Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kutia e Pandorës”, vëllai i Epstein: Ai nuk u vetëvra, kishte informacione për Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Kutia e Pandorës”, vëllai i Epstein: Ai nuk u vetëvra, kishte informacione për Trump
AktualitetBote

“Kutia e Pandorës”, vëllai i Epstein: Ai nuk u vetëvra, kishte informacione për Trump

Published: July 26, 2025
Shpërndaje

Mark Epstein, vëllai i financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, deklaron se ai nuk është vetëvrarë dhe se kishte njohuri komprometuese për Donald Trump-in.

Nga Florida, ku jeton, Mark Epstein, 71 vjeç, ka hedhur dyshime serioze mbi versionin zyrtar të vdekjes së vëllait të tij, i cili u gjet i pajetë në qelinë e tij në vitin 2019, ndërkohë që përballej me akuza për trafik seksual të të miturave. Ai fajëson autoritetet amerikane dhe shpreh mosbesim ndaj Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së.

“Kushdo që sheh provat nuk beson se është vetëvrasje… është vrarë”, deklaron ai për median italiane Corriere della Sera.

- Publicitet -

Dyshime mbi autopsinë dhe ndërhyrjet politike

Sipas Epstein, fillimisht mjekët ligjorë nuk arritën të përcaktonin nëse bëhej fjalë për vetëvrasje apo vrasje, duke lënë hapur çështjen në certifikatën e vdekjes. Më vonë, një vendim zyrtar e shpalli ngjarjen vetëvrasje, pa një sqarim të plotë për rezultatet mjeko-ligjore.

Ai akuzon ish-prokurorin e përgjithshëm Bill Barr për ndërhyrje, duke shtuar se vendimi i tij për t’u mbështetur në një video të papublikuar nuk është i besueshëm.

Epstein kishte ndalur kontaktet me Trump-in

Mark Epstein thotë se vëllai i tij i kishte dërguar një video-intervistë të regjistruar nga Steve Bannon në vitin 2019, ku shprehej se kishte ndërprerë marrëdhëniet me Donald Trump-in pasi e konsideronte një “mashtrues”. Ai thotë se kërkoi qasje në video të tjera, por nuk mori përgjigje.

“Jeffrey më tha se kishte informacione të dëmshme për Trump-in”, thotë ai.

Çfarë pritet nga Maxwell?

Ghislaine Maxwell, ish-bashkëpunëtorja e Epstein, po merret në pyetje nga autoritetet amerikane. Vëllai i Epstein shprehet skeptik nëse e vërteta do të dalë në dritë, duke akuzuar politikën për mungesë transparence.

“Nuk e dimë çfarë po i kërkojnë. A do t’i bëjnë pyetje reale apo do të mbulojnë gjithçka?” pyet ai.

E kaluara e Epstein dhe marrëdhënia me të vëllanë

Mark Epstein tregon se nuk kishte dijeni për përmasat e sjelljes së vëllait të tij, por pas arrestimit, ai i kishte rrëfyer se kishte kryer marrëdhënie me vajza të mitura dhe e kishte cilësuar veten si “budalla”.

“Nuk e justifikoj, por kjo është ajo që më tha ai vetë”, përfundon ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?