Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është tani në krye të Hamasit? Rrjeti në mërgim dhe ‘fantazma’ Haddad, Izraeli ka ofruar 750 mijë dollarë shpërblim për të
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kush është tani në krye të Hamasit? Rrjeti në mërgim dhe ‘fantazma’ Haddad, Izraeli ka ofruar 750 mijë dollarë shpërblim për të
BoteLajmi i fundit

Kush është tani në krye të Hamasit? Rrjeti në mërgim dhe ‘fantazma’ Haddad, Izraeli ka ofruar 750 mijë dollarë shpërblim për të

Published: July 6, 2025
Shpërndaje

Izz al Din al Haddad, i njohur si Abu Suheib, ka fituar nofkën “fantazma”, por është shumë i pranishëm. Ai udhëheq prej disa muajsh Hamasin, një komandë që e ka fituar në terren dhe trashëguar pas zhdukjes së paraardhësve të tij.

Në moshën 55-vjeçare, ai hyri në Brigadat al Qassam për t’u marrë më pas me çështjet e sigurisë brenda al Majd, shërbimi i sigurisë së lëvizjes. Që nga viti 2021 ka drejtuar Brigadën e Gazës dhe ka marrë pjesë në shumë fushata kundër Izraelit, duke fituar përvojë, ndikim dhe merita. Burime të inteligjencës të cituara nga mediat perëndimore pretendojnë se ai ka bashkëkoorduar përgatitjet për sulmin e 7 tetorit, së bashku me të tjerë, dhe më pas ka informuar aleatët rajonalë, por pa u dhënë atyre detaje të sakta. Me shpërthimin e konfliktit, ai përfundoi në listën e objektivave të IDF. Janë bërë disa tentativa për ta eliminuar: dy djemtë e tij, Suheib dhe Moaz, janë vrarë, po ashtu edhe disa prej bashkëpunëtorëve më të afërt, si Mahmoud Abu Hiseira. Shin Bet ka vënë një shpërblim prej 750 mijë dollarësh mbi kokën e tij, shumë e ofruar për këdo që është i gatshëm ta tradhtojë. E përshkruajnë si të ashpër dhe pragmatist njëkohësisht, një militant që në një intervistë ka theksuar se ekzistojnë vetëm dy rrugë: marrëveshje e ndershme ose martirizim.

Një ish-peng izraelit ka deklaruar se e ka parë disa herë gjatë periudhës së burgimit, madje duke ndarë edhe banesën që shërbente si qeli. Në takimin e parë, al Haddad u shfaq më pak i ashpër dhe u mburr se ishte ai që menaxhonte të burgosurit. Në një bisedë të mëvonshme, lideri – i cili mund të shprehet në gjuhën hebraike – ishte më i zymtë, si pasojë e vdekjes së djalit të tij Suheib. Rindërtimet e ngjarjeve sugjerojnë se është pikërisht ai që ka fjalën e fundit për vendimet finale të negociatave, edhe pse ekziston gjithmonë komponeni në mërgim ku bëjnë pjesë ideologu Khalil al Hayya, financieri Zaher Jabarin, Mohammed Darwish, veterani Khaled Meshal dhe pak të tjerë. Në Gaza ka mbetur Raed Saad, i njohur si Abu Moaz, anëtar me ndikim i krahut politik, një nga të mbijetuarit e ofensivës.

- Publicitet -

Udhëheqja e Hamasit ka ende në dispozicion një forcë prej rreth 20-25 mijë burrash, me një arsenal raketash të reduktuar në 15 për qind, por me pjesë të mëdha të rrjetit të tuneleve ende të paprekura. Pavarësisht fushatës së IDF, galeritë dhe tunelet i lejojnë rezistencës të vazhdojë, të organizojë pritë, të fshehë pengje, dhe të ruajë një kapacitet “guerilas” të mjaftueshëm për të shkaktuar humbje te armiku: 444 ushtarë të vrarë që nga fillimi i konfliktit. Formula që përdor shtabi i përgjithshëm izraelit është gjithmonë e njëjta: Hamas nuk funksionon më si një organizatë e strukturuar, është decentralizuar dhe mbështetet në njësi të pavarura. Por kjo mjafton për ta bërë një aktor të pranishëm në tryezën e negociatave, pavarësisht përpjekjeve të Tel Avivit (dhe disa vendeve arabe) për të ndarë realitetin palestinez duke propozuar alternativa dhe armatosur klane lokale, si ai i Abu Shabab.

Për lëvizjen, kjo nuk ka qenë një periudhë e lehtë. Partnerët e saj më të afërt — Hezbollah dhe milicitë shiite irakiane — kanë qëndruar të palëvizshme, të paralizuara nga dobësitë e tyre dhe dëshira për të shmangur aventura të tjera. Irani është goditur nga sulme, një fazë që ka çuar në zhdukjen e oficerëve të përfshirë më parë në veprimtari mbështetëse. Janë përmendur të paktën tre: Esmail Shakeri, që besohet se ka ndihmuar Brigadat al Qassam të krijonin njësinë e deltaplanëve me motor të përdorur më pas në sulmet ndaj kibuceve; Saed Izadi, përgjegjës i seksionit për Palestinën në njësinë Qods, pjesë e forcave speciale të pasdaranëve; dhe Benham Shahriyari, lehtësues i rrjedhës së materialeve ushtarake për grupet aleate në Lindjen e Mesme. Sulmi izraelit ka dëmtuar rrethin e zjarrit të projektuar nga Teherani, që duhej të vepronte në momente krize, ka penguar “ndihmën e ndërsjellë”, por nuk e ka eliminuar antagonistin kryesor.

Qëllimi i IDF — sipas deklaratave — është të sigurojë kontrollin mbi 75% të territorit dhe më pas të mendojë për një të ardhme plot të panjohura. Ndërkohë, popullsia palestineze mbetet në kurth, e rrethuar nga bombat dhe uria, e masakruar nga inkursionet që kanë shkaktuar mijëra viktima./ Corriere della sera

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Hmoristi says:
    July 6, 2025 at 9:52 am

    Kujt shqiptari me dy gram mend,i ineteresin ky lajm!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?