Kryeministri Rama foli sot për lajmet mbi kthimin në resorte luksoze për pakicën e kamur, të bazës ushtarake të Sazanit dhe Parkut Kombëtar të Zvërnecit.
Ai sulmoi me fjalorin e zakonshëm kritikët, duke i futur të gjithë në një thes.
Megjithatë është e qartë që një projekt kaq me peshë nuk është çështje ditësh dhe as çështje javësh.
Projektet janë diskutuar prej kohësh, por debati publik si dhe herë të tjera, sërish është shmangur.
Jared Kushner erdhi fillimisht në Shqipëri me bashkëshorten, Ivanka Trump në verën e vitit 2021 bashkë me sheikun Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së.
Ata u kthyen dy vite më pas, në verën e vitit 2023, të shoqëruar edhe nga Richard Grenell, ish-i dërguar i administratës Trump për Ballkanin Perëndimor dhe Asher Abehsera ortaku i tij në biznes.
Në prononcimin për Bloomberg News, Kushner pranoi se sinjalet e para për të investuar në Shqipëri i mori pikërisht nga këta dy persona, Richard Grenell dhe Asher Abehesera.
Ky i fundit është personi në të djathtë të fotos, që qëndron në krahun e majtë të kryeministrit Edi Rama.
Në foton më lart, grupi sapo ka dalë nga muzeu “Shtëpia e gjetheve” në Tiranë, të cilën e vizituan në verën e vitit të kaluar.
Po ashtu New York Times konfirmoi se kontaktet mes Jared Kushner dhe qeverisë shqiptare janë intensifikuar me ndërmjetësimin e biznesmenit Shefqet Kastrati dhe djalit të tij, Musa Kastrati.
Investimet e tyre përfshijnë një koncesion për të drejtuar aeroportin ndërkombëtar në Tiranë, një zinxhir pikash karburanti në Shqipëri dhe hotele dhe biznese të tjera, sipas bashkëpunëtorëve të biznesit dhe zotit Kushner, shkruajti New York Times.
“Ata na kanë ndihmuar të kuptojmë koston e ndërtimit dhe si të operojmë në nivel lokal”, u shpreh Jared Kushner në prononcimin e itj për median amerikane.
Shkrimi vazhdonte po ashtu duke përmendur faktin se në tetor 2022, Shefqet Kastrati bleu një shtëpi prej 7.5 milionë dollarësh në Indian Creek, Fla., tregojnë të dhënat e tokës, një pronë që është afër vendit ku jetojnë tani zonja Trump dhe zoti Kushner. Familja Kastrati gjithashtu vitin e kaluar bleu një hotel në seksionin Brickell të Miami për 55 milionë dollarë nga familja mbretërore e Katarit.
Musa Kastrati, në një intervistë, tha se roli që kompania e tij familjare do të luante në projektet shqiptare të zotit Kushner nuk ishte ende i qartë, por ndoshta do të përfshinte ndihmën për ndërtimin e disa prej komplekseve. Z. Kastrati po ashtu konfirmoi se në dhjetor të vitit 2022 ka vizituar Mar-a-Lago, resortin dhe rezidencën e zotit Trump në Florida, me zotin Grenell dhe se gjithashtu ka takuar shkurtimisht zotin Trump kur ish-presidenti mbërriti teksa po darkonin. Kastrati tha se nuk kishte diskutuar për marrëveshjen e mundshme me zotin Trump.

Ketu nuk ka se cfare te thote nje njeri I diteve te sotme qe jeton dhe shikon se cfare po behet me Shqiperine dhe Shqiptaret…. Ketu po ulerasin dhe po kthehen permbys atje ku jane 28.000 deshmoret e atdheut qe dhane jeten per Atdhe…
Edhe Ishullin e Sazanit dhe Parkun e Zvërnecit jo-pronaret sundues-pushtues do e shesin 1 Euro/m2.
ENGJELL DOLI ZOGU
QE FALI NJE KISHE
NDAJ RIPJELLJES SE NDYRE
QE PO I SHQYEN SI BISHE
TROJET ANEMBANE
NGA JUGU NE VERI
THUA SIKUR ESHTE
NE MALLIN E TIJ
KURSE MATANE DRINIT
DREJTON NJE ALBIN
QE PER MEMEDHENE
VETEN.PO E SHKRIN
VELLEZER KOSOVAR
RUAJENI ALBININ PORSI SYTE
I KA SHOKET E RRALLE
SI AI NUK KA TE DYTE
Dje shante,Sot levdon
Fryn bulcite e trumbeton,
Qe katrani zbardhellon
Noli.
Edi Rama o hajdut
N`pune te Botes mos u fut
si zakon qe ke perhere
Do lepish cfare ke dhjere.
demo
Ky vend eshte i paradokseve…
Ore shtet
ore Pushtet
Merre Demon
beje mbret
Se nje dite
do na kerkosh
s’do na gjesh
ne asnje kosh…
Aman o Demo se i kam tmerr fshataret o njeri…ata te Elbasanit edhe honepsen, po kisha afer ne kafe nja dy si nga malesi e madhe me duket sot, ore bebin vetem “bzh-bzh-bzh”, sec kishin nje si epsh a dicka kriminale ne menyren e te folurit edhe pa i kuptuar asnje fjale…sikur hanin kashte elbi te thate.
Beton, plera dhe shqiptaret me gisht ne goje …..vende pune per pastrues dhe pleraxhinj. Projekt ambizioz….. Nuk do ngeli asnje centimeter natyr…..Turistet per beton nuk kane nevoje sepse jane ngopur…. Rrofte partia…dhe Gjigandi……
Ky Rama eshte nje kopan.Nuk ka haber nga turizmi.E vertete qe pati turiste ,por ardhen nga kersheria si per here te pare ,ndryshe nga Greqia dhe kroacia.
Per here te dyte nuk I ke sepse nuk iu ofron dicka interesante.
Me resortet nuk genjehen,sepse ato jane kryesisht familjare e ne se ka ndonje per busnes nuk ploteson kushtet qe kerkon turisti.
Shok, osht tu fol demo Noliani
As mos t’qeshni, e as mos t’qani
Ka me ardh dita kur t’bohet nami
Ka me dal n’ankand gjith vatani
At’her kur fjalët e demës do t’kujtojmë
Ka me na ngel veçse të vajtojmë
Dema ka qen i angazhu me pun t’mëdha
Ai si fylozof, kish parashkiu çdo hata
Koha ka me na dënu që se nigjum njiher
Edhe pse pordhës, ja ka pas fut përher
Po disa gjona i ka pas dit dem kontraversi
S’boni dot asgjo se kish lind m’dit tersi
Për her t’parë e pat gënjy Sali maloku
T’dytën herë u mashtru keq nga babloku
Pranaj maje mend ti ‘fjala me vend’
Edhe ti si dema, ke me u çmend.
Ju komunistet nuk donit qe Shqiperia te shk… sa para mbraoa,ndersa tani po bejme qejf por edhe para!
Kemi nje kryeminister me oervojen e 7 grave prandaj e ka nxjerre Shqiperine tek SEMAFORI!
Se keshtu do hyjme ne Europe,PA BREKE,por ama krenare!
Karstratet “biznesmene” te Shqiperise s’duhet te harrojne se historia ka treguar se: “Uji, fle e armiku jo, vonon, por s’harron”
Vetem Gjermania dhe Turqia mbrojne interesat e Shqiptareve, e ndersa per te tjeret jemi vetem nje Palestine.
Duhet te mesojme nga eleganca dhe dinjiteti i politikes Greke !!!
Hebraiket na ndihmojne minimalisht por pa riparuar përçarjen, e se, vetëm se jemi antagoniste me Greket dhe Serbet qe janë natyralisht antihebraike.
Presidenti i US, Willson, na konservoi për keto ditë, si antidode kunder aleateve te Rusise, Greqi dhe Serbi, dhe asgje me shumë. Burgu mizerabel ” komunist” ne Shqiperi u aplikua sepse nuk i duheshim, Lindja ishte nen kontroll.
Per miqsin e ktij sharlatani pa identitet komtar , po falim sazanin , piken nevralgjike te Vlores , ky kopjon Zogun dhe saliun , zogu fali Shen Naumin dhurat tek serbet se e sollen ne pusht et dhe shen Stefanin , sali krimineli fali detin , ky bastardi me veladon socialist po i kalon kufijt ,po fal sazanin per 1 euro , jo pa qellim ndodhet ne mes te Tiranes busti Zogut , bastardet dhe antishqiptaret e politikes sot , identifikojn vetveten tek kjo figur bastarde qe vodhi shqiperin vrau fali troje dhe iku si pler per ter naten tradhtoj kte vend , o vlonjat ju keni qen krenaria kti vendi e keni derdhur gjak per kte vend , ruajeni xhevahirin tuaj Sazanin si dikur , po ja u vjedhin me lezet , po bejn qoka me krenarin tuaj , çouni ne kemb ruani krenarin e vlores , ne sazan te investojn Vlonjatet dhe afaristet shqiptar , jo bastardet proserb qe ka per zemer Rama saliu apo ndonje tjeter .