Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Llogaritja e kontributeve për të vetëpunësuarit dhe për punonjësit e papaguar të familjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Llogaritja e kontributeve për të vetëpunësuarit dhe për punonjësit e papaguar të familjes
AktualitetEkonomi

Llogaritja e kontributeve për të vetëpunësuarit dhe për punonjësit e papaguar të familjes

Published: October 25, 2022
Shpërndaje

Nëpërmjet pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, edhe të vetëpunësuarit mund të sigurojnë jo vetëm pensione, por edhe përfitimet nga dega e barrëlindjes, si dhe sigurimin për kujdesin shëndetësor. Autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se personat e vetëpunësuar si shitës ambulantë, nga pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përfitojnë vetëm për degën e pensioneve dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor. Person i vetëpunësuar është personi i cili ushtron aktivitet ekonomik dhe siguron të ardhura  të rregullta nga veprimtaria ekonomike. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë pagesa të detyrueshme, për të gjithë personat ekonomikisht aktivë, ku përfshihen edhe të vetëpunësuarit.

Nga pjesëmarrja në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore “I vetëpunësuari” në varësi të kushteve që plotëson mund të bëhet përfitues i një prej pesë llojeve të pensioneve që mbulon skema aktuale, që mund të jetë: pension i plotë pleqërie, pension pleqërie i reduktuar, pension familjar, pension invaliditeti, si dhe pension i pjesshëm invaliditeti. Krahas pensioneve të vetëpunësuarit do të mund të sigurojnë edhe shërbim shëndetësor dhe rimbursim ilaçesh, sipas kategorisë në të cilën përfshihen.

Në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, personi fizik, për vete, me dëshirën e tij, kontributet e sigurimeve shoqërore mund t’i llogarisë e paguajë mbi bazën e një page edhe më të madhe nga paga minimale në shkallë vendi deri në kufirin e pagës maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit.

- Publicitet -

Të vetëpunësuarit dhe personat e papaguar të familjes që ushtrojnë veprimtari ekonomike, sigurohen në mënyrë të detyrueshme për barrëlindje, pensione, dhe sigurim shëndetësor. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat fizikë, llogariten me përqindje mbi pagën mujore minimale në shkallë vendi. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vete dhe për punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, që punojnë e jetojnë ligjërisht, llogariten mbi bazën e pagës mujore minimale, e cila është 34, 000 lekë në muaj. Në këto kushte, për kontributet e sigurimeve shoqërore ju do të paguani 23 për qind të pagës minimale mujore prej 34,000 lekësh. Ndërsa për kontributet e sigurimeve shëndetësore ju do të paguani 3,4 për qind të dyfishit të pagës minimale mujore prej 34,000 lekësh.

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore paguhen çdo tremujor, brenda datës 20 të muajit të parë, pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik. Pra jo më vonë se datat: 20 Prill, 20 korrik, 20 tetor, 20 janar. Duhet të bëni kujdes pasi, nëse kontributet nuk paguhen në kohë, zbatohen penalitete.

Sipas kushteve të përcaktuara, çdo individ mund t’i paguajë kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në filialet e bankave të nivelit të dytë ose të postës shqiptare. Pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ju dhe pjesëtarët e familjes me të cilët ju punoni do të pajiseni nga Agjencia e Sigurimeve Shoqërore me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore “Punëdhënës” quhen të gjithë personat fizikë e juridikë, që punësojnë persona të tjerë me ose pa kontratë.

Përfitimet afatshkurtra

Mbështetur në Ligjin për sigurimet shoqërore, punëdhënësit duhet të llogarisin dhe të paguajnë për punëmarrësit e tyre përfitimet afatshkurtra, si për sëmundje ashtu edhe për barrëlindje. Kur punëmarrësi është i sëmurë ose përkujdeset për fëmijën e sëmurë, që ka në ngarkim, të vërtetuar me raporte mjekesore, kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore deri në ditën e 14 me raport mjekësor deklarohen njëlloj sikur punëmarrësi të mos jetë i sëmurë dhe paguhen sipas përcaktimit në Kodin e Punës. Kur punëmarrësi vazhdon me raportit mjekësor pa ndërprerje mbi 14 ditë, i siguruar ka të drejtë të marrë përfitime për paaftësi të përkohëshme nga fondet e sigurimeve shoqërore, të cilat llogariten nga punëdhënësi në formularim përkatës dhe dërgohen për konfirmim dhe pages në organet e sigurimeve shoqërore në rrethe. Shuma e pagesës së llogaritur për paaftësinë e përkoshme në punë për çdo punëmarrës, kalon në llogarinë personale të personit pranë bankës të nivelit të dytë për kryerjen e pagesës në lekë.

Nga skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore “I Vetëpunësuari” përfiton:

  • Pension pleqërie.
  • Pension pleqërie i reduktuar.
  • Pension familjar.
  • Pension invaliditeti.
  • Pension i pjesshëm invaliditeti.
  • Shërbim shëndetësor dhe rimbursim ilaçesh.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO dhe VIDEO: Protesta përballë Parlamentit u përshkallëzua me shoqërime të dhunshme
  2. K R on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”. U tentua të ndikohej vota e eurodeputetëve për rezolutën e Vjosë-Nartës
  3. K R on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. Kokpalari 21 janarit on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Vlora 97 on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?