Bashkim Qeli
Shekulli i XV, epoka e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, nuk ishte thjesht një periudhe, ngjarjesh ushtarake sado të mëdha që ishin ato, ajo ishte një periudhë fillimi i një kthese të madhe, kalimi nga copëzimi feudal dhe anarshia që e shoqëroi këtë periudhë, drejt përpjekjeve historike për krijimin e një pushteti politikë që do tu përgjigjej më mirë kushteve të reja ekonomike , politike dhe shoqërore të vendit. Ky ishte nje fenomen i ri karakteristik, jo vetëm në planin shqiptar por edhe atë ballkanik, fenomene që bëjnë pjesë edhe me gjerë në kuadrin e zhvillimit të përgjithshëm evropian të kohës, krijimi i shteteve feudale me popullsi të njëjtë nga pikëpamja e etnisë, gjuhësore , kulturore dhe zakonore.
Vërshimi Osman në drejtim të Europws nuk ishte një faktor local, që prekte vetemnjerin apo tjetrin feudal, në trevat shqiptare ose ballkanike por, ai ishte një invazion qesynonte të shtrihej drejt Europës pas pushtimit të Ballkanit. Për një komb e popull të etur ndër shekuj për liri, “Moti i Madh i Arbërit”, si epokë luftërash vigane , për mbrojtjen e Atdheut nuk ka qënë dhe nuk mund të jetë një ngjarje, që i përket historisë se kaluar, por një epokë, që u transmeton ndër vite dhe shekuj shqiptarëve një fryme të fuqishme, brez pas brezi bashkim, vëllazërim dhe atdhetarizëm.
Rreziku i pushtimit osman kishte vënë në lëvizje të gjithë feudalet shqiptar, por përpjekjet e tyre për të organizuar qëndresën dhe mbrojtjen e vendit nuk patën sukses, sikundër nuk patën as koalicionet ballkanike të organizuar vite më parë. Vërshimi osman nuk ishte një faktor lokal, që prekte vetëm nëjrin ose tjetrin feudal në disa treva të Shqipërisë, por ai synonte të pushtonte Ballkanin dhe më pas të pushtonte Italin. Zhvilimi i qyteteve, roli i tyre gjithnjë në rritje, kishte mundësuar, që në shekullin XIV fuqizimin e pushtetit ekonomik e politik të klasës sunduese feudale vendase dhe kishte rritur rolin e tyre politik në planin lokal e rajonal. Pasqyrimi i kësaj situate të re, ishte fuqizimi i shteteve feudale të pavarura në veri dhe në jugë të vendit të cilat tashme ishin në gjëndje të hidhnin poshtë sundimin e shteteve të fuqishme dhe të fitonin pavarësinë e tyre. Te organizonin luftën për mbrojtjen e këtyre zotërimeve, dhe që realizonin edhe pse në mënyrë të kufizuar bashkimin politik të një varg krahinash jugore e veriore të vendit. Keto tendenca nuk i ndërprenë, ndonëse i ngadalësuan si rrjedhojë e trysnisë së Republikës së Venetikut dhe të sulmeve të para të ushtrisë turke. Këtë e vërtetojnë përpjekjet e feudalëve shqiptar për të formuar një front unik kundër Venetikut dhe më vonë edhe kundër turqeve, kur filloji të behej realitet pushtimi i tyre në vendin tonë.
Përfaqësuesit më konsekuent të kësaj vije, midis feudaleve shqiptar u bënë Kastriotët, midis tyre SKENDERBEU. Për syrin e mpreftë të një ushtaraku e strategu të dorës së parë, siç ishte Skenderbeu, që i njihte mirë forcat dhe mundësit e armikut, shkaqet e disfatave që kishin pësuar shqiptaret deri atëherë, nuk ishin të vështira për t’u kuptuar. Hapi i pare dhe më rëndësishëm ishte thirrja me nismën e tij, siç dëshmon Marin Barleti, i një Kuvendi mbarë Kombëtar i të gjithë princërve shqiptar dhe krerëve të vendëve malore në Lezhë më 2 Mars 1444, ku u morën vendime me rëndësi të madhe për fatet e vendit, ruajtjen e lirisë së fituar dhe zhvilimin e mëtejshem të luftës kundër pushtimit Osman. U caktua qyteti i Lezhës siç deshmon Barleti sepse, ishte qytet asnjëanes dhe varej nga Venetiku . “ Edhe në të zgjedhurit e vendit – thote Barleti – Skenderbeu veproi me po atë urtesi dhe maturi. Keshtu, që të mos i linte më përshtypjen se kujdesej me forte për nderin e vet se të të tjereve dhe që mos mbetej asnjë shteg per dyshim nuk i thirri princat në Krujë” .
Nën drejtimin e tij “ Lidhja e Lezhës” u bë bërthama e parë efktive për njësimin politik dhe ushtarak të forcave të popullit shqiptare kundër kërcenimit Osman. Kjo nuk ishte një dukuri e rastit . Me qartë se të gjithë bashkohësit, Skenderbu e kuptoi dhe e ralizoi, një fakt të madh – pushtimin e huaj , kërcënimin e ardhur nga jashtë, Ai e shndroi në një faktor përshpjetues, për njësimin e bashkimin e forcave në fuksoin të vendit. Duke marrë parasysh aftësit e medha të Skenderbeut, Lidhja e Lezhës e zgjodhi Kryetar të saj dhe Komandant të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. Ndonse Lidhja kishte karakterin e një aleance politike e ushtarake për mbrojtjen e vendit ku Skënder-beu konsiderohej “ si i pari midis të barabartëve “, megjithatë ajo shënonte një hap të rëndësihem përpara për kapëcimin e përcarjes feudale të vendit.
Lidhja e Lezhës ishte Bashkimi i pare politiko – ushtarak mbarë shqiptar në historinë e Shqipërisë, që u mbajt në qytetin e Lezhës në 2 Mars 1444, i thirrur me nismën e Skënderbeut. Në Kuvendin e Lezhës more pjesë sundimtarët shqiptar, që ishin – Gjergj Arianiti, Andera Topia, Nikoll Pal Dukagjini, Theodor Koronam Muzaka, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani, Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani, Sundimtari I Malit të Zi Stefan Çernojviç dhe përfaqësues të malësive shqiptare. Lidja e Lezhës u krijua me vullnetin e princave shqiptar, të cilët, duke nxjerrë mësime nga përvoja e së kaluarës, përpara rrezikut të pushtimit Osman, lane mënjanë merit e kundërshit dhe vendosën bashkimin e forcave politiko-ushtarake dhe ekonomike të vendit. Lidhja vendosi për krijimin e një ushtrie të përbashkët dhe një arkë lufte si organe të veta. Ajo shpalli Skënderbeun Kryetar të saj.
Me vendimet e saj ajo hodhi themelet e bashkimit të popullit shqiptare për mbrojtjen e vendit dhe krijoi premisa të favorshme për formimin e një shteti të përqendruar feudal, në duart e Skënderbeut. Vetëm një zgjidhje e tillë, si ajo që kërkoi e gjeti AI e vuri ushtrinë shqiptare, në atë gjendje që t,i bënte ballë rrezikut Osman që kishte përmasa europine. Lufta që bëri populli shqiptare nën drejtimin e Lidhjes së Lezhës, nuk ishte një lufte vetëm kundër pushtimit osman , por edhe për r ruajtjen e bashkimit te forcave politike , ekonomike e ushtarake të vendit. Ishte kjo luftë që farketoiatë ndjenjë uniteti politik, etnik e kulturor e cila mbeti edhe pas pushtimit të vendit .
Ishin këto rrethana të cilat bënë, që tokat shqiptare të humbisnin të fundit pavarësinë, ndonëse shtete të tjera, edhe më të mëdha e më të pasura se Shqipëria, kishin rënë me kohë nën zgjedhën e pushtimit turk. Sënderbeu, i vetem në luftën e tij vigane, mbështetja në forcat e veta, mbeti për shqiptaret kushti vendimtare dhe rruga e veteme për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së vendit. Besimi i patundur në fitore u bë nje forcë e madhe mobilizuese, që i rriti forcat dhe energjit duke i dhënë shkas shperthimit të një heroizmi patriotik, në gjirin e popullit shqiptare, që ngjalli tmerr tek forcat turke siç dëshmojnë në shume raste edhe vetë kronistët osman.
Për 5 shekuj me radhe, populli ynë i mbajti të gjalla vendimet e Kuvendit të Lezhës dhe here pas here shqiptaret i referoheshin asaj periudhe të lavdishme, duke u mbledhur në Kuvende të ndryshme si krahinor edhe rajonal, si Kuvendi i Pejes në Kosovë, Kuvendi i Kuçit e Kuvendi i Barçallas në Vlore dhe Konferenca e Pezës, të cilat i bënin thirrje popullit për bashkim në luftën kundër armikut të përbashkët, që rrezikonte lirinë dhe pavarësinë kombit tonë.
*Studiues
