Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kushtetuesja merr vendim në favor të gazetarit të kronikës: Ka të drejtë të mos zbulojë burimin e informacionit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kushtetuesja merr vendim në favor të gazetarit të kronikës: Ka të drejtë të mos zbulojë burimin e informacionit
KronikeLajmi i fundit

Kushtetuesja merr vendim në favor të gazetarit të kronikës: Ka të drejtë të mos zbulojë burimin e informacionit

Published: 22 Prill, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë marrë vendim në favor të gazetarit Elton Qyno.

Ky i fundit bëri padi për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në padi, Qyno kërkonte shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut.

- Publicitet -

Gazetari Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore, ndërsa pas një kontrolli në shtëpi, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e “detyrimit për paraqitje” për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela.

Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.

NJOFTIM PER MEDIA

Sot në datën 22.04.2025, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Elton Qyno me objekt shfuqizimin e vendimeve gjyqësore në lidhje me kontrollin personal, të banesës dhe vendit të punës si dhe sekuestrimin e sendeve dhe tëdhënave kompjuterike.

Gjykata pasi analizoi kriteret paraprake tëkërkesës arriti në përfundimin se kërkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuar sekuestrimine të dhënave kompjuterike i cili është kundërshtuar nga kërkuesi deri në Gjykatën e Lartë.

Sa i takon lirisë personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike.

Në lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike në dispozicion.

Për sa i takon themelit të çështjes, Gjykata u ndal në analizën e pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ-së.

Lidhur me këtë pretendim, Gjykata arriti në përfundimin se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit.

E drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias.

Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë.

E drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias, në kuadër të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën e informimit të publikut.

Gjykata arriti në përfundimin se vendimet gjyqësore, të cilat kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit.

Për sa i përket kritereve të kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 të Kushtetutës, vlerësoi se ndërhyrja është bërë me ligj dhe për një interes publik.

Megjithatë në kuadër edhe të standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vlerësoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes nuk është proporcionale.

Në këtë kuptim, Gjykata vlerësoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit, si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim.

Po në këtë drejtim, gjykatat nuk kanë arsyetuar në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit.

Për këto arsye, Gjykata vendosi, njëzëri, shfuqizimin e vendimeve për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike (vendimin e GJKKO-së së Shkallës së Parë nr. 501, datë 13.12.2023 dhe vendimet e gjykatave më të larta që e kanë lënë në fuqi atë).

Po kështu, Gjykata vendosi edhe pranimin e kërkesës për asgjësimin e të gjitha të dhënave kompjuterike të sekuestruara me vendimet e mësipërme të shfuqizuara.

Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për jetë private Gjykata vlerësoi të mos ndalej, për sa kohë ajo gjeti shkelje në lirinë e shprehjes së kërkuesit, duke shfuqizuar vendimet e mësipërme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Komente
  • demo thotë:
    22 Prill, 2025 te 9:20 pm

    Kam besim tek SPAK,Eshte i vetmi Institucion Ligjzbatues qe po punon me sakrifica kunder korrupsionit ne Sferat e Larta te pushtetit,dikur krejt te Pandeshkuar,.Nuk kam dijeni per rastin e ketij gazetarit Elton Qyno.Sot po ja degjoj emrin.

    Përgjigjiuni
  • SPAK si Strukture e Posacme e AMNISTISE Korrupsionit thotë:
    23 Prill, 2025 te 6:42 am

    SPAK pa asnje sakrifice fare (sic i duket disave) po vepron qe te permbushe tere urdherat per arrestime qe i vijne nga Surreli te atyre qe fillimisht hiqen nga postet ministrore a me poshte per tu hedhur pastaj ne preher te SPAK per tu prangosur!
    Ke minister ne detyre ka arrestuar SPAK qe ti jape vertetesi asaj “fundi i pandeshkueshmerise”, asnje!
    Ilir Beqja mbahet ne burg per nje afere me 200 mije Euro fonde te vjedhura te BE, por eshte ne masen “detyrim paraqitje” per firmen e hedhur per ato Koncesionet korruptive te Shendetesise ku jane zhdukur qindra miliona Euro (!)
    E sa per ate Veline, ai dihet se burgosjen e ka nga lufta politike brenda llojit e kjo vertetohet me faktin se ate aferen me te korruptuaren te Inceneratorit inekzistent Tiranes me mbi 100 milion Euro te vjedhura ne emer te tij nuk ja kane ngarkuar mbi kurriz pronarit faktik te atij Inceneratori por ca liliputeve zyrtare te perdorur si koka turku.

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    23 Prill, 2025 te 8:11 am

    Veprimet ATI KUSHTETUSE ndaj GAZETARI… jan bër nga i njëjti Prekuror- OLSI DADO që arrestoi ERION VELIAJ pa fakte bindëse dhe Ato po i kërkojnë gjat izolimit të tij si në kohën e xhaxhit,bilez më keq,pasi në kohën e tij nuk kishte AVOKAT.Gazetari duhet të kërkoi dëmshpërblim për prishje të IMAZHIT të tij.
    Dhe lind pyetja: Kur gabon qytetari Ai dënohet edhe me burg,por kur gabon Prekurori,Gjykatsi çfar duhet bërë me TË.?
    Sa njërz jan marr në qafë nga Prekuror,Hetues,Spiun,Gjyqtar.?
    Kur do bëhet drejtësi e drejtë në Shqipëri.?
    Këtë drejtësi na bëri AMERIKA,EUROPA.?
    ZOT..SHPËTOE SHQIPËRINË.!

    Përgjigjiuni
  • Llaf Dibre thotë:
    23 Prill, 2025 te 12:30 pm

    Nga vendimi i Gjykates Kushtetuese SPAK duhet te mesoje dy gjera: ç’eshte gazetaria ne nje shtet demokratik, dhe ç’eshte drejtesia. Po! Ne perendim jane denuar gazetare per shpifje dhe denigrim te figures individit, por rastin e ndjekjes penale te gazetarit ne fjale e gjejme vetem ne shtetet totalitare. Ky eshte misioni I gazetarit. Keni te drejte qe perbejne problem per ju, zoterinj te SPAK, sepse jeni shnderruar ne nje strehe arshivimi te dosjeve qe perbejne deri krim kunder njerezimit, kunder ketij populli. Per keto dosje jeni shnderruar si ajo monstra mitologjike që bente roje tek porta e Botes te Pertejme.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • 22 maj 2025
  • Jorida Tabaku nuk është heroinë
  • Akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në Durrës
  • Vëllai i truprojës së Sali Berishës pjesë e grupit kriminal të Troplinit që transportonte tonelata kokainë
  • I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken: Më mirë në burg sesa të kthehem në atë qendër

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Vijon “cirku” me dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, por e gjobit me 10 mijë lekë
  2. TRENI në Arbëreshi Albanese drejt mandatit të dytë si kryeministër i Australisë, humb zgjedhjet “klienti” i La Civita
  3. TRENI në Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
  4. TRENI në Maji i Antifashizmit dhe kontributi shqiptar në L2B
  5. TRENI në Një telefonatë nga Tirana fut në “sherr” Melonin me Macronin
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?