Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush ishte klani shqiptar, që drejtonte kartelin e narkotrafikut në Milano. Si u kapën me filmime (VIDEO)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kush ishte klani shqiptar, që drejtonte kartelin e narkotrafikut në Milano. Si u kapën me filmime (VIDEO)
AktualitetKronikeRajoni

Kush ishte klani shqiptar, që drejtonte kartelin e narkotrafikut në Milano. Si u kapën me filmime (VIDEO)

Published: September 13, 2023
Shpërndaje

Detaje të reja nga operacioni antidrogë në Milano që çoi në arrestimin e 24 personave mes tyre 16 shqiptarë, 5 marokenë dhe një tunizian.

Plot 200 karabinierë morën pjesë në operacionin e arrestimeve që u ndërmor të mërkurën e 13 shtatorit 2023 ku janë kryer 40 kontrolle, janë sekuestruar të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës, që kapin vlerën e qindra mijëra eurove. Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë 1 italian dhe 2 shqiptarë të cilëve u gjetën sasi të mëdha droge.

Hetimet nisën në prill 2020, pas një letërporosie të autoriteteve zvicerane. Hetimet u ndërmorën në bashkëpunim me hetuesit zviceranë dhe kanë të bëjnë me zbulimin e strukturës së dy organizatave kriminale që bashkëpunonim me njëra tjetrën dhe drejtoheshin nga dy familje shqiptare, e para me mbiemër “Lusha” dhe e dyta me mbiemër “Goseni”, shkruan ‘Repubblica’.

Lusha kishin shtrirje në Peschiera Borromeo, të Milanos dhe Goseni në Cologno Monzese. Të dy kishin lidhje operative në Shqipëri, ku investoheshin të ardhurat nga aktivitetet e trafikut të drogës, shkruan gazeta italiane.

Baza e tyre ishte në Milano, por degët shtriheshin në të gjithë Italinë Veriore, por deri në Kalabri dhe Zvicër.

Trafiku i heroinës dhe kokainës bëhej kryesisht nëpërmjet autobusëve, korrierëve dhe kamionëve. Banda furnizonte me drogë rrjete shpërndarësish në territorin Italian dhe Zvicër, pjesa më e madhe trafikantë me origjinë afrikano verior

Gjatë hetimeve, nga disa përgjime telefonike dhe ambientale rezultoi se disa anëtarë të njërit prej dy grupeve, mes tyre edhe njeriu në krye të grupit “Goseni”, menaxhonin në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar një rrjet shfrytëzimi prostitucioni. Bëhet fjalë për të paktën 20 vajza nga Evropa Lindore, të cilat detyroheshin përmes kërcënimeve dhe dhunës të prostituoheshin në apartamentet e menaxhuara nga organizata kriminale, sidomos në zonën e Milanos. Gjithashtu ata viheshin në dispozicion dhe në faqet e takimeve online. Ata akuzohen edhe për grabitje dhe zhvatje të vajzave të cilat I kërcënonin se nëse do të largoheshin do I bënin publike videot porno

Gjatë operacionit që u ndërmor në Bergamo, Monza, Brianza, Torino e Verona u sekuestruan 42 kg heroinë, kokainë e hashash, 2 pushkë, dhe 50 mijë euro. Gjithashtu u identifikua dhe një apartament i cili përdorej si rafineri droge si dhe magazinë për të ruajtur ngarkesat e drogës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?