsq ky institucion nuk eshte perfshire, SPAK jo, deputetet jo, atehere kush? Dele qe komisioni Xhafaj ta kete bere, dmth kode plotesisht partiake. Me kete llogjike kur PS te humbe mandatin partia tjeter duhet ta anulloje dhe ta beje simbase intereseve te saje. Di njeri te thote sa sa ligje kushtetetuse dhe kode penale jane nderruare per 35 vjete demokraci?
Kodi i ri penal duhet miratuar sa më parë. Gjithë kundershtimet deri tani janë nga gazetarë, avokatë që kërkojnë të dekriminalizohet shpifja. Në kohët e mëparshme shpifja e marrja nëpër gojë kot e dikujt është zgjidhur nga pushka. Kjo ishte tradita e jonë . Dekriminalizim e barauojmë me liri shprehje. Liri shprehje të gjithë shqiptarët kanë me shumicë e tepricë. Gazetarët e avokatët që e kanë ndërtuar jetën e tyre me bazë rrenen e gjobën të dënohen jo 2-3 vite sa thuhet por 10 vite. Nëpërkëmbin dinjitetin e të tjerëve vetem për të fituar para. Harrova se në ballë të kësaj sëmundje( rrenës) janë të gjitha tv. Është bërë mënyrë jetese të jetosh nga shpërblimet e gjobat për rrenën. Shikoj tv italiane dhe nuk ndeshi asnjëherë lajme të tipit: u rrahen me grushta në mes të rrugës, u rrëzua nga biçikleta, mbeturina plehrash në rrugë, po vdesin për bukë kur nuk ka familje me 4 persona që nuk ka 4 telefonë cilsor në përdorim dhe që rrinë gjithë diten më kafe. Baza e jetës kudo në botë është puna. Janë mbushr xhamat e lokaleve me kërkesa : duam kamarier, banakier , shitëse buke etj dhe nuk duan të punojnë. Se pale të thuhez se ka nevojë për punëtorë në ndërtim ku menjëherë thuhet nuk jemi ne për këtë punë e cila duhet bërë nga fshatarët sipas tyre. Kush punon gëzon, kush punon jeton.